Aktualitet

Shqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shiten deri në 1 mijë euro

FSHF informoi se nuk ka më bileta në treg, ndërkohë që nisur nga interesimi pritet që të jenë me mijëra ato që do të shiten në tregun e zi. Në fakt, tregu i zi po shijon momentin e lavdisë, ku ndër biletat më të lira kanë një çmim prej 500 eurosh.

k.m.
Shqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shiten
Foto ilustruese

TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po lufton për një vend në kampionatin Europian "Gjermani 2024", ndërsa tifozët kuqezi po kërkojnë më shumë se kurrë një biletë për ndeshjen me Republikën Çeke. Biletat për të parë ndeshjen në stadiumin "Air Albania" dolën dje në shitje, por blerësit nuk ishin të gjithë të kënaqur. Kjo pasi biletat që u nxorrën në shitje online në faqen zyrtare që u vu në dispozicion u zhdukën brenda pak orësh.

Përveç tifozëve brenda Shqipërisë, edhe ata në Europë tentuan që të blinin një biletë, duke shkaktuar një trafik të madh në uebsite. Numri i vizitorëve (i pakonfirmuar) përllogaritet rreth 250 mijë, si blerës potencial për të marrë biletat. FSHF informoi se nuk ka më bileta në treg, ndërkohë që nisur nga interesimi pritet që të jenë me mijëra ato që do të shiten në tregun e zi. Në fakt, tregu i zi po shijon momentin e lavdisë, ku ndër biletat më të lira kanë një çmim prej 500 eurosh.

"Zëri.ai" ka ndjekur mënyrat e shitjes së biletave online për ndeshjen që do të zhvillohet më 12 tetor, në ora 20:45. Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiteshin vetëm ONLINE në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit në linkun: ebileta.al. Madje publikuan edhe mënyrën se si do të bliheshin biletat.

Procedura se si blihet bileta online: (RREGULLAT)

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail). Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Shqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shiten

Këto bileta janë blerë dhe aktualisht po shiten në tregun e zi. Konkretisht janë hapur rrjete në platformën "Merr Jep", por ka edhe grupe në "Telegram", ku gjithashtu po bëhen shitjet. Çmimet e të cilave, kanë arritur mbi 500 euro për një vend në stadium. Parimisht, rishitja e biletave është një procedurë e ndaluar nga UEFA, e cila merret me çështjen e biletave për ndeshjet që organizon. Ashtu siç është ndeshja Shqipëri-Republika Çeke. Në rregulloren e UEFA, thuhet qartë se UEFA "monitoron online oferta të paautorizuara".

Shqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shiten

"UEFA zbaton në mënyrë aktive termat dhe kushtet e saj të biletave, duke përfshirë monitorimin e internetit për oferta të paautorizuara. UEFA ka ndërmarrë veprime (duke përfshirë anulimin e biletave) kur janë identifikuar oferta të tilla të paautorizuara dhe ka ndërmarrë procedura ligjore kundër shitësve të paautorizuar. UEFA iu kujton të gjithë tifozëve që të aplikojnë për bileta vetëm përmes platformës zyrtare “EURO2024.com/tickets” për të eliminuar rrezikun e blerjes së biletave të pavlefshme ose mashtruese dhe për të siguruar që shitësit të marrin paratë e tyre plotësisht."

 

Shqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shiten Shqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shitenShqipëri-Çeki sold out! Tregu i zi pasurohet nga biletat, shiten

Për rishitjen, UEFA ka menduar hapjen e një platforme që do të jetë aktive në pranverën e vitit 2024, duke kushtëzuar rishitjen e çdo bilete nga tifozët përmes kanaleve të UEFA. Ky fenomen është i ndaluar pikërisht për shkak të mashtrimeve që mund të bëhen nga abuzuesit. Bileta mund të jetë shitur disa herë, çmimi mund të jetë abuziv, por mund të ketë edhe shumë probleme të tjera që rrezikojnë paratë e tifozëve që duan të mbështesin kombëtaren.

"Zëri.ai" ka dërguar edhe një email zyrtar pranë FSHF për t'u interesuar lidhur me rastin, e ende është në pritje të një përgjigje për të sqaruar situatën me biletat e ndeshjes. Si mbaruan biletat dhe a pati abuzime? Ndërkohë në momentin e botimit të këtij artikulli, disa faqe pirate përmes anonimatit na zotohen për shitje të sigurta të biletave me vlerë në mbi 500 euro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB