Aktualitet

‘Tempulli’ xhiro në mediat ndërkombëtare: Në Shqipëri ka hyrë drogë e re

Në artikull theksohet se janë sekuestruar qindra kilogramë kanabis si dhe heroinë e kokainë.

F.m
‘Tempulli’ xhiro në mediat ndërkombëtare: Në
Droga e sekuestruar gjatë operacionit 'Tempulli'

TIRANË- Associated Press, ABC News dhe media të tjera ndërkomëtare u kanë dedikuar artikull operacionit ‘tempulli’ që çoi pas hekurave 233 persona, pjesë të shtatë grupeve kriminale që shisnin drogë kryesisht pranë shkollave dhe në klubet e natës. Në artikull theksohet se janë sekuestruar qindra kilogramë kanabis si dhe heroinë e kokainë, si dhe gjithashtu përmendet fakti që në vendin tonë ka hyrë një drogë e re në formë xhelatine.

Artikulli:

‘Tempulli’ xhiro në mediat ndërkombëtare: Në
Artikulli

Autoritetet shqiptare deklaruan të enjten se në një operacion të zhvilluar në të gjithë vendin kanë arrestuar 233 persona dhe kanë shpallur në kërkim 88 të tjerë për shpërndarje dhe përdorim droge pranë shkollave. Operacioni i policisë rezultoi në sekuestrimin e qindra kilogramëve kanabis si dhe heroinë dhe kokainë. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhament Rrumbullaku, tha se operacioni ishte krijuar për të krijuar më shumë siguri në shkolla dhe për të parandaluar tregtimin, shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike pranë shkollave nga grupe kriminale apo individë me precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Në këta tetë muaj janë sekuestruar 829 kilogramë kanabis, një pjesë e përpunuar në formë çokollatë, 61,5 kilogramë heroinë, 15,5 kilogramë kokainë, 5,2 kilogramë ekstazi”, tha Rrumbullaku.

Ai shtoi se gjatë tetë muajve janë referuar nga policia 170 hetime proaktive për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe trafikimi i narkotikëve, nga të cilat janë përfunduar 38 hetime proaktive”.

‘Tempulli’ xhiro në mediat ndërkombëtare: Në
Artikulli

Në total, “1541 shtetas u arrestuan, u hetuan dhe u proceduan penalisht për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, lokaleve, blloqeve të banimit dhe zonave bregdetare në zonat turistike”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha: Janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmtimi për shëndetin e të rinjve. Mediat raportuan se mes të arrestuarve ishte edhe një punonjës policie nga Elbasani.

Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë për Qarkun Elbasan-Korçë tha të enjten se është arrestuar një punonjës policie. Ai dyshohet se ka kryer veprën “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

‘Tempulli’ xhiro në mediat ndërkombëtare: Në
Artikulli

Në qershor, policia shqiptare kreu një operacion antidrogë që rezultoi në arrestimin e 45 personave, ndërsa shtatë të tjerë u shpallën në kërkim në Elbasan, një qytet i njohur për praninë e tij të lartë të grupeve kriminale – dhe për mosndëshkimin e tyre. Në korrik, një operacion i udhëhequr nga policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kapi zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit mes të akuzuarve për vrasje, tregti droge dhe krime të tjera të larta.

‘Tempulli’ xhiro në mediat ndërkombëtare: Në
Artikulli

Operacioni ''Tempulli” u shtri në disa qytete të vendit me fokus luftën kundër shpërndarjes së drogërave në ambientet pranë shkollave. Të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht pranë shkollave dhe në klubet e natës. Mes të arrestuarve kishte femra, njëra prej tyre shtatzënë dhe me fëmijë të mitur, ndërsa një tjetër ishte në moshën 68 vjeçe.

Poll

MOS HUMB