
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes tragjike të gruas së ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli. Pacolli e ka quajtur tragjedi vrasjen dhe ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.
"Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”,-ka shkruar Pacolli.
Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, mbeti e vrarë pas të shtënave me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më pas qëlluan me armë, duke lënë të vdekur 33-vjeçaren. /Zëri.ai/