Ekonomi

"Zbutet" Bordi: Nafta ulet me 10 lekë, do shitet me 210 lekë/litri, zbret edhe benzina

Në mbledhjen e kësaj të enjteje, Bordi vendosi  uljen e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të saj.

zh.ll
"Zbutet" Bordi: Nafta ulet me 10 lekë, do shitet me 210
Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të hidrokarbureve në vend. Në mbledhjen e kësaj të enjteje, Bordi vendosi uljen e çmimit të naftës me 10 lekë.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve që të zbatojnë me përpikëri këtë vendim. Në rast të shkeljeve, paralajmërohet se do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Poll

MOS HUMB