SPANJË- Rezultatet e para të ditës pasqyrojnë një pjesëmarrje më të lartë të votuesve sesa në zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme, të mbajtura në korrik 2023.
Që nga ora 14:00 e 29 nëntorit, 45.54% e votuesve të regjistruar kishin hedhur tashmë votën e tyre. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Ceuta, me 10.96 pikë përqindjeje; Melilla, me 10.84; dhe Vendin Bask, me 10.19, krahasuar me të njëjtën kohë në vitin 2023.
Kandidati i parë që votoi ishte socialisti Pedro Sánchez, i cili hodhi votën e tij rreth orës 9:15 të mëngjesit në Madrid. "Shoh një mobilizim historik", deklaroi ai, duke shtuar se ka pritshmëri të mira.
“Shoh një mobilizim historik dhe për këtë arsye kam një ndjesi të mirë. Sot është dita kur vendi ynë, Spanja, vendos se çfarë të ardhmeje dëshiron për katër vitet e ardhshme. Në demokraci ka shumë pushtete, por më i madhi është vota”, deklaroi Sánchez.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Popullore, forcës kryesore opozitare, Alberto Núñez Feijóo (PP) votoi në orën 10:35 të mëngjesit dhe u bëri thirrje spanjollëve të votojnë "pa frikë", por "me kujtesë".
“Sot është dita kur spanjollët marrin timonin në dorë dhe vendosin për të ardhmen, fatin dhe drejtimin e Spanjës, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por ndoshta për dekadën e ardhshme. Në varësi të rezultateve zgjedhore, mund të ketë një para dhe një pas në politikën spanjolle”, tha Feijóo.
Ndëtkohw, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Vox, Santiago Abascal, votoi në orën 11:30. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive dhe u kërkoi atyre që abstenuan të shkonin në qendrat e votimit për të verifikuar nëse askush nuk votoi për ta. /ZËRI