Bota

Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të kompanisë Meta

Pak pas pushtimit të Ukrainës, Rusia, me urdhër të Presidentit Vladimir Putin ndaloi qasjen në Instagram dhe Facebook të qytetarëve të saj.

E.K
Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të
Meta

RUSI- Autoritetet ruse kanë urdhëruar këtë të dielë arrestimin e zëdhënësit të kompanisë Meta, Any Stone. Rusia e akuzon Stone për promovimin e terrorizmit. Lajmi u bë publik nga nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.

Rusia e shton Meta-n në listën e grupeve ‘terroriste dhe ekstremiste’, shkruan REL.  Ndryshimi në politikat e Metës mundësoi që të bëheshin thirrje për dhunë kundër pushtuesve rusë, përfshirë presidentit Vladimir Putin, në platformat e saj, Facebook dhe Instagram.

Pak pas pushtimit të Ukrainës, Rusia, me urdhër të Presidentit Vladimir Putin ndaloi qasjen në Instagram dhe Facebook të qytetarëve të saj./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB