Bota

Zemërim kundër Netanyahut në Izrael: Na ktheni të afërmit

Të afërmit, e izraelitëve që mbahen peng në Gaza, kanë protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ata thanë se edhe bombardimi i Gazës është i frikshë, pasi raketat mund të vrasin pengjet.

D.XH
Zemërim kundër Netanyahut në Izrael: Na ktheni të
Protesta ne Izrael

JERUZALEM – Ndërsa, situata në Gaza vazhdon që të jetë tepër problematike, në Izrael po mbahen protesta nga të afërmit e pengjeve.

Ata kanë dalë në rrugët e qyteteve izraelite, duke kërkuar që të afërmit të kthehen gjallë.

Familjarët, me fotografi të personave të zhdukur, pritestojnë kundër kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu.

Ne presim që të afërmit tanë të lirohen. Hamasi kreu një masakër më 7 tetor dhe autoritetet tona, duhet të bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pengjet.

Edhe bombardimi i Gazës, nuk është një veprim i mençur. Ne kemi frikë, se duke bombarduar enklavën, vriten të afërmit tanë. Netanyahu të ndalë fushatën e bombardimeve”, tha e afërmja e dy të zhdukurve.

Ndërsa, Hamasi mban peng së paku 210 njerëz, zemërata edhe ndaj qeverisë izraelite sa vjen e rritet.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7900 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB