TIRANË-Ministeri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka botuar në Fletoren Zyrtare urdhrin me të cilin bëhen publike për herë të parë të dhënat zonale për çmimet e referencës së banesave, sipas zonave kadastrale të gjithë Shqipërisë.
Projektvendimi paraqet çmimet e reja mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat që ndodhen në qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, dhe Vlorë (pa bashkinë Tiranë), për t’iu përafruar çmimeve reale të tregut.
Qarku Berat
Zona 1: 50,000 lekë/m²
Zona 2: 55,000 lekë/m²
Zona 3: 47,000 lekë/m²
Dimal- Çmimi mesatar: 37,000 lekë/m²
Kuçovë- Çmimi mesatar: 39,000 lekë/m²
Poliçan- Çmimi mesatar: 29,000 lekë/m²
Skrapar- Çmimi mesatar: 26,000 lekë/m²
Qarku Dibër
Bulqizë- Çmimi mesatar: 42,000 lekë/m²
Dibër- Çmimi mesatar: 52,000 lekë/m²
Klos- Çmimi mesatar: 40,000 lekë/m²
Mat- Çmimi mesatar: 47,000 lekë/m²
Për Durrësin çmimet variojnë nga 43,000 lekë/m² në 200.000 lekë/m².
Në qarkun e Elbasanit variojnë nga 40,000 lekë/m² në 60.000 lekë/m², ndërsa në qarkun e Fierit nga 32,000 në 62,000 lekë/m².
Procesi i ri pritet të nisë zyrtarisht në janar 2026. Deri atëherë, qytetarët do të kenë kohë të informohen, të përgatisin dokumentacionin dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të bërë një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të pasurisë së tyre.
