Bota

Vota e Malit të Zi kundër Kosovës, Abazoviç: S’do kishte ndodhur nëse do isha ende kryeministër!

Sipas tij, kryeministri aktual Milojko Spajiç dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta me Serbinë pasi ai ka pasur dikur nënshtetësinë serbe.

f.t
Vota e Malit të Zi kundër Kosovës, Abazoviç: S’do
Dritan Abazoviç

MALI I ZI-Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë të dhënë për Euroactiv ka folur mbi procesin e anëtarësimit të shtetit malazez dhe vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian, por edhe mbi situatën e Kosovës.

Abazoviç u pyet edhe për çështjen e dialogut të Serbisë dhe Kosovës, ku Mali i Zi votoi kundër propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Abazoviç e cilësoi këtë zhvillim si “realitet të ri” pavarësisht se ai gjatë kohës kur ishte kryeministër mbështeti plotësisht Kosovën. Sipas tij, kryeministri aktual Milojko Spajiç dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta me Serbinë pasi ai ka pasur dikur nënshtetësinë serbe.

Megjithatë, Abazoviç tha se në Mal të Zi nuk ka plane për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Vota në KiE kundër Kosovës do të ishte “e pamundur nën mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha Abazoviç ndër të tjera.

Sa zgjerimit në BE, Abazoviç tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është kyç pasi “nuk është diçka që është një favor për ne por investon në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës dhe të kujtdo që dëshiron ta shohë Evropën si një superfuqi, një Evropë e bashkuar me të gjitha vendet tona”.

Ish-kryeministri beson se Mali i Zi është “vendi perfekt për të ringjallur procesin e zgjerimit të BE-së, diçka që është në interes të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare”. Bisedimet e pranimit të Malit të Zi filluan në vitin 2015 dhe ndërsa të gjithë kapitujt e negociatave janë të hapura, që nga shkurti 2024, vetëm tre kapituj janë mbyllur, që do të thotë se rruga drejt anëtarësimit është e gjatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB