LIVE UPDATES

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i ndërtimit, vdes te Trauma! Policia nuk gjen gëzhoja, as kamera s'e kapi autorin

➤ Atentat në Tiranë. ➤ Vritet me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi. ➤ Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme, në rrugën "Faik Konica". ➤ Sipas të dhënave të deritanishme, kamerat e sigurisë nuk e kanë kapur autorin e vrasjes. ➤ Familjarët e të ndjerit thonë se 52-vjeçari nuk kishte asnjë konflikt. ➤ Reçi ka qenë punonjës i Gardës së Republikës dhe i Shërbimit Informativ të Shtetit. ➤ Viktima kishte bërë një kallëzim për konflikte pronësie, por nuk ka pasur të dhëna kriminale. Biznesmeni ishte duke folur në telefon në momentin kur u qëllua me plumb në kokë.

6 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Tiranë, viktima po fliste në telefon në momentin e sulmit

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Eduart Reçi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi. Gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha, tha se viktima kishte bërë një kallëzim për konflikte pronësie, por nuk ka pasur të dhëna kriminale. Sipas Hoxhës, biznesmeni ishte duke folur në telefon në momentin kur u qëllua me plumb në kokë.

“I ndjeri kishte bërë një kallëzim për konflikt pronësie. Nuk ka pasur të dhëna kriminale. Viktima ishte në telefon në momentin e sulmit,”- tha Hoxha.

Kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë kapur për asnjë moment autorin e atentatit, por vetëm viktimën. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndaj mëngjesin e sotëm, agjentët e krimeve u rikthyen në vendin e ngjarjes dhe nisën edhe njëherë riekspertimet.

Çështja është regjistruar si vrasje me paramendim dhe nga detajet e para raportohet se është qëlluar me pistoletë, por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë kryer edhe me një snajper, ose nga një armë zjarri e pajisur me dylbi.

Megjithatë, për momentin Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, por është mjaftuar me një njoftim paraprak, i cili u shpërnda mbrëmjen e djeshme. /ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Nuk gjendet as gëzhoja…/ Pamjet e ekzekutimit të ndërtuesit në Tiranë, Policia në dyshime, u qëllua me snajper apo pistoletë?

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Vrasja e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi po hetohet, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori. Kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë kapur për asnjë moment autorin e atentatit, por vetëm viktimën. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 52-vjeçari është i shtrirë në tokë pasi ka marrë një plumb në kokë. Por në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndaj mëngjesin e sotëm, agjentët e krimeve janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur edhe njëherë riekspertimet. 

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Viktima i shtrirë në rrugë

Çështja është regjistruar si vrasje me paramendim dhe nga detajet e para raportohet se është qëlluar me pistoletë, por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë kryer edhe me një snajper, ose nga një armë zjarri e pajisur me dylbi.

Megjithatë, për momentin Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, por është mjaftuar me një njoftim paraprak, i cili u shpërnda mbrëmjen e djeshme./ZËRI 

7 MUAJ ME PARE

ME FOTO- Ky është biznesmeni i ndërtimit që u ekzekutua mbrëmë me plumb në kokë, agjentët e krimeve rikthehen në skenën e krimit

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Eduart Reçi

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës biznesmeni Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë. Edhe pse luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, 52-vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. ZËRI ka siguruar foton e viktimës, baba i dy fëmijëve.

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Eduart Reçi

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën 'Faik Konica'. Pikërisht në atë zonë, firmë e tij e ndërtimit "ELGM" kishte ndërtuar disa pallate.

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Firma e ndërtimit

Por po ashtu është mësuar se më herët Reçi ka qenë drejtor në institucionin e Shërbimit Informativ Shqiptar. Por sipas familjarëve të tij, viktima nuk ka pasur konflikte me askënd. Megjithatë, hetimet për kapjen e autorit kanë nisur. Ndaj sot në mëngjes, agjentët e krimeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë kthyer në vendngjarje, aty ku u ekzekutua Eduart Reçi./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Atentati në Tiranë/ Biznesmeni Eduart Reçi ka qenë drejtor në SHISH, kamerat kapën vetëm zhurmën...jo autorin!

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë mësur lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Eduart Reçit. Sipas të dhënave të deritanishme, mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Por nga pamjet nuk është kapur fytyra e autorit, por vetëm dëgjohet e shtëna dhe është filmuar momenti kur 52-vjeçari bie në tokë. 

Pamje të tjera nuk ka për shkak të errësirës. Ndërkohë që në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për ndonjë përplasje të të ndjerit me persona të tjerë. Po ashtu, sipas tyre, Reçi nuk u ka folur kurrë për konflikte, kështu që pista e hetimit është ende e paqartë. Por grupi hetimor është foksuar edhe tek puna e të ndjerit me firmën e ndërtimit. Gjithashtu është zbuluar se viktima më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH, por edhe pjesë e Gardës së Republikës.

52-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej në banesë, pikërisht pranë disa pallateve që i kishte ndërtuar vetë. Reçi ishte i vetëm dhe mesa duket, autori e ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka përfituar nga momenti kur e ka gjetur të ‘pambrojtur’ për ta sulmuar me armë zjarri. Edhe pse mori një plumbë në kokë, 52-vjeçari luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që të shpëtonte dot./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Atentat në Tiranë/ U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë në spital biznesmeni Reçi 

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një atentat tronditi Tiranën në mesnatë! Biznesmeni Eduart Reçi u qëllua me një plumb në kokë teksa ishte pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica”. Sipas të dhënave të deritanishme, Policia e Shtetit ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonë, që kanë kapur të shtënat, por edhe momentin kur biznesmeni është rrëzuar në tokë.

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Qëllohet me plumb në kokë një person në Tiranë

Atentat në Tiranë! Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i
Foto illustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një person është qëlluar me plumb në kokë. Personi, i identifikuar si Eduart Reçi, është gjetur i shtrirë në tokë në rrugën e Elbasanit.

Ai është qëlluar pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Por ende nuk dihet gjendje e tij shëndetësore. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacione zyrtare lidhur me atë që ka ndodhur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.

Poll

MOS HUMB