FINLANDË-Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Si pasojë një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë 12 vjeç, janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë. Viktimat dhe i dyshuari ishin me sa duket nga e njëjta klasë.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë, Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe konfirmoj informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje tragjike.
Autori është ndaluar nga Policia. Mësohet se i dyshuari ka përdorur një armë me leje të një të afërmi të tij. Policia tha se i dyshuari e kishte pranuar kryerjen e sulmit, por motivi ende nuk dihet. Pronësia e armëve është e përhapur në Finlandë dhe fëmijët mbi 15 vjeç mund të kenë licenca për të përdorur armë zjarri të njerëzve të tjerë./ZËRI