Aktualitet

“Do të merrem personalisht me ty”/ Përplasja me prokurorin, Gjykata pushon çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami

Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se janë konstatuar parregullsi në procedurar e ndjekura ndaj avokatit.

zh.ll
“Do të merrem personalisht me ty”/ Përplasja me
Ulian Barjami

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Barjami, i cili u ndalua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në sallën e gjyqit në Elbasan.

Në vendimin e saj, Gjykata argumenton se janë konstatuar parregullsi në procedurar e ndjekura ndaj avokatit. Sipas saj, arrestimi i tij në flagrancë, regjistrimi i procedimit penal, si dhe hetimi i tij nuk janë kryer në respektim të drejtë të dispozitave procedurale penale. Gjithashtu, sipas vendimit, veprimet e Bajramit nuk përbëjnë vepër penale.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe momentet e debatit në sallën e gjyqit, ku avokati Barjami pati një përplasje verbale me prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqtaren Megi Strakosha.

Pjesë nga debati në sallën e gjyqit:

Mbrojtësi av. Ulian Barjami: Tani, kërkesa e prokurorit për vlerësim arresti dhe për caktim mase bazohet te disa prova, apo jo? Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rremë të të dhënave. Dhe që do të merrem personalisht edhe me prokurorin, edhe me të gjithë oficerët e Policisë Gjyqësore...

Prokurori Gjergji Ceka: Aa... jo, jo...

Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat! Avokat!

Mbrojtësi, av. Ulian Barjami: Do të bëj kallëzim...

Gjyqtarja Megi Strakosha: Hera e fundit që...

Prokurori Gjergji Ceka: Do të arrestohet ai...

Mbrojtësi, av. Uljan Barjami: Zonja gjyqtare... do të bëj kallëzim...

Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat! Avokat! Nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit!

Mbrojtësi, av. Uljan Barjami: Me rrugë ligjore... jo...

Gjyqtarja Megi Strakosha: Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle, me kë të doni ju. Të thashë... Avokat, do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Këto lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi, me mua si gjyqtare, nuk të lejohen! Përqendrohu te mbrojtja që do t'i bësh të pandehurit tënd! Ose do t'i caktoj ndonjë avokat tjetër kryesisht dhe do të nxjerr përjashta! Avokat, nëse vazhdon me këtë gjuhë komunikimi. Përqendrohu te mbrojtja, po të them! Paralajmërimi i fundit!

Mbrojtësi, av. Ulian Barjami: Pasqyrim të të dhënave të rreme, si nga policia, si nga prokuroria. E pamë të gjithë qartë që as nga shtetasi Maksim Suçi, as nga persona të tjerë nuk ka kundërshtim. Nuk ka qenë fare në tavolinë. Kështu që, përfundimisht, kërkojmë vlerësimin e paligjshëm të arrestit dhe mos caktimin e asnjë mase sigurie.

Gjyqtarja Megi Strakosha: Faleminderit!

Avokati u arrestua më 17 tetor, pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendoi se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash dhe u lirua sot me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.

Konkretisht në seancën e 17 tetorit, Ulian Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej./ZËRI

MOS HUMB