Bota

Plani i Hamasit: Kishim 2-3 vite që përgatiteshim për sulm

Zyrtari pranoi se pengjet që Hamasi i ka në dorë, do t’i mbajë që të mund të ketë shkëmbim me të burgosurit.

F.I
Plani i Hamasit: Kishim 2-3 vite që përgatiteshim për sulm
foto ilustruese

IZRAEL- Teksa kundërsulmi i Izraelit vijon në Rripin e Gazës, një zyrtar i Hamasit ka zbuluar detaj se si fillloj sulmi në 7 tetor ndaj Izraelit. Basim Naim kreu i Këshillit Politik të organizatës, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare, ka treguar p♪7r mediat e huaja se Hamasi kishte dy vite që shqyrtonte informacionin se si funksionon armiku.

“Ne po përgatiteshim për dy, ndoshta edhe tre vjet. Në nivele të ndryshme. Jemi të rrethuar, nuk mund të plotësojmë nevojat tona, por megjithatë udhëheqja ushtarake përgatiti planet dhe informacionin se si funksionon armiku, ku ndodhen repartet ushtarake,”-tha Naim.

Gjithashtu zyrtari përmendi vendet që po ndihmojnë organizatën terroriste.

“Ne kërkojmë mbështetje nga kushdo. Kjo ndihmë mund të jetë financiare. Për shembull ne marrim shumë mbështetje financiare nga Katari. Mbështetje diplomatike dhe politike nga Rusia dhe Kina. Ne marrim mbështetje ushtarake dhe trajnime nga Irani. Ndihma humanitare nga Egjipti.Nëse dikush dëshiron të ndihmojë financiarisht, është i mirëpritur edhe politikisht, apo diplomatik apo ushtarak”,- theksoi ai.

Naimi tregoi se komandanti ushtarak u ka dhënë një urdhër të qartë luftëtarëve që të mos sulmojnë civilët, të mos sulmojnë gratë apo fëmijët dhe të merren me ta në mënyrë inteligjente dhe morale. Megjithatë, ai pranoi sërish se pengjet që Hamasi i ka në dorë, do t’i mbajë që të mund të ketë shkëmbim me të burgosurit.

Poll

MOS HUMB