
PODGORICË- Shqiptarët kanë marrë një arritje tjetër në parlamentin e Malit të Zi. Nikollë Camaj u zgjodh ditën e djeshme si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Shqiptarët në Mal të Zi mbajnë postin e zevendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë që mbahet nga Nik Gjeloshaj.
Postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve nga Fatmir Gjekaj, si dhe postin e Ministrit të Administratës Publike nga Marash Dukaj.
“Një tjetër fitore për Forumin Shqiptar, një tjetër fitore për shqiptarët. Nikollë Camaj sot u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, ku kjo zgjedhje përfaqëson vazhdimësinë e promovimit, faktorizimit dhe integrimit të shqiptarëve në funksionet më të larta shtetërore. E gjithë kjo është rezultat i politikës së urtë, kombëtare dhe largpamëse të Forumit Shqiptar, i cili gjithë platformën e vetë politike e fokusoi në përparimin dhe zhvillimin ekonomik të popullit shqiptar. Me sy të lirë mund ta vëreni të gjithë ju se politika e Forumit Shqiptar ka realizuar avancimin më të madh të shqiptarëve në këto 50 vitet e fundit, dhe ky është vetëm fillimi, më e mira nuk ka ardhur ende! Urime Nikollë, t’u priftë e mbara!,”- shkruan Nik Gjeloshaj.
/ZËRI