Ekonomi

A do ulen çmimet e banesave? Eksperti i ekonomisë: Ka një "fluskë", do vijë momenti kur do ndalojë!

Në parashikimin e tij, Sefa thotë se do të vijë një moment që në treg të ketë një ndalim të rritjes së çmimeve, por shtoi se sërish disa zona të caktuara, ku kërkesa do të jetë e lartë, do të vazhdojë me të njëjtin "kurs".

k.m.
A do ulen çmimet e banesave? Eksperti i ekonomisë: Ka një
Ergis Sefa

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa ka zbuluar qasjen e tij lidhur me situatën e ndërtimeve dhe tregun e shit-blerjes së pronave në Shqipëri. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "MCN Economy", Sefa analizoi të dhënat më të fundit ekonomike duke u shprehur se në Shqipëri nuk mund të ketë një flluskë të mirëfilltë, por shtoi se për shkak se Banka e Shqipërisë ka marrë disa masa, tregon që ka vënë re elementë që nuk shkojnë në tregun shqiptar. 

Në parashikimin e tij, Sefa thotë se do të vijë një moment që në treg të ketë një ndalim të rritjes së çmimeve, por shtoi se sërish disa zona të caktuara, ku kërkesa do të jetë e lartë, do të vazhdojë me të njëjtin "kurs". Po ashtu, ai ka analizuar edhe arsyet që kanë çuar edhe në rritjen e çmimeve, ku përveç informalitetit, vë theksin edhe tek blerësit e huaj, që mund të jenë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ergis Sefa: Banka e Shqipërisë po tenton që të marrë disa masa pasi po shikon elementët e një "fluske" në sektorë të caktuar të industrisë shqiptare. Ka elementë që e tregojnë se një "fluskë" që është në ardhje. BSH po tenton që të marrë masa pasi kriterët që përcaktojnë çmimin, në rastin konkret, kriteret nuk janë ato që justifikojnë çmimin real. BSH po tenton që të marrë masa që të mos kemi dëme as për institucionet financiare, por edhe për qytetarët, në mënyrë që ata që nuk kanë mundësi të blejnë shtëpitë, të jenë më të mbrojtur sesa janë.

Relacioni shpjegues nga Banka e Shqipërisë e pranon tërthorazi se po shikojnë për një problematikë në këtë sektor. Vërtetë që Shqipëria nuk mund të ketë "flluska" në kuptimin e plotë sepse jemi varkë e vogël nuk mund të pretendojmë koncepte të mëdha, por do të thotë që realiteti i çmimeve në treg, krahasimisht me indikatorët bazë makroekonomikë është shumë i lartë. Çmimet nuk justifikohen më me faktorin kërkesë-ofertë, por ka edhe faktorë të tjerë që e kanë çuar çmimin larg prekshmërisë për konsumatorët vendas. Ka ndikuar informaliteti po e po, por edhe fakti që ndërtuesit janë fokusuar tek blerës të jashtëm. Do të vijë një moment, ashtu siç ka ardhur, që ky treg ose do të ndalojë në rritje çmimesh ose do të kemi ulje çmimesh në zona të caktuara. Ka zona që do të jenë sërish lokacione të kërkuara dhe sërish me çmime të larta. Mund të ketë zona që të kemi një frenim për shkak të mungesës së kërkesës për blerje. Shto edhe faktin që do të jetë edhe më e vështirë akoma për të marrë një kredi për të blerë "x" pronë.

Poll

MOS HUMB