EVROPË- Një lajm i keq për të gjithë përdoruesit e kafesë! Çmimi do të rritet... Kostoja e kafesë do të qëndrojë “shumë e lartë” deri në mesin e vitit të ardhshëm për shkak të presioneve intensive mbi zinxhirët e furnizmit.
"Ne kurrë nuk kemi parë një rritje të tillë të çmimit të kafesë si tani", tha Giuseppe Lavazza për "The Guardian", i cili drejton kompaninë italiane. Ai pranoi se kishte gabuar kur parashikoi vitin e kaluar se çmimet do të fillonin të bien këtë vit. Çmimet arritën në 4,300 dollarë (3,356 £) për ton.
Çmimet botërore të kafesë arritën nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit. Ato u rritën me 8,9% në qershor 2024 krahasuar me muajin e kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafes (ICO).
Rritja e çmimit lidhet me perspektivat aktuale të tregut në sektorin e kafesë, veçanërisht gjasat për të korra të dobëta në Vietnam dhe Indonezi gjatë vitit të kafesë 2024/2025. Përveç kësaj, të korrat e Brazilit janë gjithashtu më të ulëta se sa pritej.
Sidoqoftë, kjo nuk ka ndikuar tek konsumatorët e kafesë. Në vitin 2023, kompania Lavazza regjistroi fitime neto prej 68 milionë euro, nga 95 milionë euro në vitin 2022./ZËRI