EUROPË- Gjatë këtij viti, çdo muaj ka thyer rekorde të temperaturave që janë shënuar ndër vite. Që prej Janarit dhe deri tani instuticionet përkatëse të motit kanë lëshuar paralajmërime se temperaturat janë rritur mbi normalen. Kjo ka sjellë pasoja të ndryshme në ekosisteme, si shkrirja e akullnajave dhe thatësira. Gjatë korrikut, ne pamë temperaturat më të larta në të dhënat shkencore që datojnë që nga viti 1940, me Copernicus që lëshoi vazhdimisht njoftime për ditët më të nxehta ndër vite.
Gushti nuk do të jetë më ndryshe, "Meteo Italy" tha se nga data 10-13 gusht, temperaturat do të jenë mbi normalen, madje paralajmëroi se 'LUÇIFERI' do të mbërrijë në tokë. I nxehti afrikan që do të mbërrijë në Evropë do të bëjë që temperaturat të shënojnë një rekord të ri.
Meteo Italy, e ka quajtur të nxehtin afrikan, si “Charon” bazuar nga mitologjia greke. 'Meteo Italy' paralajmëroi se njerëzit që vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore të shmangin daljen nga shtëpia dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Disa shkencëtarë kanë parashikuar se viti 2024 mund të kapërcejë 2023-ën si viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve si ndryshimi i klimës.
*Charon; djali i Erebusit dhe Nyx-it (Nata), i cili kishte për detyrë të transportonte vetëm shpirtrat e të ndjerëve që kishin marrë ritet e varrimit nëpër lumenjtë Styx dhe Acheron. Në art ai u përmend për herë të parë në një vazo atike që daton rreth vitit 500 para Krishtit dhe u përshkrua si një plak i zymtë, me sy prushi. Virgjili e përmendi atë në Eneidën dhe Dante e përshkroi atë si “Ferri”. /ZËRI