
IRAN - Bota dhe Lindja e Mesme në veçanti, u zgjuan me një tjetër lajm të rëndësishëm më 31 korrik. Hamasi njoftoi se lideri i tyre, Ismail Haniyeh, u vra në rezidencën e tij në Teheran gjatë një bastisje nga Izraeli. Që nga vdekja e tij, reagimet kanë qënë të shumta. Edhe pse shteti i Izraelit ende nuk ka lëshuar zyrtarisht një deklaratë duke marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi, shumica e gishtave tani po drejtohen nga shteti hebre. Në fakt, kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, pohoi se armiqtë e shtetit nuk do të kurseheshin dhe se armiqve në fjalë u ishte dhënë një goditje dërrmuese.
Shumë shtete, përfshirë edhe Turqinë, e kanë dënuar këtë sulm.
Teoritë se si ndodhi atentati
Mes tensionit në rritje në këtë rajon të paqëndrueshëm, disa teori konspirative janë shfaqur gjithashtu për këtë çështje. Një prej tyre ka të bëjë me “modus operandi” të përdorur në vrasjen e liderit.
Haniyeh ishte vendosur në Teheran, qyteti i mbështetësve të tij kryesorë, shtetit iranian dhe Ajatollahëve në pushtet. Prandaj, kryerja e një operacioni të tillë dhe shkelja e asaj që mund të kishte qenë hapësira më e sigurt për Haniyeh do të kërkonte përpjekje të gjëra operacionale. Megjithatë, një detaj i ri – ende i pavërtetuar në rrugë zyrtare – tregon se ka qenë një detaj, ndoshta i papërfillur nga vetë Haniyeh dhe mbrojtja e tij, ai i cili çoi në goditjen e liderit palestinez.
Pikërisht një mesazh në WhatsApp!
Në bazë të disa raportimeve jozyrtare lidhur me çështjen, miliarderi hebre Yan Horysovych Koum, i cili është edhe bashkëthemelues i WhatsApp, ka pasur rol në gjithë këtë. Haniyeh mendohet se i ka dërguar një mesazh në këtë platformë një prej djemve të tij. Përmes këtij mesazhi, besohet se atij i është marrë koordinata e saktë se ku ndodhej në çastin e sulmit, i cili ngjau në orën 02:00 të 31 korrikut, me atë iraniane. Më pas, për të dekriptuar gjithë koordinatat e nevojshme, është përdorur mendohet Pegasus, një “spyware” nga prodhuesi izraelit NSO Group, tejet i kontestuar pas një hetimi të mediave mbarëbotërore, me të cilin spiunoheshin gazetarë e politikanë të profilit shumë të lartë. Pikërisht Pegasus besohet se ka dekriptuar koordinatën e saktë të Haniyeh dhe përmes këtyre të dhënave, i është dhënë mundësia inteligjencës izraelite që të godasë në një sulm të koordinuar me dron në rezidencën e Haniyeh dhe të goditej saktësisht me një raketë.
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar se do të hakmerret për këtë sulm. Përveç kësaj, mbetet për t'u parë nëse do të ketë një hakmarrje më të madhe nga vetë Hamasi dhe nëse ushtritë e tjera të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hezbollahun e gjithëfuqishëm, do të sulmojnë Izraelin dhe territoret e tij në solidaritet me Hamasin./ZËRI