
SHBA- Shell dhe BP janë në bisedime të hershme rreth një blerjeje të mundshme prej 80 miliardë dollarësh. Sipas Wall Street Journal, nëse kjo marrëveshje finalizohet, do të ishte marrëveshja më e madhe e naftës në dekada.
Bisedimet midis dy palëve janë në kulmin e tyre, me BP që thuhet se po monitoron nga afër qasjen e Shell. Një blerje e tillë do ta forconte ndjeshëm pozicionin e Shell kundër gjigantëve të tillë si Exxon Mobil dhe Chevron, duke i lejuar asaj të konkurrojë drejtpërdrejt me lojtarët më të mëdhenj të energjisë në botë.
Bashkimi i mundshëm i dy gjigantëve të naftës do të shënonte një bashkim historik të dy prej të ashtuquajturave "superfuqi" të naftës - kompani shumëkombëshe që dominojnë prodhimin dhe shpërndarjen e burimeve më të rëndësishme të energjisë në planet.
Në sfondin e publikimit, aksionet e BP u rritën me rreth 7%. Ndaj edhe, kompania e madhe britanike e naftës aktualisht vlerësohet në gati 85 miliardë dollarë.
Ndërkohë, Shell, e cila vlerësohet më shumë se 150 miliardë paund./ZËRI