"Thoni që e gjetëm tek Ekonomiku"/ Zbardhet ngjarja te "Gjuta": Dy e nisën për spital 18-vjeçaren, të tjerët lanë gjakun e fshehën armët (EMRAT)
TIRANË- Është zbardhur dinamika e plagosjes së 18-vjeçares Natalia Murati, ngjarje e ndodhur në mesnatë në hotelin “Gjuta” në Sauk. Mbrëmjen e djeshme, e reja, e dashura e nipit të Vladimir Gjutës, ka qenë në hotel "Gjuta" me 22-vjeçarin, Erisjaldo Gjuta. Ky i fundit, nuk ndodhej në dhomë në ato momente. Ai ka qenë jashtë së bashkë me babain e tij, Sajmir Gjuta, dhe kanë dëgjuar të shtënat.
18-vjeçarja ka marrë armë e zjarrit që i dashuri e mbante pa leje dhe raportohet se është vetëplagopsur në gjoks. Kur kanë hyrë në dhomë, Erisjaldo dhe Sajmir kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut. Të katërt ata, kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën dhe kanë larë gjakun në vendngjarje.
Më pas, Mirvete Gjuta dhe Elvir Gjuta, kushëri i 22-vjeçarit, janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe sipas burimeve, janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”. Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t’u vetëdëmtuar.
Aktualisht në pranga kanë rënë Mirvete dhe Vladimir Gjuta (nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit). Vladimir Gjuta, pronari i hotelit, një eksponent i njohur për uniformat blu. Më 20 shkurt të 2020-ës ai ra në prangat e policisë pasi u kap me armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, vend ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë: Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin). Këta shtetas akuzohen për moskallëzim krimi. /ZËRI
‘Kam gabuar në jetë’! U vetëqëllua me armë në hotel, 18-vjeçarja: I dashuri…Policia sqaron ngjarjen: E reja është vetëplagosur
TIRANË- Është zbardhur dëshmia e Natalia Muratit, 18-vjeçares e cila u vetëplagos me armëzjarri në një hotel në Tiranë.
Vajza ka deklaruar se ka qenë vetëm në dhomë në momentin që është vetëplagosur. Ndërsa i dashuri i saj ndodhej jashtë me personat e tjerë. 18 vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente.
“Kam gabuar në jetë”, ka deklaruar ajo.
Sipas Policisë së Tiranës, 18 vjeçarja shtë paraqitur në spital e plagosur me armë zjarri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E reja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, ndërsa nga veprimet e shpejta hetimore të kryera dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk. Megjithatë, Policia nuk sqaron se në çfarë rrethana është plagosur vajza dhe kush ka qenë me të në dhomën e hotelit.
18-vjeçarja është transportuar nga spital nga Mirvete Rexhmati dhe Erisjaldo Gjuta, të cilët dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Mirvete Rexhmati dhe Vladimir Gjuta janë dy të arrestuarit, ndërsa në kërkim janë 3 të tjerë, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares Erisjaldo Gjuta, si dhe Sajmir Gjuta e Elvira Gjuta. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.
Njoftimi:
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. M., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vetëplagoset 18-vjeçarja në një hotel në Sauk! 2 në pranga, 3 në kërkim, tentuan të fshehin ngjarjen
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një vajzë.
Konkretisht 18-vjeçarja dyshohet se u vetëqëllua në mesnatë në një hotel në Sauk. Bëhet fjalë për Natalia Murati. Në lidhje me ngjarjen në pranga kanë rënë dy persona, Mirvete Rexhmati Gjutadhe Vladimir Gjuta.
Ndërkohë, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe i dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta, 22-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur edhe armën me të cilën e 18-vjeçarja qëlloi veten.
Ende në kërkim janë: Sajmir Gjuta, 49 vjeç, Elvir Gjuta, 24 vjeç, si dhe shtetasi Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç.
Burime bëjnë me dije se 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares Natali Murtati, është i biri i Sajmir Gjutës dhe Mirvete Rexhmati Gjutës. Ndërkohë, Vladimir Gjuta është xhaxhai i 22-vjeçarit, ndërsa Elvir Gjuta, kushëri i tij.
Autoritet po vijojnë hetimet për të zbarfhur ngjarjen, ndërsa ende nuk është gjetur arma e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI