Bota

Zjarr në spitalin e Pejës, panik te pacientët, digjet zyra e serverave

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale

E.K
Zjarr në spitalin e Pejës, panik te pacientët, digjet zyra e
spitali i pejes

KOSOVË- Një vatër zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Zjarri mendohet të ketë përshirë zyrat e serverëve në spital, që ishin të vendosura në katin e katërt të kësaj godinë.

Drejtuesit e spitalit konfirmojnë se nuk ka asnjë të lënduar për shkak të flakëve apo tymit, teksa pacientët që ishin pranë vatrës janë evakuuar me shpejtësi.

Paraprakisht mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Spitali i Pejës ka shtuar se është në proces të konstatimit të dëmit material.

“Shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Një pjesë e pacientëve janë evakuuar jashtë spitalit, deri në normalizimin e situatës.

Poll

MOS HUMB