LIVE UPDATES

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën në Apel, 10 vite burg për Lefter Kokën. Ish-ministri: S'jam unë peshku i madh!

➤ Përfundon seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për inceneratorin e Elbasanit. ➤ Vendimi shpallet më 8 nëntor, në orën 14.00. ➤ Në seancën e sotme, SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar që Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, ndërsa Alqi Bllako me 4. ➤Për ish-ministrin e Mjedisit Koka, SPAK kërkoi që të shtohet edhe akuza për "shpërdorim detyre". ➤ Gjatë seancës së sotme, ish-ministri ka bërë akuza ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ai kërkoi që të rihapej telefoni i Kryemadhit, duke shtuar se nuk ishte ai "peshku i madh" i inceneratorëve. ➤ Për inceneratorin e Elbasanit, Koka u dënua me 5 vite e 8 muaj burg, Bllako u shpall i pafajshëm. Sot duhet të zhvillohej edhe seanca për atë të Fierit, por palët ishin tek Apeli. 

5 artikuj për këtë temë.
4 MUAJ ME PARE

Enigma e 460 mijë eurove/ Berisha-Kryemadhit: Trego si ia dorëzove Ramës

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën në Apel, 10 vite burg
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Berisha i kërkoi Kokës që të mos heshtë dhe të flasë një ditë pasi ky i fundit akuzoi në sallën e gjyqit presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është vënë në pranga, dhe Kryemadhin.

Kreu i PD-së akuzoi Kryemadhin se ajo i ka dhënë kryeministrit Edi Rama 460 mijë euro dhe i bëri thirrje asaj që të sqarojë këtë shumë parash. Deklarata e Berishës vjen pasi Kryemadhi tha se Rama ka urdhëruar Altin Dumanin të fshijë mesazhet mes tij dhe deputetes.

Sipas Kryemadhit, në telefonin e saj nuk ka pasur asgjë tjetër veç "dashuriçkave dhe thashethemeve" që ka bërë me vetë kryeministrin Edi Rama dhe ministrat socialistë. Por ndryshe nga deklarata e saj, kreu i PD-së e akuzon atë se ajo i ka dhënë një shumë të majme parash kryeministrit dhe i bënë thirrje të flasë publikisht për këtë transfertë.

“Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre. Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve,”- tha Berisha.

Në fjalën e tij të përnatshme nga dritarja e banesës së tij, Berisha i kërkoi Kokës të nxirrte edhe më shumë fakte. Në të kundërt, shtoi se do të detyrohej që t'i thoshte vetë...madje hapur!

"Ne politikanët u detyrohemi me çdo gjë qytetarëve që kanë vendosur besimin tek ne. U detyrohemi atyre pas Zotit më shumë se kujtdo tjetër. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmira, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike. Të dashur miq, sundimi i krimit është forma më e shëmtuar e diktaturave. Por si çdo diktaturë tjetër, të ardhme nuk ka. E ardhmja është e guximtarëve, e ardhmja është e qytetarëve që mbrojnë parimet që besojnë, që mbrojnë idealet që ndajnë me njëri-tjetrin. Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas,"- tha Berisha.

Në seancën e djeshme në Apelin e GJKKO-së, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka nisur që të përmendë emra. Për të, nuk është ai "peshku i madh" i historisë së inceneratorit dhe kërkoi nga hetuesit që, edhe pse e kanë bërë tashmë, të hapin telefonin e Kryemadhit dhe të nxjerrin bisedat e saj. Për Kokën, edhe Meta, edhe Kryemadhi, janë "manipulatorë"./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit, Apeli shpall vendimin më 8 nëntor

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën në Apel, 10 vite burg
inceneratori i Elbasanit

TIRANË- Ka përfunduar seanca për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lajmëruar se do të shpall vendimin më 8 nëntor, në orën 14:00. SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg. Ndërsa ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, por avokatët tij e arsyetuan me probleme shëndetësore.

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën në Apel, 10 vite burg
Foto ilustruese

TIRANË - Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit. Kjo për shkak se palët, si të pandehurit, ashtu edhe hetuesit kanë qenë të pranishëm në seancën e Apelit të GJKKO për inceneratorin e Elbasanit. Pikërisht në këtë seancë, ka pasur edhe tone të forta pasi ish-ministri i Mjedisit ka deklaruar se nuk është ai "peshku i madh".


“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë ai.

Përveç inceneratorit të Fierit, ish ministri, i cili ndodhet në burg, akuzohet edhe për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Në lidhje me inceneratorin e Fierit, GJKKO dënoi me 10 vite burg ish ministrin Koka, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 6 vite e 8 muaj burg.

Po ashtu, GJKKO dënoi me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, u dënua me 8 vite.

Me shërbim prove u dënuan 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

"S'jam unë peshku i madh!"/ "Bomba" e Lefter Kokës në gjyqin për inceneratorët: Hapni telefonin e Monika Kryemadhit

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën në Apel, 10 vite burg
Lefter Koka dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka "shpërthyer" në seancën e sotme që po mbahet në Apelin e GJKKO-së, për inceneratorin e Elbasanit. Edhe pse në burg prej disa vitesh, Koka duket se është informuar për zhvillimet më të fundit të politikës dhe arrestimin e ish-shefit të tij në (asokohe LSI), Ilir Meta. Me tone të larta, kur prokurorët përsëritën edhe njëherë akuzën e rezervimit të biletave, Koka ka nisur që të përmendë emra. Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin. Për të, nuk është ai "peshku i madh" i historisë së inceneratorit dhe kërkoi nga hetuesit që, edhe pse e kanë bërë tashmë, të hapin telefonin e Kryemadhit dhe të nxjerrin bisedat e saj. 

"Jam i pafajshëm, e di gjithë Durrësi që jam biznesmen, nuk kam pasur nevojë të më blejë njeri bileta. As Mirel Mërtiri. E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin. Doni të luftoni korrupsionin? Hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Nuk e dënoni korrupsionin me mua. 

Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo Gjykatë do jetë presion por besoj që bëni drejtësi dhe do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit.  Në këtë histori nuk jam unë peshku i madh! Jam i pafajshëm, nuk më dënoni dot për korrupsion. Ju e ndatë dosjen që të më dënoni sa më shumë,"-tha në fjalën e tij Koka. 

Por ç'ka telefoni i Monika Kryemadhit?

Nga bisedat që kanë mundur të marrin nga ky aparat celular, SPAK ka ngritur një dosje të tërë për çiftin Meta-Kryemadhi, duke ngritur 3 akuza penale për të dy; korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Teksa shkonte në SPAK, Kryemadhi është shprehur se në telefoni i saj nuk ka pasur asgjë tjetër veç "dashuriçkave dhe thashethemeve" që ka bërë me vetë kryeministrin Edi Rama dhe ministrat socialistë.

Ndërsa për vetë Kokën, në të shkuarën, kur ka qenë në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaronte publikisht se partia e saj nuk ka pasur dijeni për për shkeljet e ish-ministrit Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve. Ajo shtonte se dokumentet për të i kishte dërguar në SPAK që në vitin 2017, kohë kur ai kishte kaluar në anën e socialistëve.

“Lefter Koka ka ikur në LSI që në momentin kur Monika Kryemadhi ka dalë në mbrojtje të popullit të Fierit për inceneratorin e Fierit. Kjo është bërë publike se keni një fjalim të Lefter Kokës në parlament që doli dhe mbrojti Edi Ramën. Nuk i kam pasur dokuemntet e Lefter Kokës për inceneratorin. Unë kam përshtypjen që dokumentet më kanë ardhur me e-mail dhe kam përshtypjen që dokumentet kanë qenë prej kohësh në SPAK, pra që në 2017, pa ikur LSI-ja nga qeveria. Është një gazetar investigartiv që është në një proces gjyqësor me Klodian Zoton. Dhe është hedhur në gjyq për shpifje. Unë në dijeninë time, nuk kam pasur dijeni. Asnjë nga ministrat tanë e kanë kundërshtuar çështjen e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Inceneratori i Elbasanit është firmosur nga Nasip Naço. Unë nuk kisha informacion. Meqënëse procesi është bërë brenda 9 orësh, 16 firma, nuk është njoftuar as LSI-ja, përveç Nasip Naços dhe Lefter Kokës nuk ka pasur asnjë ministër tjetër që të ketë pasur dijeni. Prishjen, ndryshimin e fatit të koncesionit të incveneratorit e kanë ndërruar zoti Aqif Bllako dhe Veliaj. Edhe sikur të kishte dijeni LSI-ja, ka bërë gabim që nuk ka reaguar. Në dijeninë time nuk ka pasur dijeni LSI” – thoshte Kryemadhi.

Pse akuzohet Koka?

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme ndryshimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë. SPAK kërkon që mbi Lefter Kokën të shtohet edhe akuza për “shpërdorim detyre”. Ndaj edhe sot çështja e inceneratorit të Elbasanit të rihapet në Apel. Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, ndërsa për Kokën kërkojnë t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre” që dënohet me burgim deri në 7 vjet.

Aktualisht, ish-ministri Lefter Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim./ZËRI

4 MUAJ ME PARE

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO e shpalli të pafajshëm, prokurorët e SPAK kërkojnë të shtohet edhe 'shpërdorim detyre'

Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën në Apel, 10 vite burg
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Vijon gjyqi për inceneratorin e Elbasanit. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme ndryshimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë. SPAK kërkon që mbi Lefter Kokën dhe Allqi Bllakon të shtohet edhe akuza për “shpërdorim detyre”. Në seancën e zhvilluar në Apel, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg. Ndërsa për Kokën kërkojnë t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Edhe më herët SPAK, ka kërkuar dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës me përkatësisht 4 dhe 10 vite burg.

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB