'O dumduman, mbaje mend'/ Gjokutaj tregon si reagoi Meta në sallë: Nuk e humbi qetësinë

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar detaje nga ato që kanë ndodhur në sallën e gjyqit, teksa gjykohej çështja e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij para mediave, Gjokutaj tha se në asnjë moment Meta nuk e ka humbur qetësinë, ashtu siç u raportua. Po ashtu, theksoi se nuk do të përdorin si justifikim gjendjen shëndetësore për ta nxjerrë politikanin nga qelia.
"Nuk e ka humbur qetësinë, por e vërteta thuhet më zë të lartë. Meta nuk ka asnjë problem shëndetësore. Këto malet e larta dhe ujërat e kaltra që thoni ju, nuk janë masë sigurimi. Mos e folklorizoni çështjen. Arrestimi i zotit Meta është izolimi i opozitës. Ky është një vendim ndaj opozitës,"-tha Genc Gjokutaj.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
Kryemadhi: Prokurorët e SPAK më thanë ke hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar detaje nga ajo që kanë ndodhur në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi tha se në gjyq, prokurori kishte thënë se ajo në bashkëpunim me Ilir Metën kishin hequr mitrën. Për mediat, ajo shtoi se kishin qeshur në gjyq me këtë konstatim.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Kryemadhi: Ishte shumë qesharake kur prokurori tha Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Kjo është prokuroria. As asistencë nuk ka dhënë se nuk më ka ardhur as në spital. Ia sqarova edhe gjyqtarit, u shokua por nuk e ka forcën që të ndryshojë vendimet e prokurorisë. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por në pranga është Ilir Meta. Unë do e kisha javë për javë që të më bëhej detyrimi për paraqitjen se do kisha javë për javë konferencë shtypi. Po do e bëj njëherë në muaj. Prokurori tha që ti Monika ke bërë një operacion më 16 maj në bashkëpunim me Ilir Metën. Ça lidhje ka Ilir Meta me çështjet e mia.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
Telefoni në SPAK, Kryemadhi e penduar: Më zunë haqet, unë dhe Edi Rama vumë Veliaj në Bashkinë e Tiranës

TIRANË- Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, duke lënë në qeli Ilir Metën dhe detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, ku kjo e fundit duke folur për mediat u shpreh se ‘nuk do ta lërë me kaq’. Paralajmëroi se çështjen e saj do e çojë në Strasburg. Po ashtu, shtoi se drekë ishte shumë e revoltuar, dhe me një ton më të zbutur tha se çështjet e Metës dhe të saj nuk duhej të ishin bashkuar në një dosje, pasi kishin konflikt së bashku. Gjithashtu komentoi se në telefonin e saj që është sekuestruar nga SPAK ka edhe shumë biseda të tjera.
PJESË NGA PRONONCIMI:
A ishte seanca e sotme e qetë dhe normale?
Kryemadhi: Pse nuk e patë ju si ishte? Policët e Gys Agaasit, do t'ja sqarojmë edhe atij pa merak. Ju jap fjalën që nuk do të djeg më karrige.
Ju flisni për shpifje, në 167 faqe, a kishte kjo ndonjë konstatim të saktë?
Kryemadhi: Se di tani...mbase na lënë t'ju themi çfarë kemi thënë ne brenda.
A mund të na thoni nëse ka mesazhe me persona të tjerë që mund të kompromentohen në të ardhmen?
Kryemadhi: I thashë Genc Gjokutajt se je avokat jo serioz se duhet të kërkojë detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Ndoshta dhe në drekë ishim të revoltuar, se na vunë në një sallë kur e dinë që jemi në konflikt të hapur. Kjo ishte për të na provokuar. Nuk pranoj një mesazh të hapur para një muaji sikur është i para 3 muajve. Ka pyetur prokuroria Milena Hariton, Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim. Kam përshtypjen që e kanë thirrur Edi Ramën, i ka parë mesazhet bashkë, i janë kujtuar kohët e vjetra. I është kujtuar edhe që...se kështu është të zënë haqet... e kemi gënjyer atë herë Ilir Metën, unë dhe Edi Rama për të bërë Veliaj si kryetar bashkie. Mu thaftë goja dhe dora bashkë! Unë nuk lejoj një sistem drejtësie që të më bëj pis mua. Për telefonin do të shkoj në Strasburg. Do pres, edhe kur të vdes, i kam 3 trashgimtarë që do e ndjekim. Çështja është që kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nuk e di si do dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai apo operacionet e shoqërisë së Veliajt?
Do i dërgoni veshje dhe ushqim Metës?
Kryemadhi: Nuk pranon asgjë nga unë.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
Ishte me logon e PS? Kryemadhi sqaron shallin: E kam vënë për kombimin, ku e kanë ata kaq cilësor

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi sqaroi edhe kuptimin e shallit që kishte vendosur sot në bel. Para gazetarëve pasi doli nga ambientët e Gjykatës së Posaçme, Kryemadhi tha se e kishte vendosur për kombimin, por sqaroi se nuk ishte shall me logon e Partisë Socialiste.
"E kam vënë për kombimin. Po jo mo shoku, ku ka PS shall kaq cilësor!,"-tha Kryemadhi para gazetarëve. Ndërkohë që nga ana tjetër, e pyetur lidhur me një njoftim të bërë nga SPAK për fotot e videot që janë bërë brenda seancës gjyqësore, Kryemadhi tha se nuk e kishte problem. Madje shtoi se procesin e do të transmetuar me kamera.
"Për mua jo një kamera, por gjithë kamerat e botës të jenë,"-shtoi ajo./ZËRI
VENDIMI i GJKKO- Ilir Meta mbetet në burg, zbutet masa për Pirro Xhixhon

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën "arrest me burg" për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Gjithashtu ka konfirmuar edhe masën "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin e cila do të duhet të paraqitet një herë në muaj pranë ambjenteve të gjykatës. Ndërsa GJKKO ka zbutur masën ndaj Pirro Xhixhos. Më parë ai ishte nën masën "arrest shtëpie" por gjykata ka vendosur që ta zëvëndësoi me "detyrim paraqitje".
Pirro Xhixho është babai i Erisa Xhixhos, një eksponente e lartë e LSI prej shumë vitesh, e cila ka mbajtur deri në detyrën e zv.ministres së Intergrimit. I ati i saj, ka mbajtur gjithashtu prej vitesh drejtimin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, detyrë nga e cila u shkarkuar në tetor të vitit 2017./ZËRI
Ç'ndodhi në seancë? Kryemadhi: Ia thamë çfarë kishim prokurorëve, ata nuk ngrinin dot kokën

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se në sallën e gjyqit ka pasur debate me 2 hetuesit e çështjes së saj dhe të Ilir Metës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën. Para gazetarëve, Kryemadhi tha se ia kishin thënë të gjitha në sy hetuesve.
Gjithashtu, Kryemadhi tha se teksa ajo dhe Meta flisnin, hetuesit kishin ulur kokën.
Kryemadhi: U zbatua parimi gjykata vendos atë që thotë prokurori. Nuk kishim shpresë për ndryshim. E vështirë është për gjyqtarët që të dalin kundër vendimit të prokurorisë. Nuk kishim ndonjë shpresë, por ato që kishim për t'u thënë ua thamë në sy dhe e nxorrëm, ata nuk e ngrinin dot kokën. Për zotin Meta nuk flas dot unë.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
FOTOLAJM/ GJKKO tërhiqet për vendimin, ja si reagon Monika Kryemadhi...mezi po i shtyn momentet e ankthit

TIRANË- Pas mbi 5 orësh seancë, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë një vendim për Ilir Metën dhe të tjerët. Teksa pritej marrja e vendimit, Monika Kryemadhi është parë teksa qëndron në hollin e Gjykatës, atje ku po priste derisa trupa të kthehej në salllë.

Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
Ka 9 orë në gjyq! Përfundon seanca për Metën dhe Kryemadhin, GJKKO tërhiqet për vendimin

TIRANË- Sapo ka përfunduar seanca ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-kryetares së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit. Pas thuajse 9 orësh në sallë, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë vendimin për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI
VIDEO- Provokon Monika Kryemadhi! Lidh për mesi shallin me logon e PS-së

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka provokuar teksa po hynte në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo ka vendosur në bel një shall me logon e Partisë Socialiste. Ajo është futur në sallë për t’u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur disa ditë më parë nga GJKKO. Mbetet për t’u parë shpjegimi që do të japë për mediat, për gjestin e saj sot./ZËRI
MOMENTI ME VIDEO:
Me kostum blu brenda kafazit të qelqtë, dalin PAMJET, Ilir Meta brenda sallës së gjyqit në GJKKO

TIRANË- Dalin pamjet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në kafazin e xhamtë të Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pamjet janë kapur teksa deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi po futej në sallë, e pas saj dallohet Meta, i veshur me kostum blu, në mes të dy efektivëve të Policisë së Shtetit.
Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Po, seanca u shty për në 13:30. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash./ZËRI
Tensione në sallë/ Meta sulmon kreun e SPAK: O dumduman! O qen, mbaje mend ça kam për të punuar

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë banale dhe ofenduese kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Në sallën e gjyqit, Meta e ka fyer kreun e SPAK, duke iu rikthyer nofkave që i ka përdorur edhe kur ishte në liri, duke e thirrur: Dumduman, qen!
Por madje edhe e ka kërcënuar, ka kapur veshin duke i thënë: Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar!
Megjithatë nuk është ndalur me kaq, në një moment ka kaluar edhe në fyerje personale dhe tejet vulgare. Por ndonëse Meta e ka fyer gjatë seancës, as Dumanim, as Arben Kraja dhe as Sotir Kllapi nuk kanë reaguar. Prokurorët kanë qendruar të qetë përballë fyerjeve dhe akuzave të ish-presidentit. Ndërsa prokurorit Arben Kraja i është drejtuar duke i thënë: Ti që tani e ke nisur me mashtrime, por unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj.
Më tej, Meta i ka akuzuar se arrestimi i tij ka qenë politik. “Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta sipas raportimeve që gazetarët e kronikës kanë bërë nga zhvillimet në seancë./ZËRI
Kryemadhi: Xhaketën e kam Michael Kors, e kam blerë me lekët e mia jo të SPAK

TIRANË- Monika Kryemadhi tha nga ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme se ajo ka deklaruar të gjitha të ardhurat e saj. Madje shtoi se xhaketën që kishte veshur sot ishte Michael Kors dhe se e kishte të deklaruar. Ajo tha se nuk iu trembet akuzave të Prokurorisë së Posaçme, pasi si ajo dhe prindërit e saj nuk kanë asgjë për të fshehur, pasi kanë deklaruar të ardhurat e fituara.
“Ndiqni paranë. Unë paranë ndoqa ngaqë shkova tek ata. Me lekët e mia i kam blerë. Mos i kam blerë me lekët e Edi Ramës apo të SPAK. Unë nuk e kam fustanin si Ajola Xoxa që e ka Dolce & Gabbana dhe thotë ma ka qepur gjyshja. Unë i kam të deklaruara. Kam lindur në Tiranë në 1974. Nuk kam ardhur në Tiranë. Kam mbaruar universitetin e Tiranës, kam mbaruar master doktoraturë, të gjitha dhe me forcat e mia. Nëse ka një gjë, po të kisha para për të fshehur nuk përdorja karta krediti, por para cash. Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam, me lekët e mia e kam ble, mos e kam ble gjë me lekët e Ramës, tuat apo të SPAK. Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara”, tha Monika. /ZËRI
Kryemadhi: Në shtëpinë time ka hyrë edhe Edi Rama, nuk jam njeri pa njeri!

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga Gjykata e Posaçme foli më shumë për dosjen ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta. Kryemadhi deklaroi se në shtëpinë e saj kanë qenë politikanë të shumtë, duke i përmendur me emra, por edhe biznesmenë.
Ajo tha se ka ndihmuar aktorë e gazetarë dhe do vazhdojë t’i ndihmojë.
"Në shtëpinë time ka hyrë edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha edhe Erion Veliaj. Tek ajo shtëpi ka hyrë edhe Sokol Olldashi. Në shtëpinë time ka hyrë çdo gjë, çdo njeri, kanë ngrenë bukë kanë pirë dhe kafe, kanë hyrë dhe biznesmenë, pse çfarë jam unë njeri pa njeri", tha Kryemadhi. /ZËRI
Monika Kryemadhi flet për njohjen me biznesmenin Adrian Shatku: Është kushëriri im!

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se deputetja Monika Kryemadhi ka përfituar të paktën 34 mijë euro nga nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Kryemadhi sot, para Gjykatës së Posaçme tha se Shatku është kushëriri i saj dhe se biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën.
Kryemadhi tha se ndryshe nga qëndrimi i saj ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të. Më tej ajo shtoi se akuzat e ngritura nga SPAK janë gënjeshtra.
"Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen”, përfundoi Kryemadhi. /ZËRI
“Shpërthen” Kryemadhi: Ku kanë b***ë të flasin këta, duan lejen e Edi Ramës

TIRANË- Monika Kryemadhi, pasi doli nga ambientete e Gjykatës së Posaccme ka “shpërthyer” ndaj togëzave të zeza, duke thënë se ata nuk kanë “b***ë” me fol, dhe duhet të presin lejen e Kryeministrit Edi Rama për të dhënë vendimet e tyre. Ajo e quajti një provokim për familjen e saj seancën e përbashkët me Metën sepse është në një proces divorci me të, pasi seanca duhet të mbahej individuale. Kryemadhi, më tej shtoi se ajo nuk ka besim tek drejtësia e SPAK.
"Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, 5D, koncesionet, ne sot i pamë në fyturat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar. Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me zotin Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar. Për të larguar vëmendjen kërkojnë të bëjnë dhe një shoë mediatike dhe politik, ndoshta dhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot. Ku kanë b***ë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin", tha Kryemadhi. /ZËRI
Shtyhet seanca për Ilir Metën, Kryemadhi: Drejtësia është e kapur, na lanë 3 orë kohë për të parë provat

TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën për Kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku deri në orën 13:30. Pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi akuzoi prokurorin Arben Kraja se ai mashtroi gjatë seancës gjyqësore, ku hodhi poshtë pretendimet e ngritura se Meta u mor me forcë nga Policia. Ajo tha se gjyqi po bëhet në favor të kryeministrit Edi Rama dhe se Gjykata e Posaçme është ndërtuar nga një grup i strukturuar kriminal që i shërben qeverisë.
“Me qetësi, do t’iu sqaroj. Po ju shpjegoj me detaje se çfarë ndodhi. Sapo pashë 3 muskutieret e drejtësisë së Edi Ramës. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale. Jeni dëshmitarë që Ilir Meta u rrëmbye nga një tufë banditësh. Kërkuam të njiheshim me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë na la vetëm 3 orë kohë. Për 3 orë duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar gjyqtarit dhe prokurorit, prokuroria dhe gjykata kanë shelur nenin 270 për nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo godina nuk është drejtësia e re, por departamenti me marrëdhëniet me publikun dhe propagandën dhe mashtrimet e Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorishme të Ramës dhe grupit të strukturuar kriminal, ne sot i pamë në fytyrat e tyre të veshura me togat e zeza. Nuk ka shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar. Kanë bërë provokim të hapur për mua dhe familjen time. Na kanë futyr në një sallë, ku secili nga ne ka masën për ta marrë në mënyrë individuale. Jemi të dyshuar. Ata për të larguar vëmendjen nga trafiku i drogës, nga krimi i strukturuar që ka kapur çdo gjë,m kërkjnë të bëjnë shoë mediatik dhe politik”, tha Kryemadhi. /ZËRI
Masa ndaj Ilir Metës, ja kur merret vendimi

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Kryetarit të Partisë së Lirisë deri në orën 13:00.
Vijon...
VIDEOLAJM- Sot njihet me masën e sigurisë, momenti kur Ilir Meta mbërrin në GJKKO

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 09:30. Në GJKKO ka mbërritur edhe Pirro Xhixho dhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.
Në një prononcim për mediat ajo tha se do të paraqitet përballë një sistemi drejtësie të kapur. Ku e quajti këtë një proces gjyqësor si propagandë të kryeministrit Edi Rama.





"Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar nëse inteligjencë nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se ça do të thotë fjala kastruar, për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës, nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqip, e partnerëve tanë që kanë shpenzuar miliona euro, por është drejtësia e propagandës së Ramës. T’u shikojmë edhe fytyrat si i kanë, do e përballojnë dot apo jo", tha Kryemadhi.
Ish-presidenti u arrestua ditën e hënën në Tiranë, teksa po kthehej nga Kosova, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai akuzohet për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit, por ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj, Gjykata e Posaçme, vlerësoi se Kryemadhi duhet të kishte një masë më të butë sigurie duke marrë parasysh disa elementë, mes tyre edhe shëndetin e Kryemadhit.
Meta prej 21 tetorit mbahet në paraburgim në qelitë e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa ndaj Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos) është caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI
U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta niset drejt GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme në orën 09:30, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij së bashku me deputetën e PL-së Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Ish-presidenti u arrestua ditën e hënën në Tiranë, teksa po kthehej nga Kosova, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai akuzohet për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit, por ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj, Gjykata e Posaçme, vlerësoi se Kryemadhi duhet të kishte një masë më të butë sigurie duke marrë parasysh disa elementë, mes tyre edhe shëndetin e Kryemadhit.
Meta prej 21 tetorit mbahet në paraburgim në qelitë e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa ndaj Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos) është caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI
Arrestimi i Metës, DASH: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK kundër korrupsionit të nivelit të lartë

TIRANË- SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.
Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
SPAK-u e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.
Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me zotin Meta në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi ëshë bërë për qëllime politike.
Politikanë të tjerë opozitarë e cilësuan veprimin si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës.
Zoti Meta, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe zoti Xhixho pritet të dalin nesër para gjykatës në një seancë ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.
Krahas akuzave nga SPAK-u për zotin Meta, të martën vazhduan reagimet mbi mënyrën se si u ndalua të hënën në mesditë nga policia ish presidenti i Republikës, i cili e cilësoi ngjarjen si "rrëmbim në mënyrë banditeske".
Por ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, deklaroi në rrjetet sociale se forca lëvizëse operacionale, e specializuar për ndalime sipas standarteve, gjatë zbatimit të vendimit të gjykatës ndeshi me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.
SPAK-u detajoi të hënën në një njoftim publik se Ilir Meta e Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë, dyshohet se kanë kryer korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurish në një seri episodesh, që nisin nga afro 15 vjet më parë. /ZËRI