LIVE UPDATES

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i “Sterilizimit”, Beqaj nuk u lejua të flasë

➤ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi duhet të mbyllet nesër. ➤ Kërkesa e opozitës për shtyrje të punimeve u refuzua nga Konferenca e Kryetarëve. ➤ Opozita donte më shumë kohë për të marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, mes tyre kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenen Vilma Nushi. ➤ Në mbledhje, ministri i Qeverisë për marrëdhëniet me Parlamentin, Tualant Balla tha se ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, por ka qenë kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi, ajo që ka zvarritur punimet. Në këto kushte, dëshmitë duhet që të mbyllen sot dhe nesër të përpilohen raportet që çështja të kalojë në seancë plenare. ➤Ndërkohë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj priti në holl për t'u futur në sallë. Ai ka qëndroi prej orës 10.30 të paradites në hollin e Kuvendit. ➤Beqaj kërkoi në Komision që të paraqisë dëshminë e tij përmes PowerPoint, por kjo kërkesë u refuzua nga opozita, e cila tha se nuk ka nevojë për “propagandë”.➤ Refuzimi i kërkesës së Beqaj solli debate të shumta ku mazhoranca kërkoi që atij t’i jepej e drejta të fliste. ➤Ndërsa, sot ish-ministri i Shëndetësisë shkoi në mbledhje me disa foto të printuara duke qenë se atij iu refuzua kërkesa për prezantimin me PoëerPoint. Madje dhe të shumëfishuara në përmasa dhe me to, do të bëjë "mbrojtjen" e tij në Kuvendin e Shqipërisë. ➤Gjithashtu Vokshi nuk hoqi dorë nga vendimi për të marrë në pyetje 3 shtetasit italianë. Pasi, Policia e Shtetit njoftoi Vokshin se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë, kryetarja propozoi që t'i dërgohet një shkresë autoriteteve italiane që të sigurojnë paraqitjen e tyre në Tiranë. ➤ Beqaj me leje të posaçme la qelinë dje dhe u rikthye në Kuvend për të shpjeguar rolin e tij si ministër në të dy koncensionet. ➤ Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

11 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i “Sterilizimit”, Beqaj nuk u lejua të flasë, çfarë ndodhi sot tek ‘Shëndetësia’

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Komisioni i Sterilizimit

TIRANË- Edhe kjo mbledhje e Komisionit Hetimor në Shëndetësi u mbyll me debate dhe akuza që të dyja palët politike bërën ndaj njëra-tjetrës. Edhe pse në këtë seancë ishte i thërritur si dëshmitar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir beqaj, ai nuk nuk u fut në sallë dhe nuk foli. Opozita kërkoi gjatë kësaj mbledhje që të shkonte në komision kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. Mbledhja u ndërpre disa herë për shkak të tensioneve në sallë, dhe kryetarja Albana Vokshi kërkoi që të shtyhej, por kërkesa u rrëzua nga Konferenca e Kryetarëve.

Mbledhja u kërkua pasi opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me qëllim që të thërrasë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenen, Vilma Nushi. Kërkesa e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila kërkoi më shumë kohë. 

Sipas saj, nuk ka kohë për të marrë në pyetje dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët; s'ka kohë për të zbardhur procesverbalet dhe po ashtu, nesër duhet të lexohet përmbledhja e raporteve përfundimtare të palëve. Por Partia Socialiste e kundërshtoi zgjatjen e afatit. Në mbledhje, ministri i Qeverisë për marrëdhëniet me Parlamentin, Tualant Balla tha se ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, por ka qenë kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi, ajo që ka zvarritur punimet.

“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë,”- tha Balla.

Në këto kushte, dëshmitë duhet që të mbyllen sot dhe nesër të përpilohen raportet që çështja të kalojë në seancë plenare.

Beqaj kërkoi në Komision që të paraqisë dëshminë e tij përmes PoëerPoint, por kjo kërkesë u refuzua nga opozita, e cila tha se nuk ka nevojë për “propagandë”. Refuzimi i kërkesës së Beqaj solli debate të shumta ku mazhoranca kërkoi që atij t’i jepej e drejta të fliste.

Ndërsa, sot ish-ministri i Shëndetësisë shkoi në mbledhje me disa foto të printuara duke qenë se atij iu refuzua kërkesa për prezantimin me PoëerPoint. Madje dhe të shumëfishuara në përmasa dhe me to, do të bëjë "mbrojtjen" e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu Vokshi nuk hoqi dorë nga vendimi për të marrë në pyetje 3 shtetasit italianë. Pasi, Policia e Shtetit njoftoi Vokshin se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë, kryetarja propozoi që t'i dërgohet një shkresë autoriteteve italiane që të sigurojnë paraqitjen e tyre në Tiranë.

Beqaj me leje të posaçme la qelinë dje dhe u rikthye në Kuvend për të shpjeguar rolin e tij si ministër në të dy koncensionet. Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini.

Më 18 mars, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e 2 koncensioneve. Por aktualisht, Beqaj është në burg që prej datës 4 korrik, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Detyrë që e ka mbajtur pasi liroi postin si ministër i Shëndetësisë. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e opozitës, s'ka shtyrje të afatit për "Sterilizimin"

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të hetimeve për koncensionet në Shëndetësi. Mbledhja u kërkua pasi opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me qëllim që të thërrasë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenen, Vilma Nushi. Kërkesa e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila kërkoi më shumë kohë.  

Sipas saj, nuk ka kohë për të marrë në pyetje dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët; s'ka kohë për të zbardhur procesverbalet dhe po ashtu, nesër duhet të lexohet përmbledhja e raporteve përfundimtare të palëve.

Por Partia Socialiste e kundërshtoi zgjatjen e afatit. Në mbledhje, ministri i Qeverisë për marrëdhëniet me Parlamentin, Tualant Balla tha se ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, por ka qenë kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi, ajo që ka zvarritur punimet.

“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë,”- tha Balla.

Në këto kushte, dëshmitë duhet që të mbyllen sot dhe nesër të përpilohen raportet që çështja të kalojë në seancë plenare./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Të dëshmojë Vilma Nushi”, Korreshi: Si dolën gratë me prostatë dhe burrat shtatzanë?

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Saimir Korreshi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka kërkuar që në Komision të paraqitet edhe kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. Korreshi tha se ka disa pyetje rreth Vilma Nushit për koncensionin e Check-Up, pasi si është e mundur që burrat i nxori shtatzanë dhe gratë me prostatë.

Ai bëri thirrje që Nushi të jetë prezente në Komision dhe t’iu përgjigjet pyetjeve.

Saimir Korreshi: Si kaloi nga cigarja të Chek-Up zonja Vilma Nushi? E para mua nuk më duket serioze që ju nuk thirrni një person që ka vjedhur 120 mln euro të qytetarëve shqiptarë. Nëse jeni komision serioz atëherë thërrite. Për Check-Up që nxori gratë me prostatë dhe burrat shtatzënë, pse një herë e kemi dëgjuar ne? Si i nxjerr Chek-Up jot burrat me barrë? Kam pyetje për t'i bërë. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Vijojnë debatet tek “Sterilizimi”, Spaho: Të dëshmojë Kryeministri dhe Vilma Nushi

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Edmond Spaho

TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi po vijoin sërish me tensione dhe debate. Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që në komision të jetë prezent dhe kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. Spaho tha se ai do t’i pyes ata për në lidhje me dy koncensionet e “Check-Up” dhe “Sterilizimin”.

Edmond Spaho: Ju lutem a do mbani qetësi, unë ju dëgjoj, me respekt. Kryeministri Rama dhe Vilma s’kanë pse të kenë frikë ne këtu do t’i pyesim për koncesionin e “Check-Up” dhe “Sterilizimin”. Do t’jua them edhe pyetjet që do t’iu bëj? Do t’i bëj një pyetje për koncesionin e “Check-Up” që si ka mundësi që një investim prej 345 milionë lekësh të shlyhet vetëm në periudhën mars-dhjetor 2015, dhe jo vetëm të shlyhet por edhe të kaloj në 5.5 milionë euro. Që ta kuptojnë edhe qytetarët, Vilma hodhi vetëm 5.3 milionë euro dhe fitoi 5.5 milionë në një koncesion 100 e ca milionë. Pra magjinojeni sa ka fituar ajo. Së dyti si ka mundësi që Vilma të paguhet nga qeveria për 200 mijë analiza të pakryera për periudhën 2015-2019 9 milionë euro. Si i janë dhënë Vilmës 9 milionë euro pa bërë punë? /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'Sterilizimi'/ Ndërpritet sërish mbledhja, Vokshi-Ndrecës: Një foto të nxori jashtë kontrollit, 5 minuta pushim

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Ilda Dhori dhe Albana Vokshi

TIRANË- Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ndërpre sërish pas debateve të ashpra që ndodhen në sallë mes opozitës dhe mazhorancës. Debatet e ashpra filluan pasi deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori nxori një foto të kryeministrit Edi Rama me biznesmenen Vilma Nushi, ku bëri thirrje që ata të paraqiten në komision për të dëshmuar.

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i

Më pas filloi debati me Plarent Ndrecën, i cili kërkoi që t’i fiket mikrofoni Dhorit. Pas debateve të ashpra, Vokshi kërkoi 5 minuta pushim.

Plarent Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni.

Albana Vokshi: Një foto është, shih ça ju bëri! E kupton

Ilda Dhori: Na duhen këta ne që shqiptarët të marrin vesh! Ju keni marrë peng Shqipërinë.

Plarent Ndreca: Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin.

Ilda Dhori: Jam duke folur.

Plarent Ndreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.

Albana Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.

Plarent Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje.

Albana Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku. Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

“Beqaj hyn me kuti”, Vokshi ankesa ndaj Gardës: Mua s’më lejohet një shishe parfumi

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

Kryetarja Albana Vokshi tha se ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj Garda ka bërë një trajtim të veçantë. Vokshi tha se ajo nuk është lejuar të futet me arfum në sallë, por me të ndodhi e njëjta situatë. Kryetarja tha se Garda atë e ka lejuar të hyj me një kuti dhe shkopinj në duar, ndërsa depuetët janë të ndaluar të bëjnë këto gjëra.

Albana Vokshi: Beqaj ka pasur takime speciale me deputetët e mazhorancës. Ka qenë i lirshëm të hyjë e të dalë, madje të bëjë ekspozita me foto. Një ngjarje e rëndë që kam njoftuar zyrtarisht kryetaren e Kuvendit, ministrin e drejtësisë, drejtorin e përgjithshëm të Gardës dhe ministrin e Brendshëm se Beqaj kur ka hyrë është lejuar të fusë në ambientet e kuvendit materiale të forta, që ne si deputet nuk na lejohet t’i fusim. Unë nuk jam lejuar të futem pa u kontrolluar çanta. Si mund t’i lejohet dikujt që nuk ka lidhje fare. Si mundet të jetë i preferuar një shtetas që vjen për të dëshmuar. I lejohet ajo që i ndalohet një deputeti. E kuptoni sa e rëndë është? Në sa mënyrë preferiencale duke shkelur rregulloren, të hyjë kush t’i ketë qejfi mazhorancës. Jemi të barabartë Kush është Beqaj që i hapin të gjithë dyert e kuvendit, kushdo njeri që ka dashur ta takojë. Ka ngelur vetëm t’i japim një drekë dhe një gotë vetë. Çdo stafi, garda, policia në dispozicion të ilir Beqajt. Mua më lejohet të fus parfumin, Beqajt i lejohet me drunj, shkopinj e kutia. Brenda kishte kuti të zezë, të metalizuar. E kanë kontrolluar atë, apo atij i lejohen të gjitha? Është skandaloze. E paprecedentë.

Ndreca: Shqetësime me nota të larta dramatike, shqetësime që nuk kanë lidhje me këtë Komision. Beqaj me të hyrë në Kuvend është njeri i lirë, është thirrur si dëshmitar. Mund të fusë çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë. Ne keni prova që është futur ndonjë gjë që nuk e lejon rregulloja…

Vokshi: Mua më ndalon Garda dhe u lejonka Ilir Beqaj, unë jam dhunuar fizikisht nga Garda, më kanë hedhur nga shkallët.

Ndreca: Nuk ka prova që është shkelur rregullorja, por nuk është çësshtje që I përket këtij komisioni. Thërrasim rendin e ditës, është antinjerëzore që mohojmë mundësinë dëshmitarit të thirrur nga ana jonë të flasë. Kanë pritur dhe gazetarët nga 48 orë për të dëgjuar Beqajn jo për ne.

Vokshi: Këtu në komision ai do trajtohet si çdo shtetasi tjetër, asgjë më shumë se çdo dëshmitari tjetër.

Ndreca: Je e frustuar nga zoti Beqaj, të shqetëson prania e tij në Kuvend. Mos devijo thelbin e diskutimit. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Sërish debate te ‘Shëndetësia’/ Spaho akuza socialistëve: Keni si qëllim ta paraqisni Beqajn si hero

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Albana Vokshi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ka nisur sërish me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita akuzoi mazhorancën se ata po pengojnë, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj të flasë në Komision. Sipas opozitës sociliastët në bashkëpunim me avokatin e Beqajt, po pengojnë Komisionin të bëj punën e tij.

Plarent Ndreca: E ndërpreve vetë mbledhjen ne kemi qenë në pritje tuaj. Çdo minutë që kalon është pengesë për rendin e ditës që kemi në këtë komision. Ka 29 orë që kemi ftuar një person dhe ai nuk po flet.

Albana Vokshi: E keni penguar ju, nuk keni dashur ju që ta lejoni, duke përdorur skenarë qe kishit ndërtuar ti me avokatin e Ilir Beqajt.

Edmond Spaho: Është e vërtetë që trajtimi i dëshmitarit që vjen nga qrelitë e burgut është e paparanueshme ai sillet si qytetarë i lirë dhe po përpiqen t’i krijojnë lehtësira.

Albana Vokshi: Garda smë ka lejuar të futem, më ka dhunuar fizikisht mua dhe deputetët e opozitës. Ato që mua më ndalon mua më kap dhe më hedh nga shkallët.

Edmond Spaho: A të mbaroj apo jo se kam kërkuar fjalën. Për këtë çështje do t’ju kërkoja si kryetare e Komisionit që t’i kujtoni Gardës detyrat e tyre. Dhe dje që qendruam nga ora 08:00 deri në 20:00, duket që ju e keni një qëllim. Për ta paraqitur si hero atë që ka çuar për rrush e kumbulla dhe ka futur në xhepin e vetë dy koncensione që jnë gati 250 milionë euro dhe tani doni të na e sillni dhe të bëjë propagandë këtu dhe t’i tregoj qytetarëve se çfarë mrekullirash ka bërë. Në një kohë që për këto dy koncensione është marrë I pandehur. Dhe po dëgjojmë dhe ato gazetarët qeveritarë që na keni vendosur dhe janë kundër opozitës, “opozita e pafatyrë, e pamoralshme” në vend që ta priste në heshtje dhe me respekt fatkeqin. Jo mo sështë fatkeqi ai, ai akuzohet si hajdut., Atë mbrojtjen ta bëjë në SPAK jo këtu. Këtu t’i përgjigjet pyetje tona jo shoë. Atë mbrojtjen ta bëjë në SPAK jo këtu. Nuk jeni ju që keni kërkuar komisionin, por ne. Pyesim ligjin dhe rregulloren e Kushtetutës, jeni bërë këtu si xhandarë. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Në mungesë të “PowerPoint”-it, Beqaj merr masa, printon foto 'gjigande'

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Ilir Beqaj

TIRANË- Kërkesa e tij për të bërë prezantim me "PowerPoint" shkaktoi debate në Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ndaj duket se Ilir Beqaj e ka zgjedhur zgjedhjen. Kësaj here, ish-ministri i Shëndetësisë i ka printuar fotot. Madje dhe të shumëfishuara në përmasa dhe me to, do të bëjë "mbrojtjen" e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

"Provat" që ka marrë me vete Beqaj:

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i

Beqaj paraqitet sot për herë të dytë para komisionit për shkak të debatit të djeshëm. Për më shumë se 9 orë, palët u përplasën pasi kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi dhe deputetët e tjerë të opozitës, nuk pranuan që Beqaj të bënte prezantimin me programin në kompjuter. Kështu që, mbledhja u shty për sot. I përgatitur se kërkesa e tij mund të rrëzohet sërish, Beqaj kësaj here duket se i ka marrë masat./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'S'janë në Shqipëri'/ Vokshi nuk heq dorë: Do i kërkojmë Italisë ndihmë për aksionerët e “Sani Service”

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Albana Vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Albana Vokshi duket se nuk heq dorë nga vendimi për të marrë në pyetje 3 shtetasit italianë. Sot, Policia e Shtetit ka njoftuar Vokshin se Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë.

Kështu që kryetarja propozoi që t'i dërgohet një shkresë autoriteteve italiane që të sigurojnë paraqitjen e tyre në Tiranë.

"Nuk janë në territorin e Shqipërisë, janë jashtë. Nëse vazhdojnë që të refuzojnë do të dërgojmë një shkresë tek autoritetet italiane dhe do të kërkojmë që këta shtetas të respektojnë ligjet e Shqipërisë për aq kohë sa kanë krijuar kompani shqiptare,"-tha Vokshi në fjalën e saj./ZËRI

7 MUAJ ME PARE

VD- Ilir Beqaj del sërish nga qelia, shkon në Kuvend...me kujdes tek prangat!

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është rikthyer edhe sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Pasi mbledhja e djeshme e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi dështoi ditën e djeshme, Beqajt i është dashur të dalë sërish nga qelia. Por siç duket nga pamjet e siguruara nga "ZËRI", edhe sot, Beqaj është siguruar që t'i fshehë prangat me një xhup dhe dosjen që mbante në duar.

MOMENTI ME VIDEO:

7 MUAJ ME PARE

Ilir Beqaj sot sërish në komisionin hetimor, pritet dëshmia e ish-ministrit

Më shumë se 20 orë debate, mbyllet Komisioni i
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të rikthehet sot në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, Sterilizimin dhe "Check-up". Pritet që sot, ndryshe nga dje, seanca për marrjen në pyetje të dëshmitarit kyç të zhvillohet pa debate mes palëve, të cilët dje u përplasën me njëri-tjetrin. E gjitha nisi sepse Beqaj kërkoi që deklaratën e tij ta bënte me "PowerPoint", kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi dhe opozita. Por maxhoranca ishte pro kërkesës së ish-zyrtarit të lartë, kështu që për më shumë se 9 orë, debati është zhvilluar vetëm për këtë çështje. Në fund, seanca u vendos që të shtyhej për sot, por nuk dihet nëse çështja e prezantimit të Beqajt është zgjidhur dhe si do ta bëjë ish-ministri deklaratën e tij. 

Megjithatë, edhe sot me leje të posaçme, Beqaj do të lërë qelinë  dhe do të rikthehet në Kuvend për të shpjeguar rolin e tij si ministër në të dy koncensionet. Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini.

Më 18 mars, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e 2 koncensioneve. Por aktualisht, Beqaj është në burg që prej datës 4 korrik, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Detyrë që e ka mbajtur pasi liroi postin si ministër i Shëndetësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB