
GAZA- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se vendi do të dhurojë 15 milionë dollarë ndihmë humanitare për Gazën. Albanese shtoi se me këtë ndihmë, Australia dhuron në total 25 milionë dollarë ndihma për enklavën.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me atë që po ndodh në Gaza. Ndihma jonë ka të bëjë me faktin, se njerëzit në atë rajon kanë nevojë për ujë, ushqime dhe nevoja mjekësore”, deklaroi Albanese në një konferencë për mediat me presidentin amerikan, Joe Biden.
Albanese tha se dënon aktet e tmerrshme të Hamasit dhe se Australia po sheh me pikëllim, krimet ndaj civilëve, qofshin ata izraelitë apo palestinezë. Australia e konsideron Hamasin, organizatë terroriste.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7900 njerëz, kanë vdekur nga sulmet e dyanshme./Zëri.ai/