Bota

Luan për herë të parë llotari, gruaja fiton 100 mijë dollarë

Ajo tha se fillimisht nuk e besonte dot që ka arritur të fitojë dhe se kishte një ndjenjë surrealiste

D.XH
Luan për herë të parë llotari, gruaja fiton 100 mijë
Llotaria Powerpoint

SHBA - Një grua nga Miçigan sa duket kishte fatin e fillestares. Ajo  bleu një biletë Powerball për herë të parë dhe fitoi 100 mijë dollarë.

Latasha Robinson, 43 vjeçe nga Redford u tha zyrtarëve të Llotarisë në Miçigan se bileta që ajo ka blerë ishte e para që luante në jetën e saj.

Robinson ka deklaruar se biletën e ka blerë ekzaktësisht në karburantin BP në Telegraph Road, në Redford.

“Unë asnjëherë nuk kam luajtur Powerball. Por burri luante shumë dhe ndaj bleva një biletë, kur isha me të”, tha fituesja me fat.

Fituesja zbuloi të nesërmen se kishte qëlluar numrin në katër topa të bardhë, kishte fituar 50 mijë dollarë, shifër që ishte dyfishuar në 100 mijë dollarë, falë një opsioni për 2-fishim të fitimit.

“Një ditë pasi unë e kisha blerë këtë biletë, bashkëshorti im kishte dalë jashtë dhe po bërtiste. Ai thoshte ‘Ne fituam’. Mendova fillimisht se ai po bënte shaka.

Ishte një ndjenjë sikur të isha në ëndërr, teksa mbaja biletën që ishte vërtetë fituese”, deklaroi Robinson. Gruaja tha se me paratë që ka fituar planifikon të blejë një shtëpi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB