Bota

Vrasja e 7 vullnetarëve të pafajshëm në Gaza, Netanjahu justifikohet: I ka lufta këto

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi sulmin vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës si të paqëllimshëm dhe "tragjik" dhe premtoi një hetim të pavarur.

f.t
Vrasja e 7 vullnetarëve të pafajshëm në Gaza, Netanjahu
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Izraeli ka konfirmuar se forcat e tij vranë shtatë persona nga shoqata bamirëse World Central Kitchen në Gaza teksa ata udhëtonin në një autokolonë të zbukuruar me logon e bamirësisë që kishte koordinuar lëvizjet e saj me ushtrinë izraelite. Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi sulmin vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës si të paqëllimshëm dhe "tragjik" dhe premtoi një hetim të pavarur, shkruajnë mediat e huaja.

“Fatkeqësisht ditën e kaluar, pati një ngjarje tragjike në të cilën forcat tona dëmtuan pa dashje joluftëtarët në Rripin e Gazës.  Kjo ndodh në luftë. Ne jemi duke kryer një hetim të plotë dhe jemi në kontakt me qeveritë. Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar një përsëritje."-tha Netanyahu në një deklaratë të martën.

Karvani u godit teksa po dilte nga magazina e tij në Deir el-Balah pasi shkarkoi më shumë se 100 ton ndihma ushqimore humanitare të sjellë në Gaza nga deti. Ushtria izraelite tha se po kryente një shqyrtim të plotë në nivelet më të larta për të kuptuar rrethanat e incidentit dhe premtoi një hetim nga "një organ i pavarur, profesional dhe ekspert"./ZËRI

Poll

MOS HUMB