Pas 8 orësh debate, përfundon mbledhja e Komisionit Hetimor, Beqaj nuk dëshmoi

TIRANË- Komisioni Hetimor i Shëndetësisë është mbyllur pas 8 orësh debate dhe tensione në mbledhje. Kryetarja Albana Vokshi dhe nën kryetari Plarent Ndreca vendosën ta përfundonin me kaq mbledhjen, por do ta vazhdojnë nesër në orën 10:30, po me të njëjtin rend dite.
Për shkak të debateve të zhvilluara, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk arriti të dëshmojë në mbledhje. Ai kërkoi të bëj një prezantim me PowerPoint, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Partia Demokratike. Kjo shkaktoi debate të ashpra në Komision me socialistët që akuzuan opozitën se po e ndalonte atë të fliste.
Pas kësaj, mbledhja e komisionit u karakterizua nga debate të shumta veçanërisht mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, ku nuk munguan as akuzat personale mes njëri-tjetrit. Mbledhja u ndërpre disa herë për shkak të debateve të shumta dhe mos dakordësisë mes anëtarëve të Komisionit. Mandati i Komisionit përfundon të enjten, ku opozita kërkoi një shtyrje të afatit, pasi kanë munguar disa nga dëshmitarët. Por, socialistët e kundërshtuan këtë kërkesë duke thënë se është shtyrë disa herë.
Deri më tani, Komisioni Hetimor ka shtyrë dy herë afatet e tij, por opozita insiston që të dëshmojë edhe kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. /ZËRI
Debate te “Shëndetësia”/ ‘Je hitleriane’, Ndreca përplasjet me Vokshin: Mos ma ndërprit fjalën!

TIRANË- Sot pritej që të jepte dëshminë e tij ish-minitsri i Shëndetësisë Ilit Beqja në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, por kjo mbledhje u karakterizua nga debate dhe tensione.
Nënkryetari i Komisionit Plarent Ndreca, u përplas me kryetaren Albana Vokshi, ku e quajti dhe këtë të fundit hitleriane.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Të fillojë ta lexojë si deklaratë.
Ndreca: Ti vetëm PoëerPoint ke problem, apo thua ta deklarojë.
Vokshi: Uroj të fitosh ca pikë dhe të shpëtosh ca halle të tua që ky komision nuk t’i zgjidh dot ca halle personale
Ndreca: Lërini këto intimidime se s’të ecin. S’kam asnjë hall.
Vokshi: Ke një mal me halle dhe ca tjera që po të vijnë.
Ndreca: Je bolshevike, ke formim bolshevik
Vokshi: Ti je vjen nga Partia Komuniste, unë vij nga Partia Demokratike.
Ndreca: Ti mund te vish nga PD, po aty ka bolshevik, dhe një nga ato je ti. Je kthyer në drejtuese hitlerjane që do t’i imponohesh komisionit. Do të bësh hetimi gestapoje. S’ke për t’iu imponuar vullnetit të shumicës. Jemi të vendosur që Beqaj të flasë të vërtetën që ai mendon. Ti ke frikë nga PoëerPoint i tij.
Vokshi: Zoti i pandehur mbarove. Ik bëj një kapele dhe hajde. Mos ma ngri zërin.
Ndreca: Pse mos ta ngre zërin, kush je ti. As s’të njoh fare, as të llogaris fare.
Vokshi: Jam kryetare. 5 minuta pushim të qetësohet.
Ndreca: Fjalën mos ma ndërprit. Dhunë ndaj mazhorancës nuk ushtron dot. Nuk i imponohesh dot mazhorancës. /ZËRI
FOTO- Zbulohet prezantimi që Beqaj do të paraqiste përmes PowerPoint te Komisioni i Shëndetësisë

TIRANË- Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka vijon prej 5 orësh me debate, pasi opozita nuk pranon që ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të dëshmojë me një prezantim PowerPoint. Më poshtë keni kërkesën e avokatit të Ilir Beqajt dhe pamjet që duhej të paraqiteshin në monitor.
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë ka vijuar prej orësh me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Po ashtu, kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka ndaluar ish-ministrin Ilir Beqaj të jap dëshminë e tij përmes një prezantimi poëer-point. Avokati Ermal Yzeiraj i ka dërguar një email Komisionit të lejohet prezantimi i Beqaj, pasi nuk është i ndaluar me ligj.






E-mail i dërguar nga avokati i ish-ministrit:
Lënda: Kërkesë për marrjen paraprakisht nga Komisioni të një vendimi të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën e bërë nga z. Ilir Beqaj për asistencë teknike gjatë dëshmisë së tij të datës 12.11.2024.
Drejtuar: Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Nr. 4, Tiranë, Shqipëri
Anëtarë të Komisionit:
Znj. Albana Vokshi
Z. Edmond Spaho
Znj. Edona Bilali
Z. Ilir Metaj
Z. Ilirian Pendavinji
Znj. Ina Zhupa
Z. Klevis Xhoxhi
Znj. Klodiana Spahiu
Znj. Milva Ekonomi
Z. Petrit Vasili
Z. Petro Koçi
Z. Plarent Ndreca
Z. Saimir Korreshi
Z. Xhelal Mziu
Znj. Zheni Gjergji
E nderuar Komision,
Sot më datë 11.11.2024, ora 16:47 PM, përmes një email-i zyrtar të dërguar me porosi të Kryetares së Komisionit Hetimor, znj. Albana Vokshi, unë, Av. Ermal Yzeiraj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z. Ilir Beqaj, jam njoftuar për refuzimin që i është bërë kërkesës së z. Ilir Beqaj për marrjen paraprakisht nga Komisioni të masave teknike për mundësimin e paraqitjes nga z. Beqaj të dëshmisë së tij edhe në rrugë elektronike me PoëerPoint, thjesht me arsyetimin si më poshtë:
"I nderuar zoti Yzeiraj, Me porosi të Kryetares së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi, zonjës Vokshi, ju bëjmë me dije se dëshmitari vjen në mbledhjen e Komisionit Hetimor për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, me qëllim ndihmën e hetimit parlamentar dhe jo për të bërë prezantime, sepse nuk është konferencë/seminar. Ilir Beqaj është dëshmitari dhe u përgjigjet strikt vetëm pyetjeve të anëtarëve. Faleminderit! Ditë të mbarë."
Duke e konsideruar këtë vendim individual të Kryetares së Komisionit si një vendim të marrë jo në përputhje me kompetencat e saj, të përcaktuara në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, dhe njëkohësisht si një vendim të marrë në shkelje të kompetencave ekskluzive të Komisionit si organ kolegjial, në mbrojtje të cenimit të hapur që i është bërë në rastin konkret të drejtave legjitime procedurale të z. Ilir Beqaj si dëshmitar në këtë proces, kërkoj nga Komisioni marrjen në shqyrtim dhe aprovimin e kërkesës sonë teknike për mënyrën e paraqitjes së dëshmisë së z. Ilir Beqaj para Komisionit edhe në rrugë elektronike, bazuar në argumentet si më poshtë:
Së pari, më lejoni t’ju vë në dukje që, në rastin konkret, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i kolegjialitetit në vendimmarrje”. Sipas përcaktimeve të bëra në nenin 13 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, vendimet që lidhen me administrimin e provave dhe materialeve të tjera, si dhe mënyrën e dhënies së dëshmisë, duhet të merren me një “vendim të ndërmjetëm” nga shumica e anëtarëve të pranishëm të Komisionit. Në rastin konkret, vendimi për të ndaluar përdorimin nga dëshmitari të materialeve mbështetëse si PoëerPoint nuk mund të merret njëanshmërisht nga Kryetarja e Komisionit, por vendimmarrja në këtë rast kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen dhe aprovimin kolegjial të anëtarëve të Komisionit.
Së dyti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i procesit të rregullt ligjor”. Ligji kërkon që çdo vendim lidhur me pyetjen e dëshmitarit të merret nga Komisioni Hetimor, përmes një vendimi të ndërmjetëm, duke respektuar të drejtën e dëshmitarit për një proces të rregullt. Vendimi i njëanshëm nga kryetarja bie ndesh me këtë parim procedural.
Së treti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i ushtrimit të kompetencave të caktuara me ligj”. Referuar përcaktimeve të bëra në nenin 10 dhe 13 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, Kryetarja e Komisionit nuk ka asnjë kompetencë apo fuqi juridike për të kufizuar mënyrën e paraqitjes së dëshmisë nga dëshmitari, pa pjesëmarrjen në vendimmarrje të anëtarëve të tjerë të Komisionit. Kryetarja e Komisionit ka për detyrë drejtimin e punimeve të Komisionit, por jo të shmang procedurën e marrjes nga Komisioni të një vendimi të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën për asistencë teknike gjatë dëshmisë të bërë nga dëshmitari z. Ilir Beqaj.
Së katërti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, janë cënuar haptazi të drejtat procedurale të z. Ilir Beqaj si dëshmitar për të paraqitur para Komisionit, në mënyrën/formën që ai e gjykon si më të përshtatshme: deklaratat e tij paraprake në lidhje me pyetjet, përgjigjet e tij në lidhje me pyetjet, si dhe provat dhe materialet që ai mendon se mbështesin dëshminë e tij dhe i shërbejnë punës hetimore të Komisionit.
Theksojmë që bërja e një kërkese të tillë teknike nga ana e z. Ilir Beqaj, për shoqërimin e dëshmisë së tij edhe përmes mjeteve elektronike (në PoëerPoint), është një praktikë e njohur dhe e aplikuar rëndom edhe në komisione të tjera të ngjashme parlamentare, si p.sh. në rastin e Komitetit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me objekt: "Cambridge Analytica and the Future of Data Privacy". Ndërkohë, vetë Kryetarja e Komisionit, në seancat e mëparshme, ka lejuar dëshmitarët e tjerë të flasin pa ndërprerje për më shumë se 45 minuta, madje edhe me prezantime elektronike.
Me respekt, Av. Ermal Yzeiraj
/ZËRI
“E sollët Beqajn me pranga për show”, Vokshi debate me Koçin: Ai është në pozitë delikate

TIRANË- Në Komisionin Hetimor për Sterilizimin ka pasur sërish debate në lidhje me dëshmitë. Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi tha se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duhet të japë dëshminë e tij, qoftë edhe përmes një prezantimi power-point, pasi kjo është brenda ligjit.
Por, kryetarja e Komisionin Albana Vokshi tha se dëshmia e Beqajt nuk mund të bëhet me prezantim me power-point. Vokshi akuzoi socialistët se atyrë po i vjen keq për një hajdut.
Plarent Ndreca: Doni të shkoni në një agjendë që keni përcaktuar. Po merreni me individë, jo çështje.
Albana Vokshi: Ju kishit përgatitur këtë skenar.
Petro Koçi: Duhet të dëgjojmë Ilir Beqajn, pasi është në pozitë delikate.
Albana Vokshi: Të vjen keq se ka vjedhur? Është kapur duke vjedhur në fondet e BE. E sollët Beqajn me pranga për të bërë shou.
Petro Koçi: Ne jemi në favor të ligjit. Kushdo që ka bërë gjëra antiligjore, le të dënohet. Ne nuk jemi gjykatë. Parti policore jeni ju. Në krye të partisë keni një kryepolic. Nuk kemi sjellë asnjë njeri ne në pranga. Zotëria ka ardhur me pranga, për shkak të situatës ku ndodhet. Ti mund të kesh dëshirë të vijnë dhe deputetët e PS këtu me pranga, por kjo nuk është me dëshirë. Ligji nuk e ndalon që deklarata të jetë e shoqëruar me foto, video. Mos e prishni për çështje teknike.
Albana Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me power-point.
Edmond Spaho: Ju nuk doni që në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të vijë Edi Rama, që ka firmosur për koncesionin e Sterilizimit. /ZËRI
Beqaj zihet me Vokshin: Mua mos më thuaj "i shkreti", nuk ta zgjidh dot hallin që ke...

TIRANË- Ka sërish përplasje mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. E gjitha nisi pasi kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt si "i shkreti". Pasi dëgjoi termin, ky i fundit ndërhyri dhe i kërkoi që të mos e përdorte më ndaj tij dhe kështu në sallë nisi një debat i ri. Kur Vokshi lajmëroi se do të niste pyetjet, ndërhyri nënkryetari Plarent Ndreca, i cili i kërkoi Beqajt që të mos i përgjigjej asnjë pyetje. Kështu me vendim të Vokshit, mbledhja u shtu për 30 minuta.
DEBATI NË SALLË:
Beqaj: Më keni akuzuar si hajdut
Vokshi: E ke gabim, nuk e kam thënë vetëm në Komision. Unë kam 10 vjet që e them
Beqaj: Sot kam ardhur për t'u përgjigjur si dëshmitar. Jam konsultuar me avokatin, deklaratën dua ta ilustroj.
Vokshi: Nuk kemi infrastrukturë!
Beqaj: Tani regjinë nuk e di unë kush e ka këtu.
Vokshi: A do e bëni deklaratën? Nëse nuk e bëni, unë do vazhdoj me pyetjet.
Beqaj: Do ta bëj deklaratën. E kam lexuar ligjin
Vokshi: Ne e kuptuam skenarin tuaj, por më vjen keq për atë të shkretin që po e keqpërdorni.
Beqaj: A ka mundësi atë fjalën "i shkreti" të mos e zësh në gojë për mua? Boll ke 8 muaj që më vë epitete.
Vokshi: Po si ta them?!
Beqaj: Fare nuk kam nevojë për asnjë konsideratë personale për mua.
Vokshi: Gjynah pra! Ta them kështu
Beqaj: Asnjë fjalë mos thuaj, zoti dëshmitar më thuaj. Hallin tënd nuk ta zgjidh dot unë. Ta kam thënë edhe në 2016 dhe po ta them edhe tani.
Vokshi: Hallet e mia unë i zgjidh vetë.
Ndreca: Ju nuk do i përgjigjeni asnjë pyetje pa marrë vendim Komisioni./ZËRI
Beqaj thirrje Vokshit: Dua të tregoj në ç'gjendje skandaloze ishte autoklava. Vokshi: Ç’më duhen mua?!

TIRANË- Për më shumë se dy orë vazhdon debati në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon prezantim me "Powerpoint", ndërkohë kjo kërkesëështë refuzuar nga opozita.Për materialet që Beqaj ka me vete, Vokshi kërkon që t'i kalojnë për administrim Komisionit Hetimor. Ndërsa Beqaj ngul këmbë dhe kërkon që të tregojë se në vitin 2014, autoklavat i ka gjetur në gjendje skandaloze.
PJESË NGA DEBATI:
Beqaj: Kam paraqitur një kërkesë proceduriale. Prandaj thashë do të flasë avokati, jo unë.
Vokshi: Mu përgjigjët ju. Nëse keni deklaratë ma jepni. Unë zbatoj ligjin.
Beqaj: Dua të tregoj në çfarë gjendje skandaloze ishte autoklava që gjeta unë në vitin 2014. Bëra një kërkesë të flasë avokati. Ju nuk e latë. Ndërkohë pashë dje që latë avokatin e zotit Rrapaj të flasë. Deklarata thuhet deklaratë e kontekstualizuar.
Vokshi: Nëse doni të bëni deklaratë apo doni të vazhdoni me pyetjet. Ose bëni deklaratën dhe vijojmë. Ç’më duhen mua, mi jepni dhe i administrojmë ne. Jepini fjalën avokatit për të shpjeguar kërkesën proceduriale. Ose vijojmë me pyetjet dhe ju hiqet e drejta e deklaratës./ZËRI
Ilir Beqaj s'i zë besë ujit të Kuvendit, nxjerr të vetin nga çanta

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili doli për pak orë nga qelitë e burgut për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe "Check-up", duket se nuk i zë besë Kuvendit të Shqipërisë. Pasi hoqi prangat dhe nxorri nga çanta e tij dosjet që do i përdorë gjatë dëshmisë së tij, Ilir Beqaj kishte dhe ujë me vete. Madje në një moment nxjerr dy shishe ujë nga çanta e tij, një për vete dhe një tjetër për avokatin e tij. Pasi nxjerr shishet, largon ato që i janë vendosur para nga punonjësit e Kuvendit.
Por pse vallë? Shije personale për 'brand-in' e ujit, apo shenjë kujdesi?/ZËRI
Beqaj do prezantim me "PowerPoint"/ Ndreca përplasjet me Vokshin, socialisti: Vendosim ne se jemi shumicë

TIRANË- Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për të bërë mbrojtjen e tij me "PoëerPoint" ka shkaktuar debate në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Kërkesa u dorëzua nga avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj. Por sapo ndodhi u rrëzua nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi. Vendimi u kundërshtua nga nënkryetari Plarent Ndreca, e kështu mes palëve nisi një përplasje e re. Për të diskutuar jashtë 'syve' të kamerave, Vokshi lajmëroi disa minuta pushim nga mbledhja, e cila nuk ka rinisur ende.
PJESË NGA DEBATET:
Ilir Beqaj: Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.
Albana Vokshi: GJK e ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.
Plarent Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.
Ilir Beqaj: Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të të informuar publikun. Edhe unë dua të në një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur.
Albana Vokshi: Ju lexova të drejtat që jep ligji. Kodi i procedurës penale sikurse me çdo dëshmitar tjetër ka patur, brenda të drejtave që ligji përcakton, pa humbur kohë do doja të kalojmë te deklaratë e kontekstualizuar paraprake dhe sa më konçize. Është një dëshmi që e kemi kërkuar dhe pyetjet janë të shumta
Plarent Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga dokumentacioni i ardhur nga SPAK.
Ilir Beqaj: E dyta, në vijim të asaj që kam mundur të ndjek nga komisioni dje, nga deputetët inicues është thënë për të informuar publiku. Ndaj dua të them për publikun me zë e figurë e shifra.
Albana Vokshi: Ne si komision respektojmë të gjitha të drejtat për një deklaratë të konstetualizuar paraprake.
Plarent Ndreca: Jemi njohur me një komunikim të kryetares me avokatin, jo në emër të komisionit.
Albana Vokshi: Jo nuk lejohet. Flas në emër të Komisionit.
Plarent Ndreca: Kërkesa e bërë nga zoti Beqaj përmes avokatit të tij...
Albana Vokshi: Edi Rama ka zgjedhur një person nën akuzë që ka edhe dëshmitarin. Nuk më impresiononi fare.
Plarent Ndreca: Ju po tentoni që të intimidoni njerëzit. Zoti dëshmitar ka për detyrë që të bëjë një deklaratë.Ky është mendimi i shumicës
Albana Vokshi: Ato deklarime të shkojë dhe t'i bëjë tek Gjykata.
Plarent Ndreca: Heqja e të drejtës për të folur është shkelje e rëndë e ligjit dhe e Kushtetutës së Shqipërisë. Do ta lini të flasë apo jo? Ju doni të flasë si doni ju? Ne duam ta dëgjojmë.
Albana Vokshi: Shkoni në Surrel, këtu jo.
Plarent Ndreca: Ne duam ta dëgjojmë.
Albana Vokshi: Kush je ti?
Plarent Ndreca: Ne jemi shumica, ne vendosim.
Edona Bilali: Po le ta lexojë...
Albana Vokshi: Ua Edona qetësohu se nuk e ke më në Shkodër. Do bëjë deklaratë atë që i lejon ligji, asnjë gradë më shumë. Pse nuk u hodhët kështu për të tjerët? I pari që guxoi ta kërkonte ishte Arben Ahmetaj dhe nuk iu lejua./ZËRI
Beqaj hyn për të dëshmuar në Komisionin për Sterilizimin: Dua të di kornizat, mos të më përdoren në gjyq

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj sapo ka hyrë në ambientet e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Me të hyrë në sallë, Beqaj ka nxjerrë nga çanta e tij disa dosje, ndërsa ka pasur edhe një kërkesë për Komisionin.
"Po, kam një deklaratë për të bërë. Dua të di nëse nga Gjykata ka një kornizë që nesër më pas të mos më përdoret në proceset gjyqësore,"-tha Beqaj në fjalën e tij.
MOMENTI ME VIDEO:
“Sterilizimi”/ Opozita kërkon shtyrjen e afateve: Rama e Nushi të dëshmojnë. PS kundër: Kryeministri vjen, ju jep leksione...

TIRANË- Opozita kërkon shtyrjen e punimeve në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të 'Check-up'. Duke marrë parasysh se afati është deri të enjten, më 14 nëntor, por ka ende shumë dëshmitarë që janë kërkuar dhe ende nuk janë marrë në pyetje, opozita kërkon shtyrje deri në 15 dhjetor. Edhe sot, njëjtë si dje, opozita kërkon që të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenen Vilma Nushi. Edhe sot, maxhoranca nuk ka ndryshuar qëndrim dhe është shprehur hapur kundër kërkesës së opozitës. Por, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi e ka bërë "fakt të kryer" dhe ka lajmëruar se kërkesën për shtyrjen e punimeve e ka dërguar në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend. Madje shtoi se shtyrjen do ta kërkojë pa afat tashmë, pasi i druhet faktit se personat që do të thirren për të dëshmuar, mund të presin përfundimin e afatit për t'ju shmangur Komisionit Hetimor.
DEBATI NË SALLË:
Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh. Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, ndaj duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.
Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e tij. Të vijë edhe Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, po vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.
Ilir Metaj: Harxhuam 2 orë kohë dje për të vonuar rendin e ditës dhe mesa duket këtë skenar keni edhe sot. Keni kërkuar shtyrjen për të disatën herë. Mbase keni vendosur të zgjasni komisionin edhe që të harroni për çfarë jeni mbledhur. Mbase doni të jeni këtu edhe në mandatin e 10 në opozitë. Nuk kemi faj ne që kohën për punë ju e konsumoni duke djegur karrige.
Albana Vokshi: Deklaratat politike bëji në Surrel. Fol për procedurë, për mandatet shko te PS apo në Surrel. Futu direkt në rolin që të kanë dhënë, aman
Ilir Metaj: Thuaj edhe një herë aman, do e thuash edhe një herë? Nëse doni leksione si fitohen zgjedhjet dhe si ndërtohet një shtet, mbase gjen kohë në axhendë të planifikojë një seminar workshop me ju. Të mos humbim kohë e të kalojmë në rendin e ditës.
Saimir Korreshi: Dua ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision./ZËRI
VD-Beqaj lë qelinë e burgut, mbërrin në Kuvend me pranga në duar

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, atje ku edhe pritet që të dëshmojë në Komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "ZËRI", Beqaj zbret nga furgoni i Policisë së Shtetit, i shoqëruar nga 3 efektivë. Teksa zbriste nga furgoni, ish-ministri kishte vendosur në duar një pallto, në mënyrë që kamerat të mos i kapnin prangat që kishte në duar.
MOMENTI ME VIDEO:
Pas pak Beqaj do dëshmojë para komisionit siç bëri dje edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Edhe ky i fundit, mori leje për të dalë nga burgu dhe për të dëshmuar për disa orë rresht në Komision./ZËRI
Sterilizimi/ Ish-ministri Beqaj thirret sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është dëshmitari që do të merret në pyetje sot në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi. Dëshmia e Beqajt pritet që të nisë në orën 10:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pasi ish-ministri ka marrë leje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me leje të posaçme, Beqaj do të lërë qelinë mëngjesin e sotëm dhe do të rikthehet në Kuvend për të shpjeguar rolin e tij si ministër në të dy koncensionet.
Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini.
Më 18 mars, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e 2 koncensioneve. Por aktualisht, Beqaj është në burg që prej datës 4 korrik, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Detyrë që e ka mbajtur pasi liroi postin si ministër i Shëndetësisë./ZËRI