Energji & Mjedis

Vapa në Evropë vrau 50 mijë njerëz gjatë vitit 2023, vdekshmëria më e lartë në Greqi, Itali dhe Spanjë

Shkencëtarët zbuluan se vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë në vitin 2023 ishte më e larta në Greqi, me 393 vdekje për një milion njerëz, e ndjekur nga Italia me 209 vdekje për një milion dhe Spanja me 175 humbje jetësh.

k.m.
Vapa në Evropë vrau 50 mijë njerëz gjatë vitit 2023,
Foto ilustruese

TIRANË- Mbi 47,000 njerëz vdiqën në Evropë vitin e kaluar për shkak të nxehtësisë. Në këtë përfundim ka dalë një studimi i drejtuar nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal). Sipas "The Guardian", viti 2023 theu rekorde për të qenë viti më i nxehtë deri më sot, dhe ekspertët mendojnë se viti 2024 do jetë më i ngrohtë se 2023. 

Shkencëtarët zbuluan se vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë në vitin 2023 ishte më e larta në Greqi, me 393 vdekje për një milion njerëz, e ndjekur nga Italia me 209 vdekje për një milion dhe Spanja me 175 humbje jetësh. Po sipas tyre, mbi 47,000 njerëz vdiqën në Evropë vitin e kaluar për shkak të nxehtësisë.

10 vendet më të mira evropiane: Vdekjet nga nxehtësia për milion (2023)

Gratë dhe të moshuarit përballeshin me rrezikun më të lartë kur bëhet fjalë për vdekjet nga nxehtësia. Shkalla e vdekshmërisë ishte 55% më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe 768% më e lartë tek njerëzit e moshës 80 plus se ato 65 deri në 79 vjeç.

“Ndërsa njerëzit plaken, aftësia e tyre për të rregulluar temperaturën e trupit, si djersitja dhe rregullimi i rrjedhjes së gjakut, bëhen më pak efikase”, tha Dr. Céline Gounder, bashkëpunëtore mjekësore e CBS News.

Kristie Ebi, një epidemiologe dhe profesoreshë e shëndetit global në Universitetin e Uashingtonit, nuk punoi drejtpërdrejt në studim, por tha se qasja e përdorur, e njohur si "analiza e vdekjes së tepërt", është një mënyrë shumë më e saktë për të matur rreziqet me të cilat përballen njerëzit nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta.

Valët e të nxehtit janë bërë më të gjata dhe më të zakonshme pasi njerëzit kanë djegur lëndë djegëse fosile dhe kanë shkatërruar natyrën, duke bllokuar atmosferën me gazra që veprojnë si një serë dhe ngrohin planetin./ZËRI

Poll

MOS HUMB