Aktualitet

Çfarë ndodhi në makinë? 24-vjeçarja bie nga taksia, ndalohet shoferi, shoqja jep dëshmi të rreme

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së 15 nëntorit në rrugën e fshatit Mullet, ndërsa e reja ndodhet në spital duke marrë trejtimin e duhur mjekësor.

F.I
Çfarë ndodhi në makinë? 24-vjeçarja bie nga taksia,
foto ilustruese

TIRANË-Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tiranë, Mullet, ku një 24-vjeçare ka rënë nga dritarja e pasme e taksisë që drejtohej nga një 47-vjeçar. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së 15 nëntorit në rrugën e fshatit Mullet, ndërsa e reja ndodhet në spital duke marrë trejtimin e duhur mjekësor. 

Policia njofton se është ndaluar shoferi i taksisë shtetasi J. S., 47 vjeç, ndërsa një procedim penal ka nisur edhe për shoqen e 24-vjeçares. Kjo e fundit dyshohet se ka ndërmarrë veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës, duke dhënë një deklaratë të rreme për ngjarjen.

Paraprakishte dyshohet se 24-vjeçrja ka qenë nën efektin e alkoolit, kur ka hipur në dritare për të bërë video dhe papritmas ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga dritarja. Në momentin e ngjarjes e reja ka qenë e shoqëruar nga një shoqe e saj, shtetasja L. T., 23 vjeçe

Njoftimi i policisë:

U ndalua me iniciativë shtetasi J. S., 47 vjeç, sepse më datë 15.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e mjetit taksi që ai drejtonte shtetasja P. V., 24 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në mjet, pasi ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme për rastin.

MOS HUMB