RROGOZHINË- Një i dënuar në burgun e Rrogozhinës rezulton të mos jetë kthyer në institucionin penitenciar pas përfundimit të lejes së veçantë që i ishte dhënë nga autoritetet.
Bëhet fjalë për Aurel (Artir) Hoxhën i dënuar për veprën penale të vjedhjes me dhunë, i cili në momentin e përfitimit të lejes kishte ende 18 muaj burg për të vuajtur.
Sipas të dhënave paraprake, pas përfundimit të afatit të lejes Hoxha nuk është paraqitur në institucion për të vijuar vuajtjen e dënimit. Rasti pritet të verifikohet nga strukturat përgjegjëse të sistemit penitenciar, ndërsa autoritetet duhet të ndjekin procedurat ligjore për mosrikthimin e tij.
Pritet që institucionet kompetente të japin më shumë detaje mbi rrethanat e rastit dhe masat e ndërmarra pas mosparaqitjes së të dënuarit./ZËRI