Energji & Mjedis

Skandali/ Porta e Artë ku hynin perandorët dhe hapte Orientin tani hap kafen e pronarit të pallatit

Me ironi, studiuesi shkruan se porta, mes të cilës dikur hynin Perandorë, e që lidhte Orientin me Oksidentin, tani është murosur në themelet e një pallati. 

k.m.
Skandali/ Porta e Artë ku hynin perandorët dhe hapte Orientin tani hap
Rruga Egnatia

TIRANË- Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar disa pamje përgjatë lumit Shkumbin, më konkretisht të "Via Egnatias". Në postimin që ka bërë në rrjetin e tij social, Tare ka ndarë pamje nga rruga e lashtë, mbi të cilën është ndërtuar, duke "zhdukur" edhe Portën e Artë në hyrje të rrugës. Me ironi, studiuesi shkruan se porta, mes të cilës dikur hynin Perandorë, e që lidhte Orientin me Oksidentin, tani është murosur në themelet e një pallati. 

Skandali/ Porta e Artë ku hynin perandorët dhe hapte Orientin tani hap
Porta e Arte

"Shikojeni vetë se cfarë ka bërë shqiptari përgjate rrugës antike Via Egnatia. P.S Se harrova Portën e Artë në hyrje të Via Egnatias. Porta ku hynin Perandorët. Porta që hapte Orientin apo Oksidentin. Tani hap Kafen e Pronarit të Pallatit që ka ndërtuar mbi të. Patriotizëm apo jo?,"-shkruan ndër të tjera Tare, duke zbuluar edhe foto. 

POSTIMI I PLOTË:

Armiqtë e Shqipërisë?

Këto janë pamje nga pejsazhet përgjatë Lumit Shkumbin. Diku më poshtë gjarpëronte rruga e "Mretit" apo e famshmja Via Egnatia. Rrugë që nga ndërtimin i saj modern nga trupat ushtarake romake, kaluan të gjitha ngjarjet historike Europiane. Ketej kaluan ushtritë perëndimore drejt Orientit. Këtej kaluan të gjitha fiset e mundshme barbare që i suleshin Oksidentit. Pak më poshtë nga ky pejsazh, fiset Gote pësuan një nga disfatat e mëdha të shënuara ne historinë e fundit të Romes. Pechenegët e llahtarshëm, Hunët, Avarët, Sllavo- Bullgarët, Gotët dhe Ostrogotët, Kryqëtarët, Dërgatat e Venedikut, ushtritë mercenare të Bizantit. Belisariusi, gjenerali i famshëm që luftoi në gadishulin Italik kaloi këtej me ushtritë e tij. Mesjeta me barbarët e pas tyre ushtritë e tmershme otomane të cilat dolën në Adriatik duke shkaterruar dhe pushtuar Arberinë. Sa rrëfime, këngë, përralla kemi dëgjuar për Turkun e Tmershëm? Turku i cili digjte dhe rrëmbente femijët? Turku qe shkretonte gjithcka që gjente në udhen e vet? Ndërkohë edhe pse kërkon të gjesh gjurmë të këtyre shkatërrimeve apokaliptike kudo në Shqipëri nuk gjen gjë. Pushtuesi i tmerrshëm, Turku i Madh nuk na paska bërë asgjë. Po hic fare me sa duket. Iku dhe turku e theu qafen me gjithe telenovelat dhe ja erdhi Shqiptari. Shqiptari ky patriot i madh i cili i këndon lirisë dhe dashnisë për vendin e vet. Kaloi shqiptari i pa varur dhe krenar në këto rrugë të shkelura nga te gjitha hordhitë barbare te mundshme dhe ja. Shikojeni vetë se cfarë ka bërë shqiptari përgjate rrugës antike Via Egnatia. P.S Se harrova Portën e Artë në hyrje të Via Egnatias. Porta ku hynin Perandorët. Porta që hapte Orientin apo Oksidentin. Tani hap Kafen e Pronarit të Pallatit që ka ndërtuar mbi të. Patriotizëm apo jo?

Skandali/ Porta e Artë ku hynin perandorët dhe hapte Orientin tani hap
Rruga Egnatia

Via Egnatia ishte një rrugë e ndërtuar nga romakët në shekullin II para Krishtit për të lehtësuar qarkullimin e lirë të njerëzve si dhe për të realizuar lidhjen e Romës me provincat më të largëta. Ajo fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Ohrit e Selanikut të shpinte në Kostandinopojë, Stambolli i sotëm. Kjo udhë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj, prokonsulli Cnaeus Egnatius, i biri i Caius. “Porta e Artë” e Durrësit dhe ajo e Skampës në Elbasan, të cilës i kanë mbetur vetëm gjurmët e themeleve, ndërsa në Selanik, ndryshe nga "simotrat" në Shqipëri, “Porta e Artë” është ruajtur në gjendje të mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB