Bota

Vuçiç: Me sanksionet ndaj Kosovës, po i bëhet presion Serbisë

Vuçiç deklaroi se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.

f.t
Vuçiç: Me sanksionet ndaj Kosovës, po i bëhet presion
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se javë dhe muaj të vështirë janë përpara për vendin e tij, pasi qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Vuçiç ka dalë para gazetarëve me një teori tjetër, ku ka thënë se me sanksionet ndaj Kosovës po i bëhet presion Serbisë.

“Prandaj i vunë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur. Ndërkombëtarët do të përpiqen t’i zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve europiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend. Qëllimi i tyre kryesor është të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne në njërën apo tjetrën mënyrë do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç.

Vuçiç deklaroi se nuk do të nënshkruajë përballë presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres italiane Georgia Meloni, presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

Poll

MOS HUMB