Aktualitet

Dogana gjermane bllokon 32 lëkura pitoni, lëkura e gjarpërinjve ishte nisur drejt Shqipërisë

Pas kontrollit të imtësishëm, doganierët zbuluan 32 lëkura pitoni, të ngjyrosura në blu, të kuqe dhe të zezë, me gjatësi që varionte nga 340 deri në 450 centimetra.

F.I
Dogana gjermane bllokon 32 lëkura pitoni, lëkura e gjarpërinjve
pamje nga lëkura e pitonit

GJERMANI-Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi brenda saj u zbuluan 32 lëkura pitoni.

Mediat e huaja raportojnë se paketa ishte deklaruar si “xhaketë mode dhe pëlhurë batik prej pambuku”, por dyshimet lindën gjatë kontrollit doganor, kur një qen i specializuar për zbulimin e produkteve që përftohen nga specie të mbrojtura sinjalizoi praninë e materialeve të dyshimta. 

Pas kontrollit të imtësishëm, doganierët zbuluan 32 lëkura pitoni, të ngjyrosura në blu, të kuqe dhe të zezë, me gjatësi që varionte nga 340 deri në 450 centimetra.

Dogana gjermane bllokon 32 lëkura pitoni, lëkura e gjarpërinjve
Lëkurat e gjarpërinjve ishin lyer me disa ngjyra dhe ishin paketuar në pako më të vogla.

Në pako u gjetën gjithashtu edhe katër copa të tjera materiali. Sipas autoriteteve gjermane, pitonët dhe produktet që përftohen prej tyre, përfshirë lëkurën, i nënshtrohen kufizimeve të rrepta tregtare në kuadër të legjislacionit për mbrojtjen e specieve të rrezikuara.

MOS HUMB