Bota

Zbardhet marrëveshja e McGonigal me gjykatën

Në marrëveshje sqarohet se ai nuk mund të tërhiqet nga deklarimet e tij dhe nëse e bën atëherë duhet të përballet me pasoja ligjore që rrjedhin prej saj.

E.K
Zbardhet marrëveshja e McGonigal me gjykatën
Charles McGonigal

SHBA- Zbardhet marrëveshja mes ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal me drejtësinë amerikane sa i përket akuzave të ngritura ndaj tij. Në dokument ai deklarohet fajtor dhe pranon akuzat ndaj tij. Në marrëveshje sqarohet se ai nuk mund të tërhiqet nga deklarimet e tij dhe nëse e bën atëherë duhet të përballet me pasoja ligjore që rrjedhin prej saj.

Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Zëri.ai

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB