Energji & Mjedis

Kujdes! Nesër vjen "Luçiferi", priten 3 ditë ‘ferri’, termometri regjistron 40 gradë! Marrim frymë të premten

Për 3 ditë do të kemi temperatura që do të kalojnë edhe 40 gradë celcius. 

k.m.
Kujdes! Nesër vjen "Luçiferi", priten 3 ditë
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër, Luçiferi zbret në Tokë! Pas disa javëve me temperatura deri diku normale për stinën e verës, zhiva e termometrit pritet që të ngjitet edhe njëherë në nivele rekord. Për 3 ditë do të kemi temperatura që do të kalojnë edhe 40 gradë celcius. Nga data 10-13 gusht, temperaturat do të jenë mbi normalen, si pasojë e një tjetër vale të nxehti afrikan. Meteo Italy, e ka quajtur të nxehtin afrikan, si “Charon” bazuar nga mitologjia greke.

Por me kalimin e ditëve, temperaturat do të zbuten. Nëse nga e shtuna, deri në të hënën temperaturat do të shkojnë lart, pranë fundjavës do të kemi "zbutje". E premtja parashikon vranësira kalimtare dhe rrebeshe shiu, ndërsa prej së shtunës moti bëhet i kthjellët e i nxehtë.

Sinotikania Lajda Porja tha për "Klan" se do të kemi një mot më të freskët në fundjave dhe era do të jetë mjaft e fortë, sidomos në zonat bregdetare ku pritet dallgëzim i lartë sidomos në detin Jon.

Lajda Porja: Na presin 3 ditë shumë të nxehta, përjashtuar ditën e sotme temperaturat e së cilës mbeten rreth vlerës 38-39 gradë, vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës. Presim që të kemi rrebeshe shiu në ekstremin veri-verilindje, por do të jenë reshje krejtësisht të përkohshme dhe kalimtare. E shtuna dhe e diela sjell përmirësim të motit, do të jemi nën ndikim të motit të kthjellët dhe të nxehtë, do të ketë temperatura mjaft të larta. Termometri regjistron 40 gradë ditën e shtunë, të dielën 41 gradë vetëm se do të jetë në disa qarqe. Do të jetë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra të cilat do të shënojnë temperaturat më të larta përgjatë këtyre 3 ditëve që do të zgjatin të shtunën, të dielën dhe të hënën. Vija bregdetare do të jetë rreth vlerës 36-37 gradë, zonat malore 35-36 do të jetë Kukësi dhe Hasi, 34 gradë do të jenë zonat e juglindjes, kryesisht qarku i Korçës, por duhet të them që moti i nxehtë do të na shoqërojë të paktën përgjatë kësaj fundjavve. Ajo çfarë duhet të theksojmë është që përveç temperaturave të larta, do të mbeten problematike parametri i erës. Era do të jetë e fuqishme sidomos në orët e pasdites e deri vonë në mbrëmje, të premten, të shtunën dhe të dielën. Kujdesi duhet të jetë pak i lartë për të gjithë ata që pushojnë përgjatë brigjeve detare duke qenë se do të kemi një det të trazuar. Adriatiku dhe kryesisht Joni, do të kenë një dallgëzim të lartë për shkak të pranisë së parametrit së erës.

Por i nxehti ndikon edhe në shëndet. Zakonisht janë personat e rinj në moshë, personat e vjetër dhe ato me probleme frymëmarrjeje apo të zemrës që janë më pak të mbrojturit ndaj vapës ekstreme dhe rreziqet kryesore janë dehidrimi, lodhja nga vapa dhe goditjet në tru.

Disa këshilla për t’u përballur në mënyrën më të sigurt me nxehtësinë e verës:

-Mbyllni dritaret dhe mbyllni perdet ose grilat kur është më nxehtë jashtë. Kur temperatura të ketë rënë disi, hapini pak për të ajruar shtëpinë.
-Shmangni daljet në oraret 11:00-15:00, pasi dielli në këtë orar është shumë i nxhetë, dhe jeni më të rrezikuar nga efektet anësore të vapës.
-Bëni dushe me ujë të freskët dhe freskojeni veten herë pas here me ujë të ftohtë.
-Pini pije të ftohta rregullisht, si uji dhe lëngje frutash. Shmangni çajin, kafen dhe alkoolin.
-Nëse ju duhet të dilni në këto orare, sigurohuni të ecni në hije, të vendosni krem mbrojtës dhe të vishni një kapele.
-Shmangni lodhjen ekstreme fizike.
- Mbani një leckë të lagur në qafën tuaj për t’u freskuar.

Këto këshilla, do t'ju ndihmojnë 3 ditët e ardhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB