Energji & Mjedis

Temperatura deri në 37°C, IGJEO paralajmëron rrezik të lartë për zjarre në disa zona

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër parashikohet nivel rreziku “i moderuar”, por në disa zona të lokalizuara rreziku mbetet i lartë, konkretisht në pjesën perëndimore të Shkodrës, verilindore të Kukësit dhe perëndimore të Dibrës.

M.K.
Temperatura deri në 37°C, IGJEO paralajmëron rrezik të
foto nga vatra e zjarrit

TIRANË- Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do të vijojnë të mbajnë në rrezik të lartë disa zona të vendit për zjarre në pyje.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, ditën e nesërme rreziku për përhapjen e zjarreve pritet të jetë i lartë në pjesën më të madhe të territorit.

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër parashikohet nivel rreziku “i moderuar”, por në disa zona të lokalizuara rreziku mbetet i lartë, konkretisht në pjesën perëndimore të Shkodrës, verilindore të Kukësit dhe perëndimore të Dibrës.

Sipas ekspertëve, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme nuk priten reshje në territorin e vendit.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në zonat bregdetare, deri në 37 gradë në zonat e ulëta dhe rreth 33 gradë në zonat malore. Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare gjatë kësaj periudhe.

Njoftimi:

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) nuk priten reshje.

TEMPERATURA

Nesër (e mërkurë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 34 °C

në vendet e ulëta: 21 / 37 °C

në vendet malore: 16 / 33 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ZËRI

Poll

MOS HUMB