Ekonomi

Marrja e kredisë/ Agjentja imobiliare: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet

Valeria Dushku, agjente imobiliare shprehet se rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë nuk do të sjellin ndryshime në çmimin e apartamenteve por pritet një ulje e shitjeve.

F.I
Marrja e kredisë/ Agjentja imobiliare: Rregullat e reja nga Banka e
Valeria Dushku

TIRANË-Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe blerjen e një prone. Bankat nuk mund të financojnë më shumë se 85% të vlerës së blerjes së shtëpisë së parë dhe 80% të blerjes së shtëpisë së dytë. Në rast se kredia është në valutë, niveli tavan i financimit ulet në 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Valeria Dushku, agjente imobiliare shprehet se rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë nuk do të sjellin ndryshime në çmimin e apartamenteve por pritet një ulje e shitjeve. Dushku arsyeton se shumica e klientëve tashmë nuk mund të financohen më shumë se 85% të vlerës së blerjes së shtëpisë së parë.

"Nuk besoj se do të ketë një ndryshim në çmim, më shumë sesa në fluksin e klientëve blerës.Tashmë do të duhet një kapital më i madh fillestar për blerjen e një apartamenti, ose më shumë kursime. Ndryshim çmimi nuk do të kemi, por pritet një zbehje e shitjeve, ose një ndalim i tyre. Janë shumica e klientëve, flasim për segmentin e mesëm të tregut të blerësve. Nëse më parë kemi pasur shumë klientë që financonin 90%-100% të blerjes me kredi bankare, tani do të ndeshemi me 85% për blerjen e parë dhe 80% për të dytën. Zonat elitare nuk do të kenë asnjë lloj ndikimi, sepse aty janë klientë që kanë financa më të sigurta,"-u shpreh Valeria Dushku për Euronews.

Sa i përket çmimeve të apartamenteve, ekspertët thonë se tregu ka gjetur një stabiltet, duke mos pasur prej disa kohësh tashmë ulje të tyre apo dhe rritje.

Poll

MOS HUMB