Aktualitet

Lirohet Klevin Meta, djali “shqiponjë” që sfidoi i vetëm 6 efektivë

Studenti Klevin Meta u arrestua në protestën e parë të 13 tetorit.

F.I
Lirohet Klevin Meta, djali “shqiponjë” që sfidoi i
Klevin Meta

TIRANË-Klevin Meta, i riu nga Gjirokastra i cili u kthye në 'simbolin' e protestës të studentëve pas pamjeve ku u përlesh i vetëm me 6 efektivë ka fituar lirinë. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij 'arrest shtëpie', duke i caktuar “detyrimin për t’u paraqitur” një herë në muaj pranë organit përkatës. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Gentian Sejrani, i cili së bashku me kolegun Taulant Asllanaj ka përfaqësuar Metajn në procesin gjyqësor të Apelit. 

Studenti Klevin Meta u arrestua në protestën e parë të 13 tetorit. ZËRI raportoi se i riu është djali i gazetares Brikena Meta, ndërsa babai i tij, një punonjës i Policisë, i cili ndodhet në burg. Teksa edhe vetë u vendos në pranga, familja e tij po përballet me një proces gjyqësor që lidhet me një aksident ku ishte përfshirë babai i tij. Burime për ZËRI bënë me dije se një grup ekspertësh që merren me çështje rrugore i kanë kërkuar miliona lekë, për ta nxjerrë të pafajshëm babain e Klevin Metës.

Përpos pamjeve virale të 22-vjeçarit mes efketivëve, imazhit me duar në pranga para Komisariatit dhe fytyrës së gjakosur në furgonin e policisë, historia e tij tregoi zemërimin e të rinjve, mungesën e besimit te institucionet dhe arsyet që i shtyjnë ata të dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim.

MOS HUMB