Laboratori i drogës në Fushë Krujë/ Grupi hapi kompani për futjen e lëkurës së bagëtive, atje fshihej droga!

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me laboratorin e kokainës të zbuluar në Qerekë të Krujës. Grupi që merrej me blerjen e drogës në vendet e Amerikës Latine, ishte "kujdesur" edhe për mënyrën sesi do të sillej droga në vendin tonë. "TopChannel" bën me dije se anëtarët e grupit kanë hapur një kompani për futjen e lëkurës së gjethëve në vendin tonë.
Pikërisht në lëkurë ishte 'shkrirë' edhe lënda narkotike që në laboratorë rikthehej në gjendjen e saj fillestare. Kompania, emri i të cilës nuk bëhet me dije, ishte regjistruar në emër të një shtetasi që nuk ka asnjë precedent të mëparshëm penal. Por detaje të tjera ende nuk dihen.
Në Qerekë grupi kishte ngritur ambientin për përpunimin e drogës punonin një kolumbian dhe 2 venezuelianë, 3 “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. "Ekspertët e huaj" kishin për detyrë që vetëm të shfrytëzuar aftësitë e tyre për të "konvertuar" drogën, ndërsa financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Pra të mos u mungonte asgjë që mund t'u shkaktonte ndonjë problem me drogën./ZËRI
SPAK godet! Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në Fushë Krujë, 10 të arrestuar

TIRANË- Hetimi ka nisur që në 2023, por dje në vendin tonë u zbulua një laborator kokaine! SPAK ka "zbërthyer" një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Droga prodhohej atje dhe më pas trafikohej deri në Shqipëri, ku përpunohej për tregun europian! Në laboratorin e kokainës, në Qerekë janë arrestuar 7 shqiptarë dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, një kolumbian dhe 2 shtetas nga Venezuela.
Të arrestuarit janë:
Geis Fejzullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Artjon Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian
Por si funksiononte rrjeti?
SPAK ka zbuluar detaje! Sipas Prokurorisë së Posaçme në më shumë se 1 vit hetime është zbuluar se grupi bashkëpunonte me organizata kriminale në Amerikën Latinë për të trafikuar drogë në Shqipëri. Ndryshe nga droga e fshehur në fruta, kokaina e këtij grupi vinte e kamufluar në “lëkurë gjedhi të kriposur”. Në Shqipëri, "laborantët" e përpunonin duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare për ta transportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian. Përveçse në Krujë dhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit që kishin role të mirë përcaktuara. Disa ishin financues, disa transportues, përpunues, të tjerë shpërndarës.
Por përpunimin e drogës ia kishin besuar 3 personave nga Amerika latime, që mesa duket ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë. Edhe pse laboratori ishin me qendër në Qerekë, grupi kishte edhe zona të tjera ku strehoheshin, një pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe një tjetër portit të Durrësit. Të dyja lokacione që u siguronin një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nga aksioni, SPAK ka sekuestruar 48 ton (rreth 850 lëkurë gjedhi) lëndë narkotike e importuar nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg kokainë; dhjetra mijë euro dhe 22 telefona celularë, 2 laptopë dhe 17 karta SIM. Në këto të fundit, pritet që SPAK të grumbullojë edhe më shumë informacione për kontaktet e grupit. Detaje këto që mund të zbërthejnë një grup akoma më të madh kriminal./ZËRI
'Ishin të koordinuar në çdo hallkë'/ Si funksiononte grupi i kokainës, "ekspertët" ishin latinë...shqiptarët financonin çdo gjë

TIRANË- Laboratori i kokainës në Qerekë funksiononte prej më shumë se 1 viti në Shqipëri derisa mbrëmë u goditën nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin zyrtar, SPAK zbulon më shumë detaje lidhur me tipologjinë e këtij grupi, nga të cilët u arrestuan vetëm 10 persona, por ka dyshime se edhe shumë të tjerë janë të përfshirë në organizatën kriminale. Megjithatë nga ajo që dimë deri më tani, droga blihej në Amerikën Latine dhe trafikohej për në Shqipëri. Ndryshe nga sa jemi mësuar deri më tani, mëyra e fshehjes nuk ishte përmes bananeve apo mes frutave ekzotike, përkundrazi! Ishin më të sofistikuar...
Drogën, grupi e fshihte tek “lëkurat e bagëtive” dhe i sillnin në Shqipëri!
Në Qerekë dhe tek "Kodra e Diellit" ishin ngritur dy ambiente për përpunimin e drogës. Përveç drogës, nga vendet e Amerikës Latine kishin sjellë një kolumbian dhe 2 venezuelianë, 3 “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. "Ekspertët e huaj" kishin për detyrë që vetëm të shfrytëzuar aftësitë e tyre për të "konvertuar" drogën, ndërsa financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Pra të mos u mungonte asgjë që mund t'u shkaktonte dëm të madh.
"Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian,"-përshkruan SPAK në njoftimin zyrtar.
Pasi lënda e fshehur në “lëkurë gjedhi të kriposur” kthehej në kokainë, niste një fazë tjetër aksioni: transportin e kokainës! Transportuesit luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.
"Çdo hallkë ishte përcaktuar në mënyrë të detajuar,"-shton SPAK në njoftimin zyrtar.
Nga më shumë se në vit hetime, SPAK ka vënë re se rrjeti kishte një bashkëpunim shumë efikas dhe ishin të gjithë shumë të organizuar dhe në sinkron./ZËRI
Kush është Baki Huqi? 11 vite më parë akuzohej për vrasje, mbrëmje e 'kapi' SPAK-u

TIRANË- Baki Huqi është një nga 10 të arrestuarit e SPAK, si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës që u zbulua në Qerekë dhe në zonën e njohur si "Kodra e Diellit". 57-vjeçari rezulton një emër i njohur për Policinë Shqiptare pasi 11 vjet më parë është arrestuar për vrasjen e 28-vjeçarit Festim Lemja. Sipas të dhënave të atëherëshme, vrasja kishte ndodhur pasi një sherri banal mes dy grupeve të rinjsh.
Disa ditë pas ngjarjes, në 11 shtator, Policia vendosi në pranga Alfred Gjokën, 31 vjeç, banues në fshatin Manëz dhe Baki Huqin, asokohe 43 vjeç. Për këtë të fundit, Policia bënte me dije se ishte i dënuar edhe më parë, por nuk jepte detaje se për cilën shkelje ishte vendosur në pranga. Në kërkim kishin shpallur edhe Erian Muharremin.
Tashmë, 11 vjet më vonë, duket se Huqi ka fituar lirinë dhe është futur në "botën" e trafikut të drogës. Por që mbrëmë ka përfunduar sërish në prangat e SPAK-ut, tashmë me akuza të tjera./ZËRI
Dalin PAMJET- Pako me kokainë dhe thasë me përzierës, çfarë u gjet brenda laboratorit të Qerekës

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar pamjet nga brenda laboratorit të kokainës në Qerekë. Në videon e mëposhtme shihen pako me kokainë si dhe thasë me lëndë të bardhë që mendohet se përdorej për të përzierë lëndën narkotike.
Gjatë operacionit SPAK ka sekuestruar 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.
Gjithashtu brenda laboratorit u gjetën dhe pajisjet që bënë të mundur ngritjen e tij si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme që dyshohet se mbajnë informacione rreth transportimit të lëndëve narkotike. /ZËRI
Çfarë u gjet brenda laboratorit të kokainës? Drogë, mijëra euro dhe...22 telefona celularë!

TIRANË- SPAK ka zbuluar detaje lidhur me ato që ka gjetur brenda laboratorit të kokainës në vendin tonë. Sipas të dhënave që ka bërë me dije Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në laborator janë gjetur rreth 48 ton kokainë ende e papërpunuar, 6.1 kokainë, mijëra euro. Por po ashtu janë zbuluar edhe 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM.
Përveç mjeteve të punës që përdoreshin në laborator, këto aparate komunikimi mund të zbulojnë të dhëna të reja për hetuesit e SPAK lidhur me personat që kujdeseshin për blerjen e "mallit" në vendet e Amerikës Latine, por edhe për hallkat e tjera të grupit.
Provat e sekuestruara përfshijnë:
-Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
-6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
-36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
-89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
-Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
-3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Nga një hetim të nisur në vitin 2023, SPAK goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, që trafikohej në Shqipëri për t'u përpunuar dhe më pas shitej në vendet e Bashkimit Europian. Në pranga përfunduan 10 persona, mes tyre 3 shtetas nga Amerika Latine./ZËRI
MEGA-AKSIONI/ "Goditja" e laboratorit të kokainës, flet Dumani dhe prokurori Xholi: Sinjal i fortë për të gjithë!

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani dhe prokurori tjetër i SPAK, Adnan Xholi kanë dhënë një mesazh pas finalizimit të operacionit për goditjen e laboratorit të kokainës në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar të aksionit, Altin Dumani e konsideron goditjen e këtij grupi si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri
“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete,"-thotë Dumani.
Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi se goditja e këtij grupi është një sinjal i fortë për të gjithë të tjerët që shkelin ligjin, duke i paralajmëruar se të gjithë do të ndëshkohen nga forca e ligjit.
“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar,”-tha Xholi.
Mbi një hetim të nisur në vitin 2023, SPAK goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, që trafikohej në Shqipëri për t'u përpunuar dhe më pas shitej në vendet e Bashkimit Europian. Në pranga përfunduan 10 persona, mes tyre 3 shtetas nga Amerika Latine. Laboratorët e drogës ishin 2, një i vendosur në Qerekë të Krujës, e një tjetër në zonën e Kodrës së Diellit./ZËRI
EMRAT- Operacioni antidrogës në Kodrën e Diellit, zbardhet identiteti i të arrestuarve

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aksion antidroge nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet e huaja. Operacioni u zgjerua në disa qytete të Shqipërisë, përveç Tiranës. Mësohet se u kryen kontrolle në Durrës, Vlorë dhe në disa zona të tjera. Nga ky operacion u arrestuan 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine.
Emrat e personave të arrestuar:
Geis Sejfullai 42 vjeç banues në Tiranë
Aldi Zonja 37 vjeç nga Tirana
Kajd Birçe 40 vjeç nga Tirana
Baki Huqi 57 vjeç nga Durrësi
Endi Sejdini 25 vjeç nga Kruja
Artion Çaushllari, 37 vjeç, nga Tirana
Ismail Abdurrahmani 51 vjeç nga Shkodra
Hiwlen Ledezma Narvaes nga Kolumbia
Joze Ramon Vasques nga Venezuela
Samuel Moreno nga Venezuela
Ndërsa SPAK bën me dije se janë sekuestruar 48 tonë (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024. 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Për këtë laborator kokaine ishte përshtatur një banesë në Qerekë, por ende nuk jepen të dhënat se sa është sasia e drogës së kapur kokainë, apo identiteti i të arrestuarëvë të tjerë, por ata janë sjellë në polici gjatë natës. Operacioni ende po vijon dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim.
Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij.
Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë dhe Qerekë. Hetimet janë nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. /ZËRI
Operacioni antidrogë në Shqipëri, SPAK njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, mes tyre 3 nga Amerika Latine

TIRANË- Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në tregun evropian.
Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe Durrës. Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.
Ky hetim intensiv, i zhvilluar për më shumë se një vit, është udhëhequr tërësisht nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një gamë të gjerë të teknikave të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë kyç për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Të arrestuarit janë:
Shtetas shqiptar:
G.S., 42 vjeç, banues në Tiranë
K.B., 40 vjeç, banues në Tiranë
A.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë
E.S., 25 vjeç, banues në Krujë
A.Z., 37 vjeç, banues në Tiranë
I.A., 51 vjeç, banues në Shkodër
B.H., 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
H.L.N., 41 vjeç, shtetas kolumbian
J.R.V., 35 vjeç, shtetas venezuelian
S.A.S., 42 vjeç, shtetas venezuelian
Provat e sekuestruara përfshijnë:
Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Tipologjia e grupit kriminal
Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.
Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.
Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.
Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.
Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.
Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.
Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:
“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”
Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:
“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”
Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal. /ZËRI
Operacioni i antidrogës, shkon në 10 numri i të arrestuarve, vijon aksioni

TIRANË- Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarëve nga aksioni i antidrogës në Tiranë dhe në disa zonën e Kodrës Diellit në Tiranë dhe në disa zona të tjera të vendit. Sipas “Top Channel” operacioni është ende në vijimin dhe pritet që të rritet numri i të arrestuarve. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja, ndërsa gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të Prokurorisë së Posaçme për urdhër ndalimi.
Për këtë laborator kokaine ishte përshtatur një banesë në Qerekë, por ende nuk jepen të dhënat se sa është sasia e drogës së kapur kokainë, apo identiteti i të arrestuarëvë të tjerë, por ata janë sjellë në polici gjatë natës. Operacioni ende po vijon dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim.
Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij. Në mes të të arrestuarve është dhe një person nga Venezuela, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i të arrestuarve. Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge.
Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. /ZËRI
EMRI- Detaje të reja nga operacioni i antidrogës, zbulohet identiteti i njërit prej anëtarëve të grupit kriminal

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni antidrogës gjatë mbrëmjes së djeshme në Kodra e Diellit në Tiranë dhe në disa zona të tjera. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja, ndërsa gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të Prokurorisë së Posaçme për urdhër ndalimi.

Për këtë laborator kokaine ishte përshtatur një banesë në Qerekë, por ende nuk jepen të dhënat se sa është sasia e drogës së kapur kokainë, apo identiteti i të arrestuarëvë të tjerë, por ata janë sjellë në polici gjatë natës. Operacioni ende po vijon dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim.
Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 8 persona, mes tyre dhe një person nga Venezuela, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i të arrestuarve. Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge.
Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. /ZËRI
Operacioni i antidrogës/ Pjesë e grupit kriminal dhe një kimist, lënda narkotike në formë lëngu

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga operacioni antidrogës i kryer nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme gjatë mbrëmjes së djeshme në disa zona të Tiranës dhe në disa qytete të Shqipërisë. Sipas “ABC News” lënda narkotike në laboratorin e sekuestruar në zonën e Kodrës së Siellit ka qenë në formë të lëngshme dhe në sasi të mëdha.
Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 7 persona, mers tyre dhe një person nga Venezuela, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i të arrestuarëve. Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge.
Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. Policia dhe SPAK ende nuk e kanë dhënë një deklaratë zyrtare, gjë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. /ZËRI
Detaje të reja nga operacioni i antidrogës, grupi kriminal ndryshonte vazhdimisht bazat, çfarë gjeti Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i antidrogës nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme. Sipas “News24”, janë kryer kontrolle në një vilë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, aktualisht ende po vijojnë kontrollet.
Po ashtu në një laborator droge të gjetur në Qerekë të Krujës, janë sekuestruar 2 kg kokainë dhe përzierës. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 7 persona në një lokal në Vishnjë, mes tyre një person nga Venezuela, por po vijon operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe nuk është konfirmuar ende zyrtarisht sesa persona janë arrestuar.
Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë, Qerekë pritet të rritet numri i të arrestuarve të përfshirë në trafik droge. Mësohet se hetimet kanë nisur para disa muajve nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. Policia dhe SPAK ende nuk e kanë dhënë një deklaratë zyrtare, gjë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. /ZËRI
Aksion antidrogë në Shqipëri, zbulohen laboratore kokaine në Tiranë dhe Qerekë, disa të arrestuar

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aksion antidroge nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet e huaja. Operaconi u zgjerua në disa qytete të Shqipërisë, përveç Tiranës. Mësohet se u kryen kontrolle në Durrës, Vlorë dhe në disa zona të tjera.
Raportohet se deri më tani janë arrestuar 7 persona, njëri prej tyre nga Venezuela, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa rreth 10 grupe operacionale kanë kryer kontrolle në disa ndërtesa te Kodra e Diellit, në fshatin Baldushk, Ibë, Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz dhe në fshatin e Niklës. Raportohet se personat e arrestuar ishin aktivë në tregun e shitjes së kokainës dhe bashkëpunonin dhe me grupe të huaja kriminale.
Gjithashtu edhe në Qerekë të Fushë Krujës u zhvillua një aksion antidroge. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës. Pritet që Policia e Shtetit dhe SPAK të japin më shumë informacione sot rreth këtij operacioni. /ZËRI
VIDEO/ Pamjet nga aksioni, momenti kur Policia e Shtetit mësyn tek Kodra e Diellit

TIRANË- Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur Policia e Shtetit ka zbarkuar për kontroll në rezidencën Kodra e Diellit. Mjetet futen njëra pas tjetrës për të ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe me qen.
Operacioni ka nisur mbrëmjen e sotme. Nga ana tjetër, është raportuar gjithashtu se është zbuluar edhe një laborator droge në Qerekë të Krujës. Deri më tani raportohet se janë vënë në pranga disa persona dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine. Të arrestuarit i përkasin një grupi kriminal që operon në tregun e shitjes së kokainës. Ky grup bashkëpunonte dhe furnizohej nga ‘aleatët’ e huaj me kokainë. ende nuk dihet numri i të arrestuarve apo identitetet e tyre.
I ngritur në një banesë private! Si u zbulua laboratori i kokainës në Qerekë, hetimet u bënë nga Spanja

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksionin antidrogë që po zhvillohet në Shqipëri. Mësohet se është zbuluar një laborator kokaine në Qerekë. Laboratori ishte ngritur në një banesë private. Deri më tani raportohet se hetimet janë bërë nga autoritetet spanjolle dhe se bëhet fjalë për një grup kriminal shqiptar që ka operuar në Spanjë dhe me ‘homologët’ e tyre spanjollë. Infromacionet kanë përcjellë drejt autoriteteve shqiptare, më konkretisht Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që së bashku me Forcat Operacionale kanë nisur kontrollet dhe ekzekutimin e urdhërarresteve. Kontrolle po kryhen edhe në rezidencën Kodra e Diellit. Deri më tani raportohet se ka disa të arrestuar, por ende nuk janë zbardhur emrat.
Aksioni antidrogë zgjerohet në të gjithë Shqipërinë! Zbulohet dhe laborator droge në Qerekë

TIRANË- Aksioni antidrogë që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet e huaja është zgjeruar në dsia qytete të Shqipërisë, përveç Tiranës. Mësohet se kontrolle po ushtrohen në Durrës, Vlorë dhe në disa zona të tjera.
Nga ana tjetër, është raportuar gjithashtu se është zbuluar edhe një laborator droge në Qerekë të Krujës. Në Tiranë, po ushtrohen kontrolle në rezidencën “Kodra e Diellit”. Deri më tani raportohet se ka disa të arrestuar.
Numri i tyre dhe identitetet nuk dihen ende, por raportohet se ata ishin aktivë në tregun e shitjes së kokainës. Të arrestuarit bashkëpunonin dhe me grupe të huaja kriminale.
Aksion antidrogë! Zbulohet laborator droge në Qerekë, kontrolle tek Kodra e Diellit, disa të arrestuar
DETAJE/ Disa të arrestuar tek Kodra e Diellit, shisnin kokainë në bashkëpunim me grupet e huaja kriminale

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni antidrogë që po zhvillohet në zonën e Kodrës së Diellit. Mësohet se deri më tani është ushtruar kontrolle në disa banesa dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine. Disa persona janë vënë në pranga. Numri i tyre dhe identitetet nuk dihen ende, por raportohet se ata ishin aktivë në tregun e shitjes së kokainës. Të arrestuarit bashkëpunonin dhe me grupe të huaja kriminale.
Aksion antidrogë tek Kodra e Diellit, zona rrethohet nga Forcat Operacionale

TIRANË- Zona e Kodrës së Diellit është rrethuar nga Forcat Operacionale. Aksioni ka nisur këtë mbrëmje, por ende nuk dihet se cili është objektivi që pritet të prangoset. Forca të shumta operacionale kanë rrethuar zonën. Deri më tani nuk ka detaje të tjera nga operacioni, nuk dihet nëse po kontrollohen banesa apo jo.
vijon...