Energji & Mjedis

FOTOLAJM- 15 vite diferencë...çfarë i ka bërë ngrohja globale Tokës?

Duncan Porter, një zhvillues softuerësh nga Bristol, postoi foto që ishin shkrepur në të njëjtin vend në akullnajën Rhone në gusht 2009 dhe gusht 2024.

k.m.
FOTOLAJM- 15 vite diferencë...çfarë i ka bërë ngrohja
Duncan Porter

ZVICËR- Një turist ka postuar foto në të njëjtin vend në Alpet zvicerane, por me saktësisht 15 vite diferencë. Fotoja nxjerr në pah shpejtësinë me të cilën ngrohja globale po shkrin akullnajat. Duncan Porter, një zhvillues softuerësh nga Bristol, postoi foto që ishin shkrepur në të njëjtin vend në akullnajën Rhone në gusht 2009 dhe gusht 2024. Akulli i bardhë që mbushte sfondin është tkurrur për të zbuluar shkëmbin gri.

Ndotja e karbonit e çliruar nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe shkatërrimi i natyrës e ka ngrohur planetin 1.3 gradë C. Zvicra ka humbur një të tretën e vëllimit të saj të akullnajave që nga viti 2000, sipas statistikave zyrtare, dhe 10% është zhdukur vetëm në dy vitet e fundit.

FOTO-KRAHASIMI: 

FOTOLAJM- 15 vite diferencë...çfarë i ka bërë ngrohja
Duncan Porter
FOTOLAJM- 15 vite diferencë...çfarë i ka bërë ngrohja
Duncan Porter
Poll

MOS HUMB