
Ryan Haigh
BRITANI E MADHE- Një 23 vjeçar në Britaninë e Madhe është arrestuar këtë javë nga policia britanike pasi akuzohet për kërcënimin e ish të dashurës së tij. Ryan Haigh për rreth 2 vite me rradhë kërcënonte të renë se do të vriste veten nëse do t’i jepte fund marrëdhënies.
Kërcënimet e tij kishin vazhduar edhe më tej, duke përfshirë edhe shqiptarët. 23-vjeçari britanik shantazhoi të renë se do u thoshte miqve të tij shqiptarë që ta vrisnin atë dhe familjarët e saj, përfshirë mbesën 4-vjeçare.
Ryan Haigh u dënua me 4 vite burgim. Atij i është vendosur edhe masa e ndalimit 10-vjeçar për të qëndruar larg viktimës dhe familjes së saj.
Poll