Politikë

Kushtetuesja pezulloi pjesërisht aktin normativ për protestat, përplasen Manja dhe Berisha (DEBATI)

Debatet në Kuvend kanë shpërthyer pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi pjesërisht aktin normativ të qeverisë për protestat.

zh.ll
Kushtetuesja pezulloi pjesërisht aktin normativ për protestat,
ulsi manja-sali berisha

TIRANË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesshëm të aktit normativ që parashikon gjoba për bllokimin e rrugëve gjatë tubimeve ka ndezur debate në Kuvend. 

Deputeti Ulsi Manja u shpreh se ky vendim nuk pengon Parlamentin të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese, ndërsa sqaroi se Kushtetuesja ka pezulluar vetëm zbatimin e pikës 2 të nenit 5. 

"Duhet të jemi të qartë nuk ka vendim gjykate që pezullon kuvendin të ushtrojë kompetencat sipas kushtetutës, që do të thotë ky kuvend ka komptentecë kushtetuese të shqyrtojë aktin normativ të këshillit të ministrave, brenda afatit 45 ditor. Është e pavërteta që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e aktivit normativ. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për kalimin e çështjes në seancë plenare për ta shqyrtuar, dhe ka pezulluar pikën lidhur me gjobat për bllokimin e rrugës, me arsyetimin që ka formulim të përgjithshëm dhe paraqet paqartësi në zbatimin e saj nga organet kompetente. Deri në shqyrtim, vetëm kjo pikë do të pezullohet.", tha Manja.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur në Kuvend se Parlamenti nuk mund të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

“Na parimin themelor të ndarjes së pushteteve, në asnjë rrethanë Parlamenti nuk mundet të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo përbën një asgjësim të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë apo autonomisë së pushtetit gjyqësor. Dekretet e qeverisë ose miratohen siç janë dhe nuk mund të ndryshohen në asnjë nen, ç’ka do të thotë ky dekret i hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, nuk mund të shqyrtohet në parlament, nuk ka tagër parlamenti.", tha Berisha./ZËRI

MOS HUMB