Energji & Mjedis

Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në disa qarqe

Qarqet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, ku parashikohen edhe temperaturat më të larta. Për qarqet e tjera të vendit, niveli i rrezikut për ditën e diel vlerësohet si i moderuar.

M.K.
Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË– Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se vendi do të përballet me temperatura shumë të larta gjatë ditëve në vijim, duke rritur ndjeshëm edhe rrezikun për shpërthimin e zjarreve në pyje dhe kullota.

Sipas njoftimit, Instituti i Gjeoshkencave ka informuar se gjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026 pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave, ndërsa rreziku nga zjarret do të jetë në nivele të larta, me kulmin që pritet të arrihet ditën e diel.

Qarqet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, ku parashikohen edhe temperaturat më të larta. Për qarqet e tjera të vendit, niveli i rrezikut për ditën e diel vlerësohet si i moderuar.

Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile

Referuar parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të vijojnë të rriten deri të shtunën, 1 gusht, kur pritet të shënohen edhe vlerat maksimale. Në zonat e ulëta termometri mund të arrijë deri në 39.5°C, veçanërisht në bashkinë e Peqinit. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të shkojnë deri në 38.9°C, në zonat kodrinore deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C. Rënia e temperaturave pritet të nisë në data 3 gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB