Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin me 4 lekë: Nafta shitet me 220 lekë/litër, nuk 'lëviz' benzina

Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot, 8 prill, në orën 15:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

zh.ll
Bordi i Transparencës ul çmimin me 4 lekë: Nafta shitet me 220
Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Bordi ka njoftuar miratimin për çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve, duke reflektuar një lehtësim për konsumatorët shqiptarë.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot, 8 prill, në orën 15:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Në njoftimin zyrtar, nënvizohet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, ka detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara, operatorët e tregut do të ndëshkohen me masa të forta, deri në pezullim aktiviteti.

Poll

MOS HUMB