LIVE UPDATES

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i pashmangshëm! Kreu i PL del nesër në gjyq

➤ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kaloi natën e parë në qelitë e bllokut të sigurisë tek "Mine Peza". ➤ Nesër paradite, në orën 9.30, presidenti i Partisë së Lirisë do të dalë në gjyq për t’u njohur me masën e rivlerësimit të masëssë sigurisë. ➤ Më pas, Ilir Meta do ti drejtohet ambienteve të paraburgimit. ➤ Sot, në një deklaratë për mediat ka dalë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit paralajëmroi betejë duke pretenduar se me anë të SPAK-ut e kanë prekur në familje dhe tek fëmijët e saj. ➤ Ndërkohë, ZËRI po zbardh edhe episode nga dosja e përpiluar nga Prokuroria e Posaçme. ➤ Arrestimi i Metës u bë dje nga Policia e Shtetit teksa kthehet në Tiranë nga Kosova. ➤ Që dje, Meta është vizituar në qeli nga avokati i tij dhe i biri. ➤ Ka pasur edhe reagime të tjera nga Policia e Shtetit dhe ministri Ervin Hoxha lidhur me mënyrën e arrestimit të ish-presidentit të vendit. Ndërsa nga Partia e Lirisë u paralajmërua padi për mënyrën e trajtimit të ish-presidentit të vendit.

36 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Përfitoi 170 mijë euro nga afera CEZ-DIA, Agron Çela i mohon para SPAK: S'kam lidhje! Kastriot Ismailajn e njoha në stadium

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Agron Çela

TIRANË- Deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, tani deputeti i Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ. Sipas dosjes së SPAK, Çela është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje, madje se nuk ka dëgjuar kurrë për shoqërinë "B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK". Madje shton se as Shpëtim Shehu nuk e kishte dëshuar kurrë si emër. Edhe pse kompania e tij ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë. Hetimi i SPAK ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Por vetë deputeti pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë nga DIA. 

"Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë as partinë LSI,"-ka shpjeguar Agron Çela. 

Ky i fundit nuk është marrë ende nën akuzë nga SPAK dhe aktualisht vijon detyrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kësaj herë nën siglën e Partisë Socialiste. 

PJESË NGA DOSJA:

Në datën 23.02.2023 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Agron Çela. I pyetur mbi shoqërinë "B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK" NIPT: L06815002A, ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar si emër, nuk ka dërgjuar për ndonjë shoqëri tregtare me këtë emër.

I pyetur mbi përfaqësuesin e shoqërisë B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shpëtim Shehu, ka deklaruar se këtë emër nuk e ka dëgjuar më parë, nuk i kujtohet asnjë person me këtë emër

Lidhur me pyetjen nëse ndonjë nga shoqëritë tregtare të tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnjë nga shoqëritë e tij nuk ka patur aktivitet në mportimin dhe shitjen e automjeteve. • Ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontratë të lidhur me shoqërinë DIA, nuk ka marrë asnjë lloj pagesë prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnjë lloj shërbimi për shoqërinë DIA. • Ka deklaruar se Kastriot Ismailain e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë.

• 1 pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.

I pyetur në lidhje me njohjen e shtetasve Arjan Laçi dhe Kastriot Ismailaj, shtetasi Spartak Braho në deklarimin e datës 03.11.2023 ka deklaruar se: "... shtetasin Arian Laçi, nga Durrësi, që merret me transport detar me anlje e njeh si durrsak edhe si pronar anijesh. Nuk ka ndonjë marrëdhënie të veçantë apo shoqërore me të. Gjithashtu di që Arian Laçi është mik i Ilir Metës dhe se e ka dëgjuar të përmendet prej Ilir Metës emri i Arian Laçit, si dhe ka dëgjuar prej Ilirit se e ka patriot nga Skrapari. I pyetur se çfarë tjetër ka mësuar prej shtetasit Ilir Metaj, lidhur me shtetasin Arian Laçi dhe a e ka ndihmuar shtetasi Arian Laçi shtetasin Ilir Metaj në ndonjë fushatë elektorale, Spartak Braho deklaroi se "Ilir Meta nuk para ka folur shumë për Arian Lacin.". 1 pyetur nëse ka dijeni të ndonjë marrëveshjeje mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka dijeni se çfarë marrëveshjeje mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn por kishte dijeni që me njëri-tjetrin kishin njohje dhe shoqëri. Sikurse rezulton nga deklarimet përftohen të dhëna, në lidhje me marrëdhëniet që ekzistonin mes shtetasve Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj. Me datën 07.11.2023, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Ilir Kulla i cili ka shpjeguar ndërmjet të tjerave se: "Në vitin 2009 ndodhi ndryshimi i pushtetit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe Kastrioti në bisedat që kam patur me të, më pati thënë se kishte një miqësi me shtetasin Genc Ruli, me Dritan Priftin dhe me Ilir Metën. Për Ilir Metën, Kastrioti fliste shpesh. Thoshte se kishte miqësi të vjetër me të, njohje familjare, por une personalisht nuk i kam takuar ndonjëherë bashkë.

Edhe nga ky deklarim evidentohet e dhëna se shtetasit Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj, kishin shoqëri dhe marrëdhënie familjare mes tyre.Në kuadër të hetimit, është bërë kqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopje e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Qershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 0682031701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 20 09 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje "Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro". Të dhëna në drejtim të përfitimit të parregullt.

7 MUAJ ME PARE

DOSJA-"Kastriotin e kam vëlla"/ Ismailaj lëshoi 700 mijë euro fatura fiktike në 2 vite. Përfaqësuesi i CEZ: I rrezikshëm, por njeri i LSI!

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Kastriot Ismailaj dhe Ilir Meta

TIRANË- SPAK ka zbuluar detaje të tjera lidhur me marrëveshjen "CEZ-DIA", një prej dosjeve për të cilat kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pas hekurave të burgut. Në dosje shkruhet se Ilir Meta jo vetëm që e sugjeroi Kastriot Ismailajn e DIA që të ishte personi që do të lidhje kontratën me CEZ ku do të fitonte miliona euro, por e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA, edhe pse ligjërisht nuk i takonte. Këtë informacion e ka dhënë përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë institucion, Ilir Çiko, i cili tregon se edhe emailet që i dërgoheshin kompanisë çeke "CEZ", i bëheshin "CC" (pra vihej në dijeni) edhe Ismailaj. Në dosjen e SPAK, teksa shpjegohet afera CEZ-DIA, Prokuroria evidenton 700 mijë euro fatura fiktike të DIA-s të Kastriot Ismailajt. Nga këto pagesa fiktive SPAK evidenton një në drejtim të kompanisë NEREIDA, në pronësi të babait të Arjan Laçit, i cili ishte një prej bashkëthemeluesve të DIA, edhe ky një mik i hershëm i Ilir Metës. Laçi mori 320 mijë euro ndërsa më pas rezulton edhe financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas SPAK, kompania “Debt Internacional Advisory” u krijua në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndrësa në Shqipëri më 4 gusht, ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Marrëveshja nuk u miratua më 25 nëntor nga Këshilli Mbikqyrës i CEZ, që kishte kompetencën për ta bërë, por gjithsesi DIA mori 1 milion euro që atë ditë, ndërsa dhe 485 mijë euro pak më vonë. Pagesa u justifikua nga Hejsek, që kishte marrë porosinë nga Meta për Kastriot Ismailajn, si identifikim i debitorëve. Ndërsa sipas Romeo Karaj, në këto takime Ilir Meta u thoshtë përfaqësuesëve të CEZ se Kastriot Ismailajn se kishte "vëlla".

Ne dosje e Spak shkruhet se “në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.

"Hetimi ka provuar gjithshtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA. Çela ka përfituar sipas Spak rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ,“- thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Nga e gjithë afera e CEZ-DIA, sipas bashkëpunëtorit të Metës, Elvis Mataje, Ilir Meta kishte si synim të përfitonte të paktën 10 milionë euro.

UDHËTIMET NË PRAGË E VJENË

I pyetur për udhëtimin e realizuar midis shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj në fund të muajit nëntor 2010 shtetasi Romeo Karaj tregoi se Kastriot Ismailaj i kishte thënë se në takim kishin thirrur edhe ish-ambasadorin shqiptar atje, Qazim Tepshin, por i kishin prishur makinën që të mos i shoqëronte. I pyetur për udhëtimin në Pragë me Ismailajn, Meta në dëshminë e dhënë në 22 shkurt të vitit të shkuar është shprehur se: mund ta ketë ndodhur të kenë qënë në të njejtin avion, por secili në punën e vet. Ndërsa Kastriot Ismailaj pretendon se e kishin udhëtim të planifikuar.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Qëllimi i vetëm i shtetasit Kastriot Ismailaj, nuk ka qënë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale por vjedhja me anë të mashtrimit të parave të shoqërisë "CEZ Shpërndarje". Pikërisht ky shtetas (i gjykuar) duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumenta fiktive, i ndihmuar nga shtetasi Josef Hejsek me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues të shoqërisë "CEZ Shpërndarje" dhe Jan Ivan me detyrë anëtar i Bordit Drejtues të "Operatori i Sistemit të Shpërndarjes" Sh.A, ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme shumën 649, 803, 520 leke, si dhe shkaktimin e pasojave të rënda për shoqërinë "CEZ Shpërndarje" sh.a si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale, ka zotëruar 24% të aksioneve të kësaj shoqërie. Shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj edhe gjatë periudhës së kohëzgjatjes së kontratës ka kryer transferta fiktive. Ai ka paguar shoqëritë "Nerieda" në shumën 31 902 000 Lekë (kontrata e nënshkruar datë 02 Shtator 2010 me DIA dhe kalimi i parave në llogari të NEREIDA-s gjatë vitit 2010-2011) dhe "Barita International Limited", për identifikimin e debitorëve në shumën 100 000 USD ndërkohë që ky proces nuk është kryer. Shoqëria DIA ka paguar 16.800.000 lekë për shoqërinë "BTT" për blerjen e motorrëve ndërkohë që u vërtetua që shoqëria "BTT" nuk ka blerë makineri dhe paisje. Shoqëria DIA ka kryer pagesa për shoqeritë ESP në vlerën 4,545,771 lekë dhe për shoqërinë AIC 6.500.000 lekë, me përshkrimin rikonstruksion zyrash, ndërkohë që nuk është kryer ky proces, pagesa fiktive këto të kryera gjatë vitit 2010-2011. Për tu theksuar është fakti që sipas dokumentacionit të administruar rezulton se shoqëria "Nereida" sh.p.k, kishte si ortak shtetasin Nikolla Laçi, i cili është edhe babai i shtetasit Arjan Laçi, i cili po ashtu ka qënë edhe administrator i kësaj shoqërie. Hetimi i këtij procedimi penal ka provuar se Arjan Laçi, ishte lidhje miqësore e shtetasit Ilir Metaj dhe njëkohësisht ka mbështetur financiarisht partinë L.S.I., kryetar i së cilës ka qënë pikërisht personi nën hetim Ilir Metaj. Gjithashtu, duhet evidentuar edhe fakti se sikurse edhe më lart u citua, shtetasi Arjan Laçi ka qenë fillimisht ortak i shoqërisë "Debt Internacional Advisory" (se bashku me shtetasin Kastriot Ismailaj), e themeluar më datë 05.07.2010, me një kapital prej 50 mijë USD, me seli në adresën "Trident Chambers, Kutia Postare 146. Road Toën, Tortola British Virgin Islands". Ndërsa në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë "Xhenis" sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë "Lëvizja Socialiste për Integrim". Hetimi ka provuar gjithshtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria "Xhenis" apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA. Më datë 28.10.2011, subjekti "CEZ Shpërndarje" SH.A., i ka dërguar një njoftim zyrtar subjektit "Debt International Advisory Lid Dega Shqipëri, për zgjidhjen e kontratës së shërbimit datë 01.02.2011 për mbledhjen e borxhit. Më pas shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj, si përfaqësues i shoqërisë DIA ka paraqitur një padi në Arbitrazh në bazë të së cilës ka kërkuar dëmshpërblim në miliona Euro. Provat e mbledhura deri në këtu faz të hetimit, sipas organite akustes kanë provuar se mes shtetasit të gjykuar në një procedim më vete, Kastriot Ismailaj the shimait Metaj ka patur marrëdhënie 15 hershme, al dhe faktin se ka qenë pikërisht ky i fundit ai qe ka bere in mundur që përmes pushtetit, influencës dhe ndikimit që ka patur si Mininer i Jashatim dhe thë pas si Mininer i Ekonomist, të sigurojë nënshkrimin e kontratës mes DIA dhe "Cez Shpërndarje. Ky konkluzion përforcohet t dhe nga fakti sn në këtë kohë, shteti shqiptar zotëronte 24% të shoqërisë "Cez Shpërndarja". Shteti shqiptar është përfaqesuar në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës te Laaj shoqërie nga Ministria e Ekonomisë dhe kryesisht nga Këshillari i Ministrit Ekonomise. Perfaqesuesi i Ministrisë së Ekonomist, në këto mbledhje shprehte qëndrimin e institucionit që ai përfaqësonte. Hetimet kand provuar se ka qënë shtetasi Ilir Metaj, ai që i ka sugjeruar CEZ që të zgjidhte si kontraktor për mbledhjen s borxheve pikërisht shtetasin Kastriot Ismaila. Ka fakt rezulton nga dëshmia e shtetasit Josef Hejsek dhënë pars Gjykatës së Arbitrazhit në Vienë. Gjithashtu, edhe në regjistrimin e komunikimeve të bëra nga gazetari Artan Hoxha rezulton kjo e dhënë. Ka rezultuar se shtetasi Ilir Metaj, ka favorizuar do mbështetur shtetasin Kastriot Ismailai se krijonte kontaktet me përfaqësuesit e CEZ dhe për më tepër, të krijonte besueshmëri para tyre si njeri i besuar i qeverisë shqiptare rrjedhimisht duke u bërë kështu njeriu fi për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve ndërmjet DIA-s, sikurse rezultoi më pas. Nga dëshmia shtetasit çek Josef Hejsek e dhënë pars Arbitrazhit të Vjenës, (peshtja VIAC SCH-5317/KM), perftahet e dhana se shtetasi Kastriot Ismailaj i është prezantuar si një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme (e. Ilir Metaj). 

Fillimisht ai kujdeset që të regjistrojë shoqërinë "DIA" ku krahas tij ortak do të ishte edhe shtetasi shqiptar Arian Laçi edhe ky lidhje shoqërore e shtetasit Ilir Metaj. Më konkretisht, më datë 04.08.2010, Shoqëria "Debt International Advisory-Dega Shqipëri, është regjistruar në regjistrin tregëtar, si degë e shoqërisë së huaj "Debt International Advisory" LTD, me objekt të veprimtarisë "Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjitike, infrastrukturën energjitike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit-blerje aksionesh, tregatim, import-eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve", Ky subjekt ka pasur si përfaqësues ligjor deri në muajin Dhjetor të 2014, shtetasin Kastriot Ismailaj. Megjithëse ishte regjistruar vetëm më pak se një muaj më parë, në datën 01.09.2010 shoqëria "Debt International Advisory - Dega Shqipëri, pa asnjë eksperiencë të mëparshme nënshkruan një kontratë me shogiltinë CEZ Albania me obiekt mbledhjen e borxheve. Nënshkrimi i kësaj kontrate është siguruar drejtpërdrejt me mbështetjen e zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta i cili me dekretin Nr. 6676, datë 14 Shtator 2010 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë është dekretuar Zv. Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.  Pas dekretimit të shtetasit Ilir Metaj si Ministër i Ekonomisë, shtetasi (i gjykuari) Kastriot Ismailaj fillon të jetë më i pranishëm si dhe vazhdon të shtyjë para miratimin e kontratës së datës 01.09.2010. Më konkretisht rezulton se në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të CEZ nuk merr pjesë Ilir Çiko por shtetasi Kastriot Ismailaj si përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtise dhe Energjitikës. Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. Sipas procesverbalit të mbledhjes së 8-të të Këshillit Mbikqyrës të OSHE SH.A. ("OSSH") të datës 15 Shtator 2010, rezulton se kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit, ndër të tjerë, edhe shtetasi Kastriot Ismailaj me shënimin në procesvebal. Kjo e dhënë përftohet nga deklarimi i shtetasit Ilir Ciko, i cili ka shpjeguar se pas kithimitnga Viena ndodhën dhe ndryshimet ku Dritan Prifti është larguar si ministër i Ekonomisëdhe Energjitikës dhe në vendin e tij është caktuar zoti Meta.

"Me emërtimin e tij si ministër unë jam shkarkuar nga Drejtor Kabineti dhe jam emëruar këshilltar po në kabinet, dhe kam ndjekur se njëjtën tematikë dhe kam qenë përsëri perfaqësues i afüstrisë në kompaninë CEZ Shpërndarje. Dua të theksoj se meniëherë pas këtyre ndryshimeve, kam konstatuar se në korrespondencat elektronike të shkëmbyera me përfandsursin EZ Josef Heisek kishin, të shënuar CC me email te shtetasit Kastriot Ismailoj. Në shumë takime që janë bërë për çështje të energjisë ka marrë pjesë dhe Kastriot Ismalaj, por unë nuk e kam mësuar asnjehere se në çfare cilesie merrte pjesëKastriot Ismailaj në këto takime. Në disa takime ka marë pjesë edhe vetë ministri Ilir Meta."

Një e dhënë tjetër që mbështet këto dyshime është fakti se në dalje dhe në hyrje në Aeroportin e Rinasit, këta dy shtetas (Ilir Metaj dhe Kastriot Ismailaj) janë përpunuar nga i njëjti punonjës i policisë kufitare të Komisariatit Rinas, i cili ka mbuluar me shërbim me turne Zonën Vip, (ahim përgjigja nr. 1933/1 Prot. date 27 Tetor 2023 nga Komisariati i Policisë Kufitare. Aeroporti Rinas) Pra, shtetasit Ilir Metaj dhe Kastriot Ismailaj kanë hyrë dhe dalë nga pika e kalimit kufitar Rinas, në të njëjtën datë dhe orë, në zonën "VIP" e cila është e destinuar vetëm për personalitete. Nga të gjitha këto të dhëna, sipas organit të akuzës arrihet në konkluzionin se udhëtimi i përbashkët me të njëjtën linjë ajrore i shtetasit Ilir Meta me shtetasin Kastriot Ismailaj, nuk ka qënë aspak rastësi, por i planifikuar, ku rol në këtë planifikim ka patur edhe Ambasadori Shqiptar në Pragë, shtetasi Qazim Tepshi (shireza a firmosur nga ai Nr. 606/10 prot., datë 18 Nëntor 2010). Këto konkluzione mbështeten edhe nga deklarimi i shtetasit Ilir Çiko, i datës 23.07.2021, i cili ndër tjera ka deklaruar se: "... Me sa me kujtohet ka qenë fundi i muajit Nentor 2010 ku unë dhe ministrinë atë kohe Ilir Meta kami bërë një vizite në Ceki ku ishin kryer disa takime dhe në axhende dhe është realizuar dhe një takim me përfaqësuesit e CEZ Group ne Pragë dhe konkretisht me drejtuesit. Ne këtë takim kemi marrë pjesë z. Ilir Meta Ministër në ate kohë, keshilltari tjetër Majlind Lazimi, ambasadori ynë në Ceki i quajtur Qazim Trashi, Kastriot lamailaj si dhe unë.

Gjithashtu edhe shtetasi Sokol Hysenaj jep të dhëna me rëndësi kur ndër të tjera në deklarimin e tij shpjegon se nga bisedat e shumta me ish ambasadorin e Shqipërisë në Çeki më ka thënë se në një vizitë që ka kryer ish-ministri i Ekonimisë dhe Energjitikës, Ilir Meta në Çeki ka qenë edhe Kastriot Ismailaj dhe vetë ish-ambasadori. Qazim Tepshi më ka thënë se përveçse problemit me CEZ që kishte diskutruar në takimin që kishte qenë edhe ai si ambasador, Ilir Meta kishte bërë edhe një vizitë në një central bërthamor në Çeki.

Shtetasi Elvis Mataj në dëshminë e tij të dhënë në Arbitrazhin e Vjenës (Çështja VIAC SCH-5317/KN, dëshmia e datës 27 Tetor 2014), në pikën "XI" ka dëshmuar ndër të tjera se: Ismailaj më tha vetë se kishte marrë pjesë një herë fizikisht si përfaqësues i ministrit të ri të Energjisë. Kjo duhet të ketë ndodhur në Tetor/Nentor 2010.

Në deklarimin e datës 22.07.2021 shtetasi Romeo Kara ka shpjeguar ndër të tjera se: Për gjatë bisedave të shpeshta që kam patur une me Elvis Mataj ky i fundit më ka pohuar se vetë Josep Hejsek kishte thënë se Kastriot Ismailaj është person i rrezikshëm dhe marrëdhënien me DIA-ne kishin krijuar për të patur relata të mira politike sidomos me krahun LSI e cila në atë kohë qeveriate ministrinë e Ilir Metës, me të cilën CEZ kishte lidhje.

I pyetur për udhëtimin e realizuar midis shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj në fund të muajit nëntor 2010 shtetasi Romeo Kara ka deklaruar se: "në lidhje me këtë udhëtim dhe takim në Pragë më ka thënë Elvis Mataj dhe vetë Kastriot Ismailaj i cili mburej duke thënë gë në takim Ilir Meta i kishte thënë përfaqësuesve të CEZ Group në Pragë se Kastriotin e kishte vëlla. Kastrioti më ka thënë se "Ata i kishin prishur makinën ish-ambasadorit Qazim Tepshi me qëllim që ai të mos ishte në takim atë ditë.

Në datën 09.12.2010 gazeta "Tema" (gazetë e përditshme) nxjerr një artikull se atë natë të dy kishin qëndruar në një hotel me vlerë 2629 Euro/nata. Shtetasja Elona Lekloti e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, në datën 05 Maj 2022 ndërmjet të tjerave ka shpjeguar se në kohën kur ka punuar te kompania CEZ-Shpërndarje, ka patur një shkrim të publikuar në gazetën Tema, lidhur me Hotel Mandarin, ku bëhet fjalë për datat 29 Nëntor dhe 1 Dhjetor 2010. Lidhur me këtë artikull, shtetasi Josef Hejsek në datën 10 Dhjetor 2010, ora 10:38 AM i ka dërguar një email shtetases Elona Lekloti me përmbajtjen: Shikoje çfarë thotë ky artikull, shiko çfarë nuk shkon apo diçka të ngjashme dhe më thuaj sesi ta zgjidhim!

E pyetur mbi këtë email, Elona ka deklaruar se për shkak të kohës nuk i kujtohet një email i tillë dhe është e bindur që s'ka patur të bëjë me funksionin dhe detyrat e saj. Komunikimet me email, i mbante zakonisht me eprorin Ales Conrad. Me Josef Hejsek ka patur shumë rrallë e-maile të shkëmbyera lidhur me punën. Fakti që shtetasi Josef Hejsek, menjëherë pas publikimit të lajmit në gazetën e përditshme "Tema" shfaqet i shqetësuar dhe kërkon nga Lekloti informacion se si është zgjidhur kjo problematikë, është një e dhënë shtesë në drejtim të provueshmërisë së faktit që Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj kanë udhëtuar së bashku në Pragë.

Shtetasi Ilir Meta, në datën 22.02.2023 i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, ka mohuar që të ketë udhëruar ndonjëherë nën shoqërinë e Kastriotit jashtë R.SH për qëllime të përbashkëta. Ka deklaruar se: "mund ta ketë ndodhur të kenë qënë në të njejtin avion, por secili në punën e vet. ndryshe nga çfarë ka rezultuar nga veprimet hetimore të mësipërme. Shtetasi Kastriot Ismailaj, i pyetur më datë 21.04.2022, ka deklaruar se: "udhëtimi i tij ka qënë udhëtim i planifikuar për të shkuar në Pragë, te CEZ Çeki.Udhëtimin e Metës Kastrioti dekaron se e ka mëzuar atë ditë, në aeroport nga ai. Kastrioti deklaroi se Ilir Metaj ka qënë i shoqëruar nga dy këshilltarë, meshkuj, të kabinetit të tij, ku njëri prej tyre i kujtohej se ishte Majlind Lazimi dhe tjetri llir Ciko. Nga takimi me llirin aty, Kastrioti ka mësuar se llir Meta ishte i ftuar zyrtarisht nga qeveria Çeke dhe kishte takime me Kryeministrin Çek. Zv. Kryeministrin dhe disa ministra Ilir Meta muk ka marrë pjesë në takimin që Kastrioti ka zhvilluar me CEZ-in", ndryshe nga çfarë rezulton nga faktet dhe provat e tjera të mbledhura si mësipër.

Konstatohet se ky deklarim i dhënë nga shtetasi Kastriot Ismailaj bie në kundërshtim me tërësinë e provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak dhe të cilat u analizuan më sipër.

Shtetasi Romeo Kara në deklarimin e tij të datës 22.07.2021 ka shpjeguar ndër të tjera se si është vënë në zotërim të regjistrimit të intervistës së shtetases Vojsava Ismailaj. Po ashtu, ai shpjegon marrëdhëniet mes Kastriot Ismailai dhe Ilir Metës, si dhe përfitimin e parregullt të kërkuar prej këtij të fundit, Më konkretisht, Romeo ka shpjeguar se: Fatos Mahmutaj e ka komunikuar përmes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar në Bruksel, që të merrte videon origjinale të intevistës së Vojsava Ismailaj. Romeo Kara dëshmon se ka marrë prej Fatosit një FLESH USB dhe materiali ka qënë bruto, ai nuk ka ndërhyre në të dhë për arsye sigurie e ka hedhur në YOUTUBE, dhe më pas e ka hedhur edhe në rrjetin social. Deklaron se i qëndron thënieve lidhur me dëshminë para arbitrazhit kur është pyetur mbi deklarimin "Në bisedën që është bërë nga avokatët e Clifford Chance-it në vitin 2014, në praninë e tij. Elvis Mataj ka deklaruar se Mela kërkonte nga Kastriot Ismailai dhe CEZ një shumë prej 10.000.000 Eurosh" bisedë e cila ka ndodhur në fund të vitit 2010 ose fillim të vitit 2011./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'12 mijë euro rroba në San Marino'/ Dosja e SPAK: Si e përdori Kryemadhi kartën që i dha Adrian Shatku

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi dhe Adrian Shatku

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e SPAK për çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në dokumentin e siguruar nga ZËRI, zbulohet një episod kur më 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet në San Marino bën 12 mijë euro blerje. Ndër të tjera në dosje thuhet se është futur në “Ferreti Boutique” me një kartë "American Express" që ia ka dhënë Adrian Shatku, por kishte pasur disa probleme dhe e kishte kontaktuar për t'i kërkuar rregullimin e dokumentit që po përdorte. Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikes përsëri lidhur me lejen që kompania e tij duhet të siguroje nga Edmond Haxhinasto dhe i shkruan konkretisht: Mondi duhet të jape akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund te vazhdoje me në kete mënyre ështe paralizuar tregu dh e pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurise duet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë.

Më pas, sërish në datën 29 shtator i shkruan sërish dhe i thotë: I thua dot Mondit te takohem me të, të enjten ne darke ose të premten nga ora 10 e mëngjesit? I çova dhe mesazh. Këtij mesazhi, Kryemadhi i përgjigjet: Patjeter por ka për ta thirr sot ky i imi. Po ajo rregullorja çfarë problemi kishte? Se më çmendën se më thanë që i prish punë Adrianit.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në ëhatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë. Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje ne “Ferreti boutique” por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne ëhatsApp. Nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 te Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro (432.096 lek®️), paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me Ilogarinë e saj bankare e cila është debituar. Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta persë ri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Ne vijim Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “Ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”.

Monika i shkruan se “E përdora qëparë “. Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe mund ta përdorë. Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mije (Euro ose USD), është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të jetë edhe kartë e zezë edhe e mbyllur.

Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikes përsëri lidhur me lejen qe kompania e tij duhet te siguroje nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “-Mondi duhet të jape akses siç esht ATU e Bashkimit nuk mund te vazhdoje me në kete mënyre ështe paralizuar tregu dh e pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Per paisjet e sigurise duet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”. Me kerkesen per ndihme juridike Nr. L 180 Prot. date 07 Mars 2024, i eshte kerkuar Autoriteteve Gjyqesore te San Marinos informacion nese ne dyqanin Maçapani, me adrese “Via 3 Settembre”, Dogana-San Marino, ne datën 25 Shtator 2014, dite ne te cilen jane zhvilluar bisedat ne fjale, jane kryer blerje me kartën American Expres nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu te identifikojne numrin e kartes se kreditit, qe eshte perdorur ne kete dygan ne datën 25 Shtator 2014 në intervalin kohor 16:00 -19:00: Me shkresën Nr. 1205/2 Prot. date 09 Korrik 2024, Autoritet Gjyqësore te San Marinos, ne pergjigje te leterporosise se ekzekutuar, kane percjelle ekstrakt te llogarive bankare te kompanise Maçapani, me numer regjistri 3513, COE 19622, ne Banca Agricola Commerciale. Ne ekstraktin e llogarise rrjedhese nr. 06/01/62737 ne monedhen Euro te kompanise Maça-Pani S.R.L, me te dhenat per periudhën 24 -30 Shtator 2014, evidentohet se ne datën 26 Shtator 2014, eshte kredituar shuma 12.000 Euro. Pershkrimi i pageses eshte “Arketim me POS, date 25.09.2014. Ne llogari nuk rezulton asnje pagese tjeter e kryer ne datën 25 Shtator 2014. Vliera ne fjale, e kredituar ne favor te llogarise se ketij dyqani/butiku, perputhet me bisedat e zhvilluara ne te njejten kohe ne rrjetin social ëhatsapp midis personit nen hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku. Ne datën 2 9 Shtator 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “I thua dot Mondit te takohem me të, të enjten ne darke ose të premten nga ora 10 e mëngjesit? I çova dhe mesazh”. Monika Kryemadhi i pergjigjet: “Patjeter por ka për ta thirr sot ky i imi. Po ajo rregullorja çfarë problemi kishte? Se më çmendën se më than” qe i prish punë Adrianit”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Blera e duplex-it në Bllok/ SPAK: Biznesmeni Gentian Sula i dha cash nënës së Kryemadhit, futën në bankë 846 mijë euro

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Ilir Meta dhe Fatime Kryemadhi

TIRANË- Ishte biznesmeni Gentian Sula, ai që i dha para "cash" nënës së deputetes Monika Kremadhi për të paguar një kredi të marrë për blerjen e një apartamenti duplex në zonën e Bllokut. Në këtë përfundim ka dalë Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen e SPAK, të siguruar nga ZËRI, Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD. Sipas SPAK, nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin 2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Po sipas SPAK, janë marrë dy kredi bankare dhe më pas paratë janë shlyer në "cash".

"Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro,"-shkruhet nw dosje. 

PJESË NGA DOSJA:

Shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.

Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetëe Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro3.

Ne deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur ne lidhje me tê ardhurat te cilat i ka perdorur per të blerë pasuri te paluajtshme, si dhe ato te perdorura per likujdimin e kredive qe ajo vete ka marrë, por edhe ato tê marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe qẽ janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracise kishte dhenè me qira nje pjesè te apartamentit 3+1 qe kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte nje mije marka ne muaj. Kjo shume u pagua per gati dy vjet, por nuk kishte lidhur njê kontratë qiraje para noterit.

Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes nè pension ne vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ ne disko Albania. Ne vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndertimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar nje shtepi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit te shtepise ne Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin qe kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për nje periudhe 2-3 vjeçare dhe per keté kishte lidhur edhe kontrate qiraje te Noteri. Me pas shtepine ia kishte dhëne me qira nje shoqerie greke per shumën një milione e gjysmë leke, dhe me te ardhurat e siguruara arriti te blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milion leke. Pasi i bashkoi te dy Sipas organit të akuzës përt këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi eshte perpjekur qe ta justifikoje keto para me ta ardhura tê siguruara nga huaté, pasqyruar kjo në deklarata noteriale te paraqitur nga shtetas të ndryshëm, te cilet paraqiten si huadhënës, duke përfshira dhe personin nên hetim Ema Coku. Keto deklarata noteriale, jo vetem qẽ janë perpiluar pas pyetjes se shtetases Fatime Kryemadhi, por ne sistemin bankar nuk ka asnjë te dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as pür shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhe kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Dosja e lobingut të LSI, SPAK: Mister entiteti që kreu pagesat! Si u ‘blenë’ vizitat e zyrtarëve

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë kohës që drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, në vitet 2016 - 2017, lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas asaj që thuhet në dosjen e SPAK, janë kryer verifikimet lidhur me marrëveshjen e firmosur mes kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC firmosur në 3 shkurt 2016 mes Petrit Vasilit si nënkryetar i LSI-së dhe Dennis Burke për GSIS. Bazuar në këtë marrëveshje, kompania do të këshillonte LSI-në lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe drejtuesit politikë si dhe do të siguronte takime me përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit.

Këtu përmendet dhe vizita e Ndihmës Sekretar për çështjet ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare Alain Bersin në Tiranë, në 14 - 18 dhjetor 2016.

SPAK ka kryer verifikimet e pagesave në tre burime dhe sipas dosjes, ka rezultuar se për periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Sipas SPAK, Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI.

“Nga krahasimi i të dhënave lidhur me shpenzimet e kryera nga Lëvizja Socialiste për Integrim për qëllime konsulence dhe lobimi, të administruara në rrugë procedurale nga tre burime: Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe bankave të nivelit të dytë të Republikës së Shqipërisë, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim në periudhën Janar 2016 - Dhjetor 2017 i ka paguar kompanisë GSIS LLC, për qëllime konsulence dhe lobimi 463.546,26 USD dhe ka deklaruar shpenzime për konsulencë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si dhe ka paraqitur pranë organit procedues vetëm tre fatura të paguara kompanisë GSIS LLC, shumën 11.720.552 lekë (93,761 USD). Diferenca prej 369.785 USD është paguar nga një entitet i pa deklaruar nga partia LSI. Nga shqyrtimi i të dhënave rezulton se LSI-ja është faturuar në total nga GSIS-ja me 589.024,57 USD, ka likujduar 463.546.26 USD. Nga kjo shumë, 45.267,88 USD janë shpenzime të faturueshme dhe ka memo kredi në shumën 125.478,31 USD. Ështe dokumentuar me prova shkresore se Ilir Metaj dhe Edmond Panariti janë përfituesit e shërbimeve të kryera nga kompania GSIS, ne zbatim të kushteve të marrëveshjes së lidhur midis Petrit Vasilit dhe Dennis Burke, si përfaqësues respektiv të Partisë LSI dhe kompanisë GSIS LLC,”- thuhet në dosje.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

SPAK: Kryemadhi përfitoi mijëra euro nga biznesmeni Adrian Shatku, blerje e kartë krediti

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se deputetja Monika Kryemadhi ka përfituar të paktën 34 mijë euro nga nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Gjithashtu, në dosjen e SPAK të zbardhur nga ZËRI, thuhet se Kryemadhi ka përfituar pagesa për të mira materiale nga biznesmeni Adrian Shatku. Mes tyre përmenden pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, si dhe pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për vajzën e saj, Bora Metaj. Gjithashtu, sipas SPAK, Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Përfitimet konsistojnë në pagesa për udhëtimet dhe akomodimin e Monika Kryemadhit në Amerike dhe Angli, pagesa për blerje në dyqanet Maçapani në vlerën 12,000 USD, pagesën në shumën 3200 euro për shpenzime arsimi për Bora Metaj, etj.

Gjithashtu Monika Kryemadhi ka përfituar një kartë krediti Amerikan Expres nr.374323115131009 e cila është lëshuar nga kompania American Expres, llogaria bankare nga e cila është rimbushur karta nuk është identifikuar ende nga autoritetet gyqësore të Britanisë së Madhe.

Nga të dhënat e bisedave dhe email-eve ishte vërtetuar se Monika Kryemadhi ka përfituar edhe nga aktiviteti ekonomik i kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri, dhe në të paktën dy raste është përfituese e dy shumave prej 34,638 Euro. Monika Kryemadhi së bashku me Ilir Metën kanë përdorur pushtetin e tyre politik për të mbajtur nën kontroll dhe për të urdhëruar Kryetarin e AKEP, shtetasin Pirro Xhixho që të krijojë të gjitha kushtet me qëllim që kompania UNIFI Holdings Dega Shqipëri të lidhë kontratë interkonjeksioni me kompaninë …, si dhe të përfitojë sa më shumë minuta për tranzitim.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

SPAK zbardh mesazhet: Pirro Xhixho njihte për ‘shef’ Ilir Metën

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Ilir Meta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Prganizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se Pirro Xhixho, babai i Erisa Xhixhos ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në dosjen e SPAK, të zbardhur dhe nga ZËRI, renditen disa mesazhe që Xhixho shkëmben me dyshen Kryemadhi-Meta. Në momentin që flet me Kryemadhin, sipas SPAK, i drejtohet me Mona, ndërsa Metës si “shef” dhe “i madhi”.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se Xhixho ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtare, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave”. Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “i madhi”.

Sa më sipër, sipas organit të akuzës dokumentohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, nëpërmjet marrjes drejtpërdrejtë të një përfitimi të parregullt për veten e saj dhe për të tjerët, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin dhe konkretisht me qenien e tyre përkatësisht deputet dhe Kryetar i Kuvendit/ Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu sipas organit të akuzës edhe personi nën hetim Piro Xhixho ka konsumuar në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, në rolin e ndihmësit të këtyre të fundit, elementët e figurës së veprës penale te “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë dhe te zgjedhurve” parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal”.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

DOSJA/ Dëshmia e bashkëshortes së Ismailajt: Meta erdhi i kërkoi Kastriotit 300 mijë euro, burri im e pajtoi me Nanon

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Ilir Meta

TIRANË- Një tjetër episod është evidentuar në dosjen hetimore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në dosjen hetimore janë shtuar dhe intervistat e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vosjava Ismailajt, e cila rrëfen se Meta i kërkonte para të shoqit të saj për fushata elektorale. Sipas saj, Kastriot Ismailajt, i cili bëri dhe burg për çështjen "CEZDIA", i ka dhënë asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim 300 mijë euro. Ajo shton se shantazhet dhe presionet vijonin, edhe pse Ismailaj ishte në burg.

PJESË NGA DOSJA:

Sipas procesverbalit të datës 04.04.2018 "Për këqyrjen dhe dokumentimin, në regjistrimet audio dhe video, të intervistës të dhënë nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe Mahmutaj", shtetësja Vosjava Ismailaj ke deklaruar se: deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Metën kanë qenë tepër të ngushta. Ovsh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë. Ilir Meta bashke me bashkëshorten e tij, Moniken, shpesh herë kane ardhur në shtëpinë tonë. Kane kaluar se bashku dreka dhe darka. I kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH- it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t'ju rikthver historisë së CEZ-it. po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kerkonie Kastriotit që t'u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë Jo vetëm nga ai. Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qënë gjithashtu shpesh nen presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale. Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh... 

Sipas organit të akuzës, nga kjo intervistë e shtetases Vojsava Ismailaj, përftohet e dhëna konkrete se shtetasi Ilir Meta, në cilësinë e funksionarit të lartë publik ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Kastriot Imsilaj në këmbim të sigurimit nga ana e këtij të fundit të kontratës CEZ-DIA.

Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: ... Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën.

Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: ...Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. ... Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Një ditë pas arrestimit, avokati Gjokutaj takon Metën në qeli, "porosia" e ish-presidentit

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Avokati Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka vizituar ish-presidentin Ilir Meta në ambientet e paraburgimit ku ai ndodhet prej mesditës së djeshme në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Gjokutaj tha se drejtësia nuk ka prova për ndalimin e Metës. Më tej, Gjokutaj tha për mediat se meta ka edhe një mesazhë për ta, atë të transparencës. Sipas tij, Meta u kërkon mediave të jenë transparentë gjatë procesit të gjykimit të tij.

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Avokati Genc Gjokutaj

“Zero prova. Shkaku i izolimit të Zotit Meta është çështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet e korrupsionit galopant të kësaj qeveria që është sot në pushtet”, tha Gjokutaj. Zoti Meta për mediat ka një porosi. Ju inkurajon që të pasqyroni me transparencë të gjithë këtë proces, edhe tejet atyre që SPAK-u thotë sepse qëllimi për të cilin zoti Meta është izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë diametralisht të kundërta”, tha Gjokutaj.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Monika Kryemadhi: Vali Bizhga ma kërkoi ligjin për minierat, vilën e pashë, por nuk e mora. Meta nuk kishte dijeni!

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Deputetja Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi e ka konsideruar një mashtrim, një nga pikat e renditura në deklaratën zyrtare të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)., përmes të cilës ngrihej dyshimi se çifti Meta-Kryemadhi kishin ndikuar në ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Në këmbim, sipas SPAK, dyshja kanë përfituar përkohësisht një vilë. E pyetur nga gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla për këtë çështje, Kryemadhi tha se nuk është e vërtetë.

Më pas deputetja sqaroi se ekziston një vilë që ajo e ka parë, e ka studiuar, por pa dijeninë e Metës dhe se kur e ka kuptuar Presidenti i Partisë së Lirisë, planet për vilën janë ndërprerë.

Ndërsa, përsa i përket ligjit, Kryemadhi tha se do të bëhej një ligj për Unifikimin e Funksionimit të të gjithë galerive të minierave dhe në këmbim do të përfitonin statusin e minatorit, që sot e kësaj dite nuk ka kaluar ende në Kuvend.

Pyetjen e dytë të bërë po nga gazetarja e ZËRI-t, Florida Mingla, Kryemadhi e shmangu, duke u shprehur se nuk e kishte lexuar këtë pikë në deklaratën e SPAK. Bëhet fjalë për episodin që SPAK pretendon se Kryemadhi e Meta janë pajisur me karta krediti dhe kanë marrë përqindje nga një kompani pasi në kohën që Meta ka qenë kryetar Kuvendi kanë përdorur influencën duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “Unifi Comunications INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Por, Kryemadhi deklaroi se nuk e kishte lexuar këtë pjesë ku përmendet biznesmeni Adrian Shatku dhe se do të ndiqte hapat e mëtejshëm në Inspektorian e Lartë të Drejtësisë, pasi sipas saj, SPAK ka shkelur kodin e procedurës penale për nxjerrje të sekretit hetimor.

Pjesë nga konferenca:

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Zonja Kryemadhi dua të ndalem në dy pika të dosjes së SPAK. Në një nga episodet SPAK pretendon se ju dhe zoti Meta keni ndryshuar nje ligj në favor të një biznesmeni dhe si këmbim keni përfituar një vilë përkohësisht. Mund të na thoni se për cilin ligj bëhet fjalë?

Deputetja Monika Kryemadhi: Nuk është e vërtetë fare. Ky është një mashtrim ose e ka ngatërruar me vilën e Romana Vlahutinit SPAK-u këtë gjë se vilë aty ka qenë 450 mijë euro që e ka blerë Romana Vlahutin nja 1 milion e gjysmë. E para njëherë për vilën që përmendin ata, po unë kam dashur të marr një vilë pa dijeninë e Ilir Metës, e kam parë, kam shkuar e kam parë, të pandërtuar, e kam menduar sepse kisha shitur shtëpinë tek Blloku dhe do të shkoja të merrja një shtëpi tjetër, për shkak se tek Blloku nuk jetohej, nga zhurmat e të tjera gjëra. Edhe normal jeton kur je i ri 30 vjeç, por kur plakesh dhe s;ke nerva, kap pastaj hanxharin pë rata që bëjnë zhurmë. Shkuam, e kemi parë, ta bëjmë ashtu, ta bëjmë kështu, si mendoni, si të gjithë gratë. Dhe vërtet Ilir Meta nuk ka ditur asgjë. Do ta bëja unë, isha unë ajo që bëja komunikimin. Sepse do bëhej në shkëmbim me dyqanet në pallatin tim, siç është bërë sot shtëpia që kam tek Kodra e Diellit me dyqanet që administron sot apo me ambientet e zyrave që administron sot Syri.net. Dhe ambasadori grek i tha Metës që, do jemi komshi bashkë? Çfarë komshiu, i ka thënë ky. Çfarë shtëpie shkon merr ti pa më pyetur mua? Se kshu s’të pyeste, nuk të falte në këtë drejtim. Dhe nuk e kemi marrë. Dhe më pas kemi marrë shtëpinë tek Kodra e Diellit, ku jetojmë, që përsëri është marrë nëpërmjet shkëmbimit të ambienteve të sipërfaqeve të ndërtimit me shtëpinë ku ne jetojmë. Brenda rregullave dhe ligjeve të caktuara. Përsa i përket personit në fjalë që thonë, në telefon është edhe një mesazh i Vali Bizhgës, që bëhet fjalë për ligjin e Unifikimit të Ligjit të Galerive të minierave. Dhe nuk ka të bëjë fare me një projektligj që ka lidhje me biznesmenin në fjalë. Unë kam qenë anëtare e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese që kanë të bëjnë me telelkomunikacionin, me minierat, me energjin, me bujqësinë. Ka qenë Eduart Shalsi ministër. Dhe e gjitha kjo do të bëhej në këmbim për statusin e minatorit sepse Përparim Spahiu ka bërë dy propozime për statusin e minatorit. Dhe nëse do të bëhej një ligj për Unifikimin e Funksionimit të të gjithë galerive të minierave është një ligj që grupe të caktuara interesi kërkonin që të ishte e copëzuar, ndërkohë grupe të tjera kërkonin që çdo gjë të ishte e unifikuar në bazë të ligjit për të funksionuar, siç është ligji i mediave, jo njëra media ka liri të thotë çfarë të dojë dhe s’mban përgjegjësi, media tjetër, nëse thotë diçka, merre fute në burg. Ligji i mediave shërben njësoj për të gjithë, si për atë që thotë të vërtetën, si për atë që gënjen. Apo jo? Dhe është bërë Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, është kërkuar nga qeveria shqiptare, kas qenë biles Vali Bizhga që ka kërkuar që Komisioni të mblidhet dhe pasdite, edhe është mbledhur pasdite. Kemi takuar dhe të gjitha grupet e interesit, kemi takuar të gjitha shoqatat e minierave, të gjitha shoqatat dhe sindikatat e minatorëve, dhe neve sot e kësaj dite nuk e kemi të miratuar statusin e minatorit, besoj se e keni parë që…por ka një problem që ne nuk kemi memorie, as si institucion, as si politikë dhe as si media. Që të jemi të sinqertë sepse gjithmonë edhe mediat, vijnë gazetarët edhe ikin sepse nuk jetohet me rrogën e gazetarit, ne e dimë të gjithë shumë mirë, është shumë e vështirë sot. Aq më shumë për gazetarët e kronikë dhe të terrenit që e kanë shumë më të vështirë se sa çdo gazetar tjetër që është i studios. Kështu që kjo është historia e ligjit dhe nuk ka asnjë lloj ndikimi në këtë drejtim përsa i përket biznesmenit në fjalë. Sigurisht që biznesmenin në fjalë mund ta kenë thirrur, mund ta kenë intimiduar, kërcënuar, e të tjera gjëra, se nuk më bën çudi. Sepse mos harroni që këtu nuk është më çështje politike, këtu është dhe çështje biznesi dhe bandash. Sot të gjithë oligarkëve, ua liron dhe shtrëngon litarin SPAK-u. kë do e thërret, kë do s’e thërret. Kë do e thërret në 10:00 të mëngjesit që ta nxirrni ju nëpër kamera, kë do e thërret në tetë të darkës që mos ta shihni ju. Bandat, ju i dini shumë mirë, ca i njofton, po vijmë në shtëpi, ca të tjerë kap në 4 apo 5 të mëngjesit, me brekë nëpër këmbë. Ti sot, politikanët i ke të gjithë në hetim pasuror dhe të gjithë i ke deputetët e Opozitës, për t’i intimiduar, për t’i kërcënuar. Ke ndonjë deputet të PS-së ti për hetim pasuror. Më kanë thënë mua që na bëni një listë me deputetët e PS-së për të bërë hëtim pasuror. Po pse kjo është loja? T’ju sjellim ne? T’ju varim mëlçitë në qafë që të vendosni gjoba? Që të bëni spektakël me njerëzit. Kanë urrejtje për politikën? Po shumë mirë, kanë urrejtje për politikën, le të dalin tu bëjnë thirrje njerëzve, le të krijojnë partinë e prokurorëve, tu bëjnë thirrje njerëzve që të shkojnë të votojnë partinë e prokurorëve. Le t’i zgjedhin siç zgjodhën Di Pietron. Çfarë qenka kjo? Qenka kjo ti del e shpif, kush je ti, kush je ti që gënjen, ngre ti akuza në deklaratë ndërkohë që aty më shkruan, dyshohesh për hetim. Po si gënjen ti? Kur gënjen ti, sim und të pretendoj unë që nesër ti t’ja fusësh kot. Por normale o vëlla që do ja fusësh kot, se kur gënjen SPAK-u me deklaratë zyrtare, normal që dhe ti çfarë do bësh. Dhe kjo është. Kjo është e gjithë filozofia, është e ndërtuar filozofia, hajde t’i bëjmë pis të gjithë, të gjithë janë njëlloj, por kush ka paranë, mbyll gojën në Amerikë, mbyll gojën në Bruksel, mbyll gojën ambasadave, paguaj 5 media që dihen të gjitha se kush janë, mjafton të shikosh kush janë pronarët mbrapa mediave, sa leje ndërtimi kanë marrë në Tiranë, me miliona metra katrorë. I marrin nëpërmjet gruas, nëpërmjet vëllait, nëpërmjet tjetrit, tjetrit, po normal. Dhe nuk s’kam asnjë gjë të keqe unë, shumë mirë. Biznes është kjo. Por, morali i lajmit, kështu që kjo është.  

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Dhe pyetja e dytë, SPAK pretendon gjithashtu se ju dhe zoti Meta jeni pajisur me karta krediti dhe keni marrë përqindje nga një kompani pasi në kohën që zoti Meta ka qenë kryetar Kuvendi keni përdorur influencën duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “Unifi Comunications INC” dhe një kompanie private telefonike celulare. Ç’mund të na thoni për këtë pikë?

Deputetja Monika Kryemadhi: Të të bëj një pyetje, ti ku e ke lexuar këtë?

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Është në deklaratën zyrtare të SPAK.

Deputetja Monika Kryemadhi: Ku? Nuk ishte kjo.

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Po, është në deklaratën zyrtare.

Deputetja Monika Kryemadhi: Jo.

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Mund ta verifikojmë shumë lehtë.

Deputetja Monika Kryemadhi: Po verifikoje. Nuk ishte kjo, nëqoftëse është një deklaratë që ta ka çuar vetëm ty, në deklaratën që kam lëxuar unë, s’ishte. Po edhe këtë do ta sqarojmë mos ki merak. Se kam firmën e Edi Ramës dhe të gjithë ministrave të Edi Ramës. Do sqarohet edhe kjo, shumë qartë, edhe se sa janë humbjet e shtetit shqiptar për mosrealizimin e atij projekti. Po këto do të sqarohen në gjykatë, nuk kam pse sqarohen këtu. Mos u bëni merak se do vij me video-projektor. Do t’jua sqaroj të gjitha, më mirë se inceneratori, më qartë se inceneratori. Dhe le ta mbajë SPAK-u telefonin tim, të bëjë çfarë të dojë. Unë kam letrat, dokumentet, kështu që të gjitha ato, do të happen dhe do të zbardhen. Sepse kjo që thua ti, në këtë moment që thua ti, është shkelje e kodit të procedurës penale për nxjerrje të sekretit hetimor.

Florida Mingla, gazetare e ZËRI: Nëse mundem?

Deputetja Monika Kryemadhi: Tani a e ka nxjerrë Sotir Kllapi, a e ka nxjërrë Altin Dumani, a e ka nxjerrë Arben Kraja, a e ka nxjerrë Maks Beko, agjenti i policisë, çfarë është tek këto të BKH-së, këtë tani sapo ma thatë ju, shyqyr e kemi të regjistruar, do t’ia bëj Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që ta investigojë. Faleminderit shumë, pavarësisht se s’kam ndonjë shpresim dhe ndonjë besë të madhe shumë tek ata. Sepse kjo është një shkelje haptas e kodit të procedurës penale, neni 279. Këta që kanë kërcënuar të gjithë dëshmitarët, këta që ju kanë vajtur në 05:00 të mëngjesit njerëzve të Monika Kryemadhit dhe i kanë kërcënuar për sekret hetimor, këta shpërndajnë informacion nga dosja nëpër portale dhe gazetarë. Kjo është drejtësia e kastruar e Edi Ramës, kjo është drejtësia e vërtetë, kjo është Reforma në Drejtësi, reformë politikë, intimiduese edhe shfrytëzuese. Sepse ju shfrytëzon ju kundër nesh. Shfrytëzon opinionin publik kundër nesh. Dhe ne sigurisht që nuk e kuptojmë që armiku ynë nuk jeni ju, nuk është opinion publik, armiku ynë është Edi Rama, i cili, ata që s’i duhen më i flak, ata që i ka armiq dhe i ka frikë, i rrëmben politikisht, kështu që kjo është./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Tedi Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën të lidhur me bandat e Durrësit!

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë sërish në një konferencë për mediat, një ditë pas arrestimit të Ilir Metës. Në deklaratën e tij, Blushi tha se dy prej efektivëve janë me precedent të mëparshëm kriminalë. Ai shtoi se i ka me emra, por do t'i publikojë në një moment të dytë. Po ashtu, ka analizuar me pika edhe videon e arrestimit, duke nxjerrë elementë që sipas tij janë të paligjshëm. Blushi në vijim tha se nga një automjet tip “Volkswagen” nuk është i regjistruar si pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

PJESË NGA FJALA E BLUSHIT:

Sipas informacioneve paraprake, një nga 6 oficerët e ngarkuar në detyrë, që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit, gjë që nuk ndodhi kurrë dhe sigurisht që I ishte ngarkuar misioni politik për shoqërimin e Liderit të Partisë së Lirisë, është një djalë, emrin e të cilit po e rezervoj ta them për momentin, sepse jemi duke bërë verifikime, I moshës 27 vjec, pa experience në strukturat e policisë, I cili jo vetëm ka guxuar, se sigurisht mungesa e eksperiencës me bandit e ka frenuar ti afrohet makinës, pork a shërbyer aty edhe si roje trafiku, ndërsa sa I përket horrave që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht Presidentin e PL- së nga automjeti, pa u identifikuar se të cilës strukturë ishin, sigurisht që ishin terrorist dhe asgjë më shumë, janë, të paktën kemi identifikuar 2 persona me precedent penalë, të cilët është e paqartë se si kanë hyrë në strukturën e Policisë së Shtetit, por me një të kaluar shumë të errët të lidhur me bandat në zonën e Durrësit dhe sfidoj publikisht zarin e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme që në qoftë se ky fakt nuk është I vërtetë, le ta përgënjeshtrojë. së dyti, një nga automjetet civile, pa asnjë logo policie, është një tip automjet Volksëagen civil, me targë AA 42 IVA, është ky automjet nga I cili ka dalë edhe një nga banditët me kapuc që ka kërcënuar me armë qytetarët që filmonin skenën e ngjarjes. Na rezulton, nga të dhëna shumë të sigurta pranë, se ka dhe ndonjë polic të ndershëm që I ka rezistuar fushatës së patronazhimit Brenda Policisë së Shtetit, na rezulton që ky automjet prej 2 vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues, madje dhe me shumë historic të dyshimtë, unë mund tju them dhe disa rekorde: Në datën 20/12/2022, ka patur një ndalesë në Tiranë, tek Ekonomiku dhe është liruar. Në datën 24/04/2023, është prap ndaluar edhe pse ka qenë një automjet I stërmbushur me gjoba dhe cdo përdorues automjeti, jo vetëm në Tiranë, porn ë të gjithë Shqipërinë e dinë që kjo Narkopolici nuk të fal me një gjobë, jo të ndalosh një automjet të dyshuar, që lëviz me xhama të zinj, kryesisht në zonën e Tiranës edhe të Durrsit, dyshime të arsyeshme që kemi të bëjmë me një automjet që nuk përdoret nga Policia e Shtetit, sepse Policia e Shtetit I ka automjetet e identifikuara dhe ka plot dhe plot raste të tjera kur këto automjete janë ndaluar me xhama të erret dhe janë liruar nga punonjësit e policieë së Shtetit. Rastet tregojnë që kemi të bëjmë me makina që përdoren nga personazhe të botës së errët të krimit të bërë njësh me Edi Ramën. Gjithashtu dua të sqaroj se të gjitha detajet ne po I analizojmë me shumë qetësi edhe me kujdes dhe të jenë të bindur të gjithë këta horra që kanë marrë përsipër të bëjnë atë akt terrori, qe do të marrin përgjigjen e merituar, për këtë askush të mos ketë dyshim. Kam edhe një paralajmërim publikpër të gjithë spiunët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të SPAK sigurisht, që qysh mbrëmë dhe sot po vërtiten si hyena reth e rrotull Partisë së Lirisë, qëndroni larg, qëndroni larg kësaj godine, sepse as Altin Dumani nuk do ju bëjë dermandhe sigurisht një tjetër paralajmërim kam për Edi Ramën personalisht: Nëse Ilir Metës i ndodh gjë Brenda ambjenteve ku është izoluar, përgjegjësia do të jetë e tij personale, jo vrimë miu por as vrimë gjilpëre nuk do gjejë.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Ka të njëjtat akuza me Ilir Metën, pse Monika Kryemadhi i shpëtoi arrestimit?

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kanë të njëjtat akuza penale, por njëri është në "arrest me burg", tjetri me "detyrim paraqitjeje". Kështu ka vendosur Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çiftin Ilir Meta-Monika Kryemadhi. Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, ishte Gjykata e Posaçme ajo që vlerësoi se Kryemadhi duhet të kishte një masë më të butë sigurie duke marrë parasysh disa elementë, mes tyre edhe shëndetin e  Kryemadhit.

PJESË NGA DOSJA:

Në lidhje me personin nën hetim Monika Kryemadhi, Gjykata vlerëson se në caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj duhen mbajtur në konsiderate këto kritere/rrethana: gjendjen ekonomike, shoqërore e familjare e saj, gjendjen shëndetësore të saj (gjatë hetimit ka rezultuar e dokumentuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore), rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale për të cilat dyshohet duke u nisur nga masa e dënimit që parashikon secila prej tyre, mënyra e kryerjes se secilës prej tyre, rrezikshmërinë shoqërore të autorit, faktin që personi nën hetim po hetohet për katër vepra penale të ndodhura në kohë të ndryshme, faktin që personi nën hetim dyshohet se është recidivist specifik në veprën penale të “Korrupsionit”, si dhe përbërjen e gjendjes së saj familjare.

Gjykata vlerëson se të gjitha këto rrethana, e bëjnë të domosdoshme dhe në përputhje me nevojën e sigurimit caktimin ndaj personit në hetim Monika Kryemadhi të masës se sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale. Në vlerësimin e gjykatës kjo masë sigurimi personal është masa më e përshtatshme në raport me rëndësinë e fakteve të kryera nga personi nën hetim Monika Kryemadhi, si dhe masën e dënimit që parashikohet nga neni 260 i K.Penal, (katër deri në dymbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim), me masën e dënimit të parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal (deri në tre vite burgim në maksimum) si dhe faktin që secili episod konsiderohet si vepër më vete. Masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur ne policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personin nen hetim Monika Kryemadhi, ishte e përshtatshme ne raport me rëndësinë e faktit.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Prangosja e Metës/ Ish-kryeministri i Italisë: Kur tërheqin zvarrë një ish-president, imagjino ç'i bëjnë emigrantëve

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Matteo Renzi

TIRANË- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, teksa komentonte marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve në kampin e Gjadrit, ka 'cekur' edhe arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një intervistë që po jepte për mediat italiane, Renzi komentoi videon e arrestimit të Metës duke u shprehur se kur kjo ndodh me një ish-president, cili është standarti për një emigrant?

"Në Shqipëri...Ne e dimë që kanë një standart pak më ndryshe...pak më herët u arrestua ish-presidenti shqiptar. Nga pamjet e arrestimit që kapet dhe tërhiqet zvarrë në mes të rrugës një ish-president, imagjinoje çfarë mund të bëjnë autoritetet shqiptare me emigrantët bangladeshas", - thotë ai.

MOMENTI ME VIDEO:


Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Divorcin se kisha menduar kurrë, krim pasioni po'/ Kryemadhi: Kur isha e re, edhe veten do e kisha vrarë për Ilir Metën

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë konferencës për mediat ka folur dhe për ndjenjat e saj personale ndaj ish-bashkëshortit të saj Ilir Metës. Ajo tha se nuk e priste të divorcohej me të dhe se ende vazhdon ta dojë. Por, pavarësisht ndjenjave ajo mohoi një rikthim me të. Kryemadhi u shpreh se ajo dikur do të vriste veten për të, por tani ka fëmijët e tyre si prioritet.

"Çdo gjë e kam menduar, por divorcin jo. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuke kisha menduar. Unë e kam dashur dhe e dua Ilir Metën. është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë të jem kjo që jam; vetëvetja. Edhe pse impulsive dhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron mbaron. Nuk e mban dot me zor. Nuk është tek rikthimi është tek ajo që sesi ndjehesh. Jeni shumë të rinj për ta kuptuar këtë gjë. Prioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta vrisja veten për Ilir Metën si Romeo për Xhuljetën, tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi. Ilir Meta është politikan serioz dhe patriot", tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Vila në Lalëz? Kryemadhi: Nuk e bleva kurrë! Ilir Meta nuk e dinte, kur e mori vesh...

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo nuk ka asnjë vilë në Lalëz dhe se kjo është një gënjeshtër e ngritur ndaj saj. Por ajo tha se dikur dëshironte të blinte një vilë pa dijeninë e Ilir Metës, dhe se kreu i PL-së nuk ishte në dijeni të planëve të saj deri sa një ambasador grek ia tregoi planin e saj. Ajo tha se dëshironte të blinte vilën pasi mendoi se do të shiste shtëpinë në zonën e Bllokut, por kjo nuk ndodhi. Më tej, akuzoi Prokurorinë e Posaçme se hetimet që po bëhen ndaj familjes së saj janë gënjeshtra për t’i njollosur.

“Është mashtrim, mos e ka ngatërruar me vilën e Romana Vllahutin. Unë kam dashur që të marr një vilë, pa dijeninë e Ilir Metës. E kam parë, kam shkuar e kam parë të pandërtuar. E kam menduar se do kisha shitur shtëpinë tek Blloku. Atje nuk jetohej se kishte zhurmë. Kur plakesh kap hanxharin në dorë për ata që bëjnë zhurmë. Shkuam e kemi parë si të gjithë gratë. Ilir Meta nuk ka ditur gjë sepse shtëpinë do ta bëja unë. Do bëhej me shkëmbim me dyqanet që kam unë. Ambasadori grek i ka thënë Ilir Metës do jemi komshinj bashkë? Ça shtëpie thotë ky? Edhe e lashë, morëm pastaj shtëpinë tek Kodra e Diellit ku jemi sot. Sa i përket personit në fjalë në telefon është edhe një mesazh i Vali Bizhgës për ligjin e galerive, minierave. Ka qenë Eduart Shalsi ministër. E gjitha do të bëhej në këmbim të statusit të minatorit. Do bëhej në unison, siç është ligji i mediave. Ligji i mediave është njësoj për të gjithë, është bërë komisioni i veprimtarive prodhuese. Është kërkuar nga qeveria shqiptare. Kemi kërkuar edhe grupet e interesit. Kemi kërkuar shoqatat e minierave, sot e kësaj dite nuk e kemi të miratuar as sot e kësaj dite. Politikanët të gjithë i ke nën hetim pasuror, ke ndonjë deputet të PS për hetim pasuror? Më kanë thënë na bëj një listë, po pse kjo është loja? T'ju varim mëlqitë në qafë që të vini ju gjoba. Ne të krijojnë partinë e prokurorëve. Le t'i zgjedhin siç zgjodhën Di Pietron. Ça qenka kjo? Del e shpif! Si gënjen ti? Kur gënjen SPAK, normale, edhe ti çfarë do bësh. Kjo është filozofia, hajde ti bëjmë pis të gjithë njësoj”, tha Monika.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kryemadhi: Më kanë ra' në qafë

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se PL ka strukturën e saj dhe nuk do të përfshihet në aksionin që do ndërmarrin pas arrestimit të Ilir Metës. Por, ajo shtoi se do të marrë pjesë në çdo aksion opozitar të opozitës së bashkuar. Ajo vlerësoi edhe figurën politike të Ilir Metës, të cilin e cilësoi si një "gjeni politik". Por edhe vetë po reflekton, duke shtuar se me akuzat e ngritura ndaj saj "i kanë rënë në qafë".

“Ilir Meta është gjeni politik, nuk bën gabime politike, është tradhëtuar, ka të drejtë që nervozohet dhe bëhet agresiv. Partia e Lirisë ka strukturën e saj. Do të bëjnë një strategji të tyren. Nuk dua të përfshihem në aksionin e tyre opozitare. Nuk dua të krijoj ç'fokusime por në çdo aksion të opozitës së bashkuar do të përfshihem. Sali Berisha i arrestuar, Salianji i dënuar me një vit burg. Fatmir Mediu mbahet nën presion bam-bam-bam. Ilir Meta mbahej nën presion. Kontratën e ka firmosur Dritan Prifti. Ilir Meta e ka çuar në gjykatë, pra ka qenë kundër. Për çështjet e mia do iu informoj. I kam ruajtur dokumentacionet për çdo mesazh që është aty. Beteja ime është me opinionin publik, jo me sistemin e drejtësisë sot. Është shumë e thjeshtë dhe racionale. Sigurisht që do konsultohem me miqtë e mi brenda dhe jashtë. Por i kanë ra në qafë Monika Kryemadhit. Dhe ti biesh në qafë Monika Kryemadhit nuk është se është gjynah, por i kanë ra në qafë sepse e kanë bërë të mendojë thellë dhe mirë sesi kjo gjë do të shkojë në të ardhmen. Unë jam njeri që fal dhe kam pas harruar por kam qenë budallaqe. Tani do fal por nuk do të harroj”, tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kryemadhi tregon limitet: Familja është vija e kuqe, janë marrë me fëmijët e mi

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë konferencës së saj për mediat akuzoi Lulzim Bashën se ka "fryrë"  çështjen e CEZ-DIA. Ajo tha se është kërcënuar për shkak të denoncimit të bërë për çështjen e inceneratorëve dhe si pasojë po i preket familja dhe fëmijët. Pikërisht këtu ka hequr edhe vijën e kuqe, duke lëshuar edhe një paralajmërim. 

“A kam ndihuar njerëz? Pafund, do vazhdoj të ndihmoj derisa të vdes. Jam lloji i njeriut. E kam këtë gjë, e kam bërë. Kam ndihmuar shumë njerëz me shkolla, spitale. Më është kthyer mbrapsht se kam 3 fëmijë të mrekullueshëm. Janë kthyer në Shqipëri. I them çdo bëni këtu, më thonë më mirë në Shqipëri, sesa pakistanezë të bardhë në një vend tjetër. Më pyet një punonjës ambasade, a je bërë pishman që ke bërë denoncimin si inceneratorëve, i thashë si politikane jo, si nënë, grua, vajzë, shoqe, po! Sepse fuqia monetare ishte e jashtëzakonshme. 100 mijë euro në ditë shkon. Se nuk janë vetëm plerat janë edhe shumë gjëra të tjera. I thonë 1 centurion të Cezarit që paguan kundër teje. 1000 njerëz që marrin 1000 euro në ditë kundër teje.

Normale ju duket që SPAK përmend emrin e fëmijës tim 16 vjeç. Sepse mamaja ime i ka vendosur që të paguajë për shkollim e vajzës. Jetoj me mamanë time që kur babai u sëmur. Për këtë i jam mirënjohëse Ilir Metës se më dha mundësi që t'i shërbeja babasë tim. Ka hapur babai im kartë studenti sepse në Angli nuk paguan dot cash. Nuk blen dot një kafe pa aplikacion. Kartat tona nuk janë në aplikacion që të blesh në Angli. Kështu që të duhet një kartë studenti që ka 0 para dhe mbushet nga llogaria ime. Do një javë që t'i shkojnë edhe ato para. E gjitha kjo është një farsë dhe një mënyrë për të intimiduar dhe për të bërë pis Monikën. I kam toleruar kur janë marrë me mua dhe Ilir Metën. Por kur poshtërsia kalon tek fëmija ata duhet t'i bëjnë llogaritë vetë! Mua nuk më mbetet gjë tjetër. Kjo ka filluar që në 2014 me çështjen e Tom Doshit. Dështoi çështja. U sajua CEZ DIA. Mua më informoi Endri Fuga për shkrimin tek BIRN. E ka bërë Lulzim Basha nëpërmjet një deputeteje. Ngritën alibinë e CEZDIA që atëherë. Mbasi kërcënonte gruaja e Kastriot Ismalajt Ilir Metën. Nuk jemi marrë as me fëmijët dhe as me familjarët e askujt. Mendojmë që politika ka disa rregulla, por kur i prish mos të thonë hajde gjejmë një zgjidhje. Familja është një vijë e kuqe. Unë e vlerësoj familjen dhe për të jam e gatshme që të bëj çdo gjë. Deri më sot kam menduar politikisht, por kur kalon moshën 50 vjeç bën një bilanc të jetës”, përfundoi Monika.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Monika Kryemadhi kritike me aksionin e opozitës: Ne dalim bëjmë "roza-rozina"

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi kritikoi aksionin e opozitës së bashkuar dhe mosbindjes civile. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi kërkoi që opozita të dilte në rrugë dhe të mos largohej nga aty pa marrë atë që kërkonte...ndryshe paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë radha e tyre.

“Ne kemi dy rrugë; o të dalim në rrugë dhe të mos ikim më nga rruga, jo të dalim dhe të bëjmë roza-rozina. Ose rrimë në shtëpi dhe presim radhën. Këto dy rrugë janë. Nëse opozita nuk bashkohet në një, çdo njeri tjetër i bashkohet autokracisë. Jemi njësoj si Rusia, si Turqia”, u shpreh ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

A do e takojë Ilir Metën në burg? Kryemadhi: Edhe po të dua, ai s'më pranon! E doja shumë, s'ja uroj askujt këtë që më ka ndodhur mua

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se ajo prej 7 muajsh i ka ndërprerë komunikimet me Ilir Metën. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se të vetmin komunikim e kanë pasur për divorcin. Por si duket arrestimi i Metës ka shtuar konfliktin e tyre familjar, madje shtoi se edhe po të donte që të shkonte dhe ta vizitonte në burg, ishte e bindur se ai nuk do ta pranonte. 

“Komunikimi im me Ilir Metën është prej 7 muajsh 0. Për këtë çështje do të punojmë të ndarë sepse ai ka objektivat e veta dhe shumë mirë bën. Di të them që në parantezë që masa e arrestit për Ilir Metën është një masë arresti për të shtuar me tej konfliktin familjar tonin. Për gjëra që dyshojnë tek unë, duan t'ja vendosin Ilir Metës që nuk kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj në burg, nuk pranon ai. Nuk ka arrestim më të madh se arrestim shpirtëror. Nuk ia uroj askujt konfliktin familjar që kam unë. Nuk jemi marrë me shkesi. Jemi dashur shumë, kemi ecur përdore 33 vjet dhe dëshira ime për të luftuar korrupsionin dhe inceneratorin e Tiranës mesa duket çoi për të paguar një faturë shumë të madhe të shkatërimit të familjes time që ka lidhje me familjen time dhe asnjë tjetër”, tha Kryemadhi.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Kryemadhi: A do nxjerrin mesazhet që kam unë me Edi Ramën?

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se SPAK po zbulon sekretet hetimore duke publikuar pjesë së dosjes së saj dhe Ilir Metës. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi u shpreh se kishte menduar largimin nga politika, por tashmë është një vendim që ka vendosur ta rishikojë. Sipas saj, ka në plan të vazhdojë betejën për çështjen e incenetorëve.

“Në të gjithë jetën time kam pasur dëshirë që t'i shërbej Ilir Metës si politikan dhe në familje si nënë, bashkëshorte dhe mike. Sigurisht që situatat politike kanë lejuar që të përballemi me vështirësi. Në biologji, janë disa butakë që për t'u shumëfishuar luftojnë kush është babai dhe nëna. Fituesi është babai, nëna është ajo që mban fëmijët, sfilitet dhe bëhet target i grabitqarëve. Megjithatë, nuk më vjen keq që unë isha humbëse dhe nëna, por nuk do të thotë që jam e dorëzuar, përkundrazi...Nëse kisha ndërmend që të mos merresha më me politikë, këta më rikthyen. Ju e dini shumë mirë çfarë u bë me Elton Qynon kur SPAK i terrorizoi se kishin nxjerrë sekretin hetimor? Mesazhet për bandat. Ndërkohë që SPAK nxjerr sekretin hetimor tonin në konferencë shtypi. Jam kurioze a do nxjerrin mesazhet që kam unë me Edi Ramën? Kjo është betejë që do të ketë kohën e vetë, ne do të kemi edhe komunikime të tjera. Do ndjekim sërish çështjen e incenetorëve. A do përdoret sërish Erion Veliaj and company për zgjedhjet e 2025? Duan të më mbyllin gojën? S'ka gjë, do ta lë një trashgimtar që ta vazhdojë betejën”, përfundoi Monika. 

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Tjetër MESAZH nga Kryemadhi: Edhe ne do përdorim metoda amerikane, do provokojmë edhe ne!

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi vazhdoi me akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në konferencën e thirrur për mediat, Kryemadhi tha se agjentët e SPAK kanë “rrëmbyer” mjekun e familjes, e po ashtu, pronarin e duplexit, të cilit i blenë shtëpinë e kanë futur edhe në burg. Tani, sipas Kryemadhit, betejën e ka me Edi Ramën.

“SPAK ka kartelën mjekësore të fëmijës, timin, morën mjekun në aeroport. I hoqën edhe lidhëset si kriminel. E morën për ta intimiduar. Personit që mamaja ime i ka blerë shtëpinë me bankë, e kanë marrë në aeroport e kanë kërcënuar që të thoshte se mi ka dhënë lekët cash në dorë. Personit që i kam blerë unë shtëpinë e kanë futur edhe brenda për ta intimiduar me pretendimin se janë provokim, apo metoda amerikane. Mirë pra! Po punojmë edhe ne me metodat amerikane. Do provokojmë edhe ne. I kam toleruar në aspektin njerëzor, edhe për sjelljen e tyre. Sepse në fund të fundit, ata janë ushtarët e Edi Ramës. Para ca vitesh ishte Arben Kraja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë. Beteja nuk është me ta. Ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi. E bëjnë me zell të madh. Beteja ime është me Edi Ramën dhe të gjithë ata që i shërbëjnë Edi Ramës. Kjo vjen edhe për shkak të sjelljes sonë të gabuar si opozitë”, tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

"Shpërthen" Monika Kryemadhi: Na del një "motërfucker" dhe godet Ilir Metën në kokë

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se arrestoi Ilir Metën vetëm për ta heshtur. Në një konferencë të lajmëruar për mediat pas arrestimit të Metës, Kryemadhi komentoi edhe mënyrën e arrestimit të tij. Madje pati dhe një koment "+18" për një nga efektivët e Policisë që i vunë prangat presidentit të Partisë së Lirisë.

“5 vjet pse nuk e zgjidhi SPAK çështjen e CEZ DIA. Por nuk kanë argument dhe iu desh të mbyllnin gojën e ilir Metës. Donin t'i mbyllnin gojën Ilir Metës dhe bënë rrëmbyim siç u kanë bërë njerëzve të tjerë bandat e Shijakut dhe Lezhës. Kë po kapnin? Kur e kanë kërkuar Ilir Metën dhe nuk u ka shkuar asnjëherë? Pse kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ashtu? Na del edhe një "motërfucker" që e godet në kokë. Harrojnë që Shqipëria është një fshat i vogël dhe ne njihemi të gjithë. Kush është Policia e Nallbatit?”, tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Mosdeklarimi i pagave, Rama takim me bizneset: Do të përballeni me masa administrative

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me bizneset i kërkoi atyre të deklarojnë pagat reale. Rama tha se mosdeklarimi i pagave është një problem dhe do të merren masa administrative ndaj atyre pronarëve që nuk e bëjnë këtë.

Rama shtoi se deklarimi i pagave duhet të bëhet me hapa të shpejtë në mënyrë që të parandalohet grabitja e pensioneve.

“Askush nga ne të mos shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri që jeta e tyre të jetë sa më i qetë dhe ata që kryejnë punë në këtë vend, që paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagesë për çdo person që i takon pensionistëve, t’u shkojnë pensionistëve. Ky është detyrim i çdokujt që merr një pagë.

Për t’i rënë shkurt, kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale, një problem i madh që jemi të vendosur të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Është shumë e rëndë, turp shumë i madh. Është shumë e padrejtë e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon,”- tha Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

MESAZHI i KODUAR i Monika Kryemadhit: Karma është një k***ë!

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë deklaratës së saj për mediat pranoi se nëna e saj ka një shtëpi me vlerën e 300 mijë eurosh, sepse është e përfshirë në botën e biznesit. Por dënoi ato që sipas saj janë sulme në familje dhe tek fëmijët e saj dhe të presidentit Ilir Meta. Deklaratën e saj e përmbylli me një mesazh: Karma është një k***ë!

“Mamaja ime e ka blerë një shtëpi 300 mijë euro. Nga 90' e tutje është marrë me biznes. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike se ekipi i avokatëve do merret seriozisht me këtë, edhe unë do merrem politikisht më këtë gjë. Por duhet të kenë një gjë parasysh por "karma is a bitch". Sot i kanë fëmijët e vegjël, por kur ti rriten do të jenë edhe ata në këtë pozicion. Por ka një ndryshim, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë bërë të gjitha vetë, nuk kanë shitur as trupin dhe as shpirtin”, tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Preket Monika Kryemadhi, me lot në sy i drejtohet SPAK: Më përmendin operacionin e vajzës dhe kancerin tim

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se deklarata e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që fliste për operacionet e saj cënoi sekretin hetimor. Me lot në sy, ajo tha se ndjehet e fyer ndaj gënjeshtrave të SPAK. Kryemadhi shtoi se është e prekur pas publikimit të faturavë të trajtimit te vajzës së saj kur ishte 6 vjeçe dhe të operacionit të saj, kur ajo ishte me kancer. Ajo hodhi poshtë akuzat e SPAK se ka kryer opeacione pastike.

“Janë thirrur mijëra njerëz, bashkëpunëtorë të mi, janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur. Megjithatë për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur për respekt të reformës në drejtësi. Deklarata e djeshme e SPAK që fliste për operacionet e Kryemadhit ka cënuar nenin për sekretin hetimor. Kam menduar që lajmet që hapeshin me këto tituj kanë qenë rrjedhje e informacioneve. Megjithatë nuk jam marrë asnjëherë për të bërë listën se kush kanë qenë ndërhyrësit për të bërë listën fituese të prokurorëve dhe kush ka ndërhyrë për ta. Ndjehem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklaratën e tyre. Thotë 106 mijë euro operacione estetike. Në moshën 6 vjeç vajza ime është operuar dhe mjekët i kanë dhënë 2 javë jetë nëse nuk bëhet ndërhyrje. Ka bërë edhe ilir meta një operacion në shëndetësor në 2013.

Nuk e ka paguar ai, e kam paguar unë "cash" dhe ai nuk e di as sa ka bërë. Ai nuk ka blerë asnjë një shishe ujë. Kam paguar unë çdo gjë. Shkollat, drita, ujë. I kam marrë edhe Ilir Metës në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë. Të më falë shumë Matilda Makoçi, Edi Rama, Gregor Rama. E ka deklaruar Edi Rama se kush ia ka paguar operacionin për kancer të të birit? A e ka hetuar SPAK këtë gjë? Nxjerr SPAK faturën faturën e një lipome të vajzës time, operacionin tim të kancerit në qafën e mitrës.

Nuk kam bërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë nuk do kisha turp ta thosha. Se sot po i bëjnë të gjithë. Kam bërë mirëmbajtje”, tha Kryemadhi.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Dalja e parë publike, Kryemadhi "hap zemrën" pas akuzës së SPAK: S'isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë publike për herë të parë për mediat pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta dhe vendosjes ndaj saj të masës “Detyrim Paraqitje”. Ajo tha se e ka parë shkarazi dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi nuk ishte më e qetë. Më tej, Kryemadhi shtoi se ajo ka dorëzuar në SPAK një dosje me rreth 5 mijë faqe që përmban një analizë rreth financave të saj.

"Nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për ta parë dosjen. Thirrjet e mia në SPAK kanë pasur lidhje me Erion Veliajn. Megjithatë për të respektuar një institucion kam qenë shumë korrekte. Përveç korrektësisë time si politikane dhe qytetare i kam çuar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe analizë financiare të familjes time. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe", tha Kryemadhi. 

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

DOSJA e SPAK: Meta dhe Kryemadhi kryen kirurgji në Vjenë e San Marino për të humbur peshë

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi. Në një pjesë të dosjes së publikuar nga "TopChannel", Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hetuar lidhur me kallëzimin e dorëzuar nga avokati Idajet Beqiri. Në kallëzimin e tij, Beqiri pretendon se në vitet 2014 – 2022, çifti Metaj-Kryemadhi, kanë marrë shërbime mjekësore dhe shërbime të kirurgjisë estetike për të humbur peshë dhe për të ndryshuar pamjen e jashtme. Shërbimet janë kryer në klinikën Private “Goldenes Kreuz Vjenë” nga mjeku G. P. dhe në San Marino, në klinikën “Casa di Cura Privata Domus Medica”.

"Sipas kallëzuesit, jo vetëm që kosto e këtyre shërbimeve mjekësore është e lartë, çka nuk justifikohet me të ardhurat e çiftit Metaj – Kryemadhi dhe si rrjedhojë nuk janë deklaruar në deklaratat vjetore të pasurisë të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por dhe burimet e financimit të tyre janë me shuma parash me origjinë korruptive. Veç kësaj, sipas kallëzuesit, këto lloj trajtimesh mjekësore, kërkojnë shpenzime të vazhdueshme, të cilat nuk mund të justifikohen me te ardhurat e çiftit. Në vijim nga ana e organit të akuzës është vendosur bashkimi i procedimit Nr.165 date 15.09.2022 me procedimin penal Nr.122 date 10.06.2022,"-bëhet me dije në dosjen e SPAK.

PJESË NGA DOSJA:

Ne datën 15.09.2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr.165 te vitit 2022.

Ky procedim ishte regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Idajet Beqiri i cili kallëzon shtetasit Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi se kanë kryer veprat penale “Fshehja e të ardhurave” e parashikuar nga neni 180 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” e parashikuar nga neni 245 i K.Penal, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e parashikuar nga neni 257/a i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Në kallëzimin e tij, kallëzuesi pretendon se në vitet 2014 – 2022, çifti Metaj-Kryemadhi, kanë marrë shërbime mjekësore dhe shërbime të kirurgjisë estetike, me qëllim humbjen në peshe dhe ndryshimin e pamjes së tyre. Shërbime të tilla sipas kallëzuesit ndër të tjera janë marrë ne Klinikën Private “Goldenes Kreuz Vjenë” nga mjeku G. P., në Kliniken “Casa di Cura Privata Domus Medica” në San Marino.

Sipas kallëzuesit, jo vetëm që kosto e këtyre shërbimeve mjekësore është e lartë, çka nuk justifikohet me të ardhurat e çiftit Metaj – Kryemadhi dhe si rrjedhojë nuk janë deklaruar në deklaratat vjetore të pasurisë të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por dhe burimet e financimit të tyre janë me shuma parash me origjinë korruptive. Veç kësaj, sipas kallëzuesit, këto lloj trajtimesh mjekësore, kërkojnë shpenzime të vazhdueshme, të cilat nuk mund të justifikohen me te ardhurat e çiftit. Në vijim nga ana e organit të akuzës është vendosur bashkimi i procedimit Nr.165 date 15.09.2022 me procedimin penal Nr.122 date 10.06.2022./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

SPAK konfirmon lajmin e ZËRI: Adrian Shatku u favorizua nga Meta-Kryemadhi, biznesmeni i pajisi me karta krediti

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Adrian Shatku dhe Ilir Meta

TIRANË- Në episodet e zbardhura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mbi të cilat janë ngritur akuzat për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është edhe çështja që përfshin Pirro Xhixhon, babain e Erisa Xhixhos, i cili është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

SPAK ka dalë në përfundimin se kur Ilir Meta ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, në vitin 2014, kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

“Burrë e grua kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat e pasurive nga të hetuarit,”- shkruan SPAK.

Këtu hyn Pirro Xhixho, i cili duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI). Ai mori porosi nga Meta dhe Kryemadhi dhe jo vetëm që ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. 

Por, për cilën kompani bëhet fjalë?

Në këtë pikë, SPAK ka konfirmuar një lajm të publikuar nga ZËRI më 3 shtator 2024, në të cilin zbulohej ‘agjenti sekret’, të cilin Meta e akuzoi si bashkëpunëtor të SPAK, përmes një deklarate për shtyp të bërë nga zëdhënësja e tij, Jasmina Memelli.

Në deklaratë, ‘agjenti’ identifikohej vetëm me inicialet A.Sh., ndërsa ZËRI zbuloi se bëhej fjalë për biznesmenin Adrian Shatku, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"Të gjithë ata që merren me këtë çështje, siç Presidenti Meta jua ka bërë të ditur ‘off-record’ bashkëpunëtorëve të Dum-Dumanit, e dinë shumë mirë se në krye të kësaj skeme është ish-bashkëpunëtori i Shërbimeve Jugosllave, A. SH., (emrin e të cilit nuk po e publikojmë për të mos dëmtuar hetimet e Dum-Dumanit), i arratisur nga Dibra në fund të viteve ’80 dhe i rekrutuar nga Shërbimet Jugosllave të kohës. Ky person është riaktivizuar në vitet 2000 me qëllim kompromentimin e Ilir Metës dhe të personave të afërt me të duke përdorur lidhje gjoja farefisnore. Ai ka kryer një veprimtari të mirëfilltë agjenturore duke arritur të kompromentojë njerëz pranë Presidentit Meta, faktet për të cilat ata i dinë dhe i kanë në dispozicion, siç janë personat, E. B., J. M., dhe të tjerë,"- deklaroi zëdhënësja e Metës.

ZËRI raportoi gjithashtu se në sitën e SPAK janë edhe disa kontrata që Shatku ka përfituar nga institucionet shqiptare, përfshirë këtu AKEP, përmes kompanisë së tij, UNIFI HOLDING Dega Shqipëri. Degë e UNIFI HOLDING, pronë e Shatkut, kjo kompani erdhi në Shqipëri në vitin 2009 ku prezantoi një sërë projektesh ambicioze.

Kjo kompani, me administratorë dy të afërmit e Adrian Shatku, Florian dhe Enkeleda Shatku u largua në gusht të vitit 2018, kur socialistët kishin larguar nga AKEP Pirro Xhixhën e ish-LSI dhe drejtuesi i ri kishte urdhëruar inspektim.

Në përfundim të hetimit administrativ, AKEP gjobit “Unifi-dega Shqipëri” me 50 milionë lekë.

Ishin pikërisht lidhjet e forta të Shatkut ato që kishin bërë të mundur që aktiviteti i tij në Shqipëri të zgjerohej me sukses. Në vitin 2010, një vit pas ardhjes në vend, qeveria Berisha miratoi vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtare me fibër optike Bari-Durrës, ku studimi iu dha UNIFI-t. Që nga viti 2017, pasi projekti u shty disa herë, nuk ka më asnjë njoftim zyrtar se çfarë u bë me këtë studim që do të duhet të realizonte UNIFI dega Shqipëri. 

Por kush e mbrojti Shatkun në AKEP? Në vendimin për gjobitjen, AKEP deklaron se “kontrolli mbi këtë kompani nisi për shkak se ajo nuk ishte kontrolluar për më shumë se tre vjet”. Kjo fjali i drejtohet ish-kreut të AKEP, Pirro Xhixha, babai i deputetes Erisa Xhixho i cili e kishte nën kontroll aktivitetin e UNIFI. 

Tashmë i gjithë episodi është zbardhur dhe nga vetë SPAK./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

U prangos së bashku me Ilir Metën, sekretari i PL-së me qese në dorë për të vizituar kryetarin në qeli

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Artemis Peca

TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ishte i pranishëm në momentin e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, pasi ai ishte shoferi i tij. Ndërsa, sot në mëngjes ai është shfaqur para burgut 302 në kryeqytet, ku po mbahet Meta. Ai është parë të futet në instuticion me një qese në dorë.

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Artemis Peca në burgun 302

Pas arrestimit të ish-presidentit, Peca tha se ata u trajtuan në mënyrë çnjerëzore, pasi u nxorrën me forcë nga makina e tyre dhe se efektivët e policisë ishin të armatosur. Më tej ai tha se Policët ishin të çakorduar dhe ushtruan dhunë psikologjike ndaj tij.

Ilir Meta u arrestua dje në zonën e Laprakës teksa po kthehej për në Tiranë nga Kosova. Burime për Pamjet e arrestimit të Metës janë nxjerrë në media, e duket qartë momenti kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij.  Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.  Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. Pas ngjarjes kanë ardhur edhe reagimet e para. Opozita lajmëron protestë në datën 29 tetor, ndërsa nga maxhoranca nuk ka asnjë reagim. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Çfarë do deklarojë? Monika Kryemadhi kërkon mediat në Kuvend

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi do të flasë. Një ditë pasi Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngriti akuza ndaj saj, bashkëshortit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, Kryemadhi ka kërkuar mediat tek Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë. Në orën 12.00, ajo ka vendosur që të japë një deklaratë dhe t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që i shoqi Ilir Meta (edhe pse në proces divorci) është aktualisht në qeli. 

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i pashmangshëm! Kreu i PL del nesër në gjyq

7 MUAJ ME PARE

Një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, Ilir Proda takon kreun e SPAK Altin Dumanin

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një dite pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Drejtori i Përgjithshë i Policisë së Shtetit është takuar me Kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Bëhet me dije se në këtë takim ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër korrupsionit.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.   

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", njofton Policia.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

U arrestua dje, Meta pritet të dalë nesër në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, çfarë pritet të ndodhë me presidentin e PL-së

 

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Ilir Meta

 

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Iliri Meta pritet të dalë nesër më gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij “arrest me burg”. Pas seancës gjyqësore Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet që të dalë sot në një deklaratë për mediat, ku do të japë informacione rreth orës që do të mbahet seanca gjyqësore.

Ilir Meta u arrestua dje në zonën e Laprakës teksa po kthehej për në Tiranë nga Kosova. Burime për Pamjet e arrestimit të Metës janë nxjerrë në media, e duket qartë momenti kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij.  Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.  Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. Pas ngjarjes kanë ardhur edhe reagimet e para. Opozita lajmëron protestë në datën 29 tetor, ndërsa nga maxhoranca nuk ka asnjë reagim.  

Por kush është Ilir Meta?

Aktiv në politikë që nga viti 1990, Meta konsiderohet në vend si një nga figurat kryesore politike shqiptare pasi i ka mbajtur të gjitha postet kryesore. Ka qenë deputet, kryeministër, kryeparlamentar dhe së fundmi, president i vendit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, Blushi: Skuadra terroriste që rrëmbeu presidentin do ndëshkohet pa mëshirë

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se anëtarët e ‘skuadrës terroriste’ që arrestuan Metën do të identifikohen. Më tej, Blushi shprehet se ata do të ndëshkohën pa mëshirë dhe se PL është duke mbledhur informacione rreth identitetit të tyre.

Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi! Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat! Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet! Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart. Askush nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”, shkruan Blushi.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Dil nga makina!”, dalin pamje të reja nga momenti i arrestimit të Ilir Metës

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Momenti i arrestimit të Ilir Metës

TIRANË- Tjera pamje janë publikuar nga momenti i arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme. Sipas një video të publikuar në rrjetin social “TikTok”, mjeti me të cilin Meta po vinte për në Tiranë është rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë të maskuar dhe i kërkojnë atij të dalë nga makina.

Gjithashtu dëgjohet që efektivët e Policisë, i kërkojnë qytetarit të heqë telefonin.


Sipas disa pamjeve të publikuara më parë të siguruara nga “Zëri” fillimisht është nxjerrë nga makina shoferi i Metës, i cili edhe ka tentuar që të bëjë rezistencë. Ndërkohë që Meta, i cili ishte ulur në sendiljen e pasme, është tërhequr zvarrë nga makina e tij. Ky i fundit dallohet qartë pasi ka veshur një bluzë ngjyrë të gjelbër, teksa efektivët e shtrijnë në tokë. Raportimet paraprake janë se Meta ka tentuar që të bëjë rezistencë. Kjo gjithashtu u konfirmua nga Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm se ish-presidenti nuk zbatoi vendimin e Gjykatës dhe për këtë arsye, agjentët u detyruan të përdorin forcë. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Policia u detyrua të kryente detyrën duke përdorur forcën

Arrestimi me forcë i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ishte i
Ervin Hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe për akuzat që u bënë ndaj Policisë së Shettit se ka përdor forcë në momentin e ndalimit. Ai tha se efektivët e Policisë u detyruan të përdonin forcën, pasi ish-presidenti kundërshtoi vendimin e Gjykatës.

Ministri tha se Policia kreu detyrën e saj, pasi jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë ndiqet i njëjti protokoll ndalimi. Hoxha shtoi se kur Policia e Shtetit merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.

“Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit. Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë. Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes. Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi. Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes. Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre. Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor. Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi. Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua.

Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici. Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij. Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm. Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese! Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit. Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.

Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg. Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte”, tha ministri Hoxha.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB