Energji & Mjedis

Koreja e Jugut në alarm, përjeton 26 “netë tropikale” për herë të parë pas një shekulli

Temperaturat gjatë natës në Seul nuk ranë nën 26.8 gradë Celsius për 26 ditë rresht.

I.F
Koreja e Jugut në alarm, përjeton 26 “netë tropikale”
Seul

SEUL- Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul, regjistroi sot “natën tropikale” të 26-të radhazi. Ky fenomen, ku temperatura nuk zbret nën 25 gradë Celsius nga perëndimi i diellit deri në agim nuk është regjistruar që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1907, sipas të dhënave zyrtare.

Një rast i tillë u regjistrua në vitin 2018, por Agjencia Meteorologjike e Koresë (KMA) e konsideron vitin 2024 si një rekord.

"Ajri i ftohtë nuk vjen nga veriu dhe pasi ne jemi të prekur nga ana jugperëndimore e cila është më e ngrohtë, temperatura regjistrohet vazhdimisht rreth 25 gradë Celsius ose edhe më lartë", tha Yun Ki-han, drejtor i departamentit të parashikimit meteorologjik.

Temperaturat gjatë natës në Seul nuk ranë nën 26.8 gradë Celsius për 26 ditë rresht.

“Temperaturat e larta gjatë natës pritet të vazhdojnë, me një rekord të ri çdo ditë deri në javën e ardhshme sipas parashikimeve”, tha shërbimi KMA në Seul.

Një pjesë e madhe e planetit po përjeton një verë me vapë intensive. Në korrik, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi për një "epidemi të nxehtësisë ekstreme" dhe bëri thirrje për veprim për të kufizuar ndikimin e valëve të të nxehtit të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB