LIVE UPDATES

Kuvendi në seancë plenare, 1 minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën në Durrës! Balla: Duhet të ndryshojmë Kodin Penal

➤Këtë të hënë, Kuvendi është mbledhur në seancë plenare. ➤Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje për 2 fëmijët e mitur që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës, të dielën, 3 maj. ➤Lidhur me këtë ngjare, pati reagime të ndryshme nga të gjithë deputetët. ➤Socialisti Erion Braçe këkroi ndërhyrje dhe ashpërsim të Kodit Rrugor dhe atij Penal për ta konsideruar si vrasje me dashje vdekjen e dy të miturve. ➤Menjëherë më pas, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal. ➤Po ashtu, gjatë kësaj seance priten diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. 

3 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

"Aksidenti në Durrës ishte vrasje", Braçe me zërin e dridhur: Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe ai Penal, ky krim...

Kuvendi në seancë plenare, 1 minutë heshtje për dy
erion brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, teksa foli në Kuvend me zërin që i dridhej për tragjedinë e Durrësit, kërkoi ndryshim dhe ashpërsim të Kodit Penal. Sipas Braçes, nuk ishte një aksident dhe një situatë normale, por një vrasje me dashje. Gjatë fjalës së tij, Braçe kërkoi nga deputetët angazhim për ndryshime në Kodin Penal, që raste të tillë të cilësohen njëlloj si vrasja.

"Dy familje përcollën sot shpirtin e tyre. 1/3 ishte në betejë për jetën dhe tani për rehabilitimin nga një traumë e rëndë. Pasojë e një krimi, të rëndë, në një rrugë lagjeje, vrasje me dashje dhe asnjëherë aksident apo shkelje e rregullave të qarkullimit. Ngjarje e përsëritur në rrugë kombëtare por edhe rrugë lagjesh. Publikova një video të aksidentit ashtu siç ndodhi, për të refuzuar normalizimin e një krimi të tillë. Kodi që kemi e normalizojnë një krim të tillë. Një i pirë jo thjesht i dehur, që nget me makinë dërgohet në paraburgim. Në çdo rast është liruar pas dy ditësh, procedimi vazhdon në liri. Në rast se ke para paguan në çast dyfishin e gjobës dhe nuk ndodh asgjë. Ai po hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, largim nga vendi i aksidentit. Ky është normalizim i aksidentit. Ndërkohë banorët që kanë profilin e një të fort që sundon lagjen. Kjo nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje. gjëja e parë që duhet të bëjmë ndryshimet e reja në Kodin Penale të riformulojnë si vrasje me dashje. Një i dehur që nget makinën hynë në rrugë për të vrarë e për të vrarë me dashje.", u shpreh Braçe./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Durrës/ Balla paralajmëron ndryshime në Kodin Penal, thirrje policisë: 'Të fortët e lagjeve' duhet të...

Kuvendi në seancë plenare, 1 minutë heshtje për dy
taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal në Kuvend te aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur. Nga foltorja e Kuvendi, Balla paralajmëroi rishikim të Kodi Penal i Shqipërisë, pas aksidentit tragjik në Durrës, duke theksuar se ndëshkimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për raste të tilla të rënda.

Balla gjithashtu iu drejtua Policisë së Shtetit, duke theksuar se 'të fortët e lagjeve' duhet të kontrollohen dhe të bëhen shembull për komunitetin.

"Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me 1 minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën

Kuvendi në seancë plenare, 1 minutë heshtje për dy
kuvendi i shqiperise

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e seancës plenare këtë të hënë me një minutë heshtje, për dy të miturit, të cilët u përplasen për vdekje në Durrës, të dielën e 3 majit.

Drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, shprehu tronditjen dhe theksoi dhimbjen e madhe për familjet e viktimave.

“Ngjarja tragjike ka prekur thellësisht opinionin publik dhe ndërgjegjen shoqërore. Humbja e jetëve në një moshë kaq të re përbën një dhimbje të madhe për familjet, por edhe për të gjithë ne si anëtarë të Kuvendit. Ëngjëjt u prehshin në paqe”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Menjëherë më pas, deputetët u ngritën në këmbë në shenjë respekti për viktimat, ndërsa seanca vijoi më pas me rendin e ditës.

Seanca e sotme plenare zhvillohet për diskutime për çështjet apo problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër./ZËRI

Poll

MOS HUMB