Ekonomi

Jo vetëm para cash! Tatimet i japin bizneseve afat për instalimin e POS: Të pajisen deri më 31 dhjetor 2026

Masa synon rritjen e transparencës së transaksioneve dhe uljen e përdorimit të parasë cash, si pjesë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë.

F.I
Jo vetëm para cash! Tatimet i japin bizneseve afat për instalimin e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Bizneset që kryejnë shitje me para në dorë duhet të pajisen me terminal POS/POI në çdo pikë shitjeje brenda datës 31 dhjetor 2026. Administrata Tatimore bëri të ditur se afati zbatohet për tatimpaguesit që nuk përfshihen në kategoritë për të cilat janë vendosur afate më të hershme. 

Detyrimi parashikohet në nenin 59/3 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Masa synon rritjen e transparencës së transaksioneve dhe uljen e përdorimit të parasë cash, si pjesë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë.

Jo vetëm para cash! Tatimet i japin bizneseve afat për instalimin e

Megjithatë, ligji parashikon disa përjashtime:

Tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zona ku nuk ka mbulim me internet;

Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë, sipas legjislacionit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.

Gjithashtu, përjashtohen tatimpaguesit që plotësojnë njëkohësisht këto kritere:
-nuk janë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH);
-kanë përgjegjësi tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi;
-nuk kanë më shumë se një vendndodhje ku ushtrojnë aktivitetin;
-kanë statusin e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Poll

MOS HUMB