
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se nuk i beson shifrat e viktimave që japin palesitnezët në Gaza, pasi ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar se mbi 6500 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite, duke përfshirë 2700 fëmijë.
“Jam i sigurt që janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ky është çmimi i luftës. Izraeli duhet të jetë tepër i kujdesshëm për të mos përfshirë civilët, por unë nuk kam besim në shifrat që palestinezët po njoftojnë”,-u shpreh Biden, teksa u pyet për palestinezët e vrarë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana tjetër palestinezët kanë hedhur poshtë pretendimet se numri i të vdekurve në Gaza nuk është i saktë. Biden ka treguar mbështetje për Izraelin, pasi militanët e Hamasit kryen sulmin e përgjskshëm në 7 tetor. Gjatë konferencës ai përsëriti thirrjen drejtuar Izraelit për të vepruar “në përputhje me ligjet e luftës”.